Magazinë

Drake thyen rekord në Spotify me albumin “Iceman”

Published

on

Drake ka thyer rekord në Spotify, duke u bërë artisti më i dëgjuar brenda një dite të vetme në vitin 2026 me publikimin e albumit të tij të ri “Iceman” dhe këngës “Make Them Cry”. Të dyja arritën shifra rekord brenda vetëm 24 orëve nga lansimi më 15 maj.

“Iceman”, albumi i nëntë i tij dhe projekti i parë solo që nga viti 2023, përmban tema personale, përfshirë gjendjen shëndetësore të babait të tij dhe sfidat me plakjen, famën dhe industrinë muzikore.

Për promovimin e albumit, ekipi i Drake krijoi një instalacion gjigant prej akulli në Toronto, ku ishte fshehur data e publikimit. Ky veprim tërhoqi vëmendje të madhe, deri në atë pikë sa fansat tentuan ta thyenin skulpturën, duke bërë që të ndërhynin edhe zjarrfikësit.

Albumi dhe promovimi i tij kanë marrë shumë vëmendje në rrjet, duke e konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh të Drake në industrinë muzikore.

Continue Reading

Magazinë

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës

Published

on

Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.

Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Continue Reading

Magazinë

Nora Istrefi shpreh mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup

Published

on

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë sot, më 18 maj 2026, në Shkup.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shpërndarë thirrjen: “Protestë – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim.

Në postim jepen edhe detajet e protestës: “Para Urës së Gurit, Shkup, ora 16:30”.

Në mesazhin e saj, Istrefi thekson se “zëri ynë ka peshë” dhe se gjuha shqipe përfaqëson identitet, histori dhe sakrificë të brezave. Ajo u bën thirrje studentëve, artistëve dhe figurave publike që të shpërndajnë mesazhin, në mënyrë që kërkesat e tyre të marrin më shumë vëmendje.

“Kur bashkohemi për një kauzë të drejtë, ndikimi ynë bëhet shumë më i madh”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares është komentuar gjerësisht në rrjet si një tjetër zë publik në mbështetje të kërkesave për barazi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Magazinë

Tri shtete mbetën pa asnjë pikë nga publiku në Eurovision 2026

Published

on

Tri vende përjetuan një rezultat zhgënjyes në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, pasi nuk arritën të marrin asnjë pikë nga votat e publikut.

Britania e Madhe, Gjermania dhe Belgjika mbetën me zero pikë nga televotimi në finalen e madhe të mbajtur në Vjenë.

Përfaqësuesi britanik Sam Battle, i njohur me emrin artistik Look Mum No Computer, interpretoi këngën “Eins, Zwei, Drei”, por nuk arriti të fitojë mbështetjen e publikut evropian.

Megjithatë, një nga rezultatet më të mira të viteve të fundit për Britaninë e Madhe mbetet ai i Sam Ryder me këngën “Space Man” në vitin 2022, kur ai zuri vendin e dytë me 466 pikë në Torino. Ryder u bë i njohur gjatë pandemisë së coronavirusit përmes performancave të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe Gjermania, e përfaqësuar nga Sarah Engels me këngën “Fire”, nuk mori asnjë votë nga publiku, njësoj si Belgjika me këngëtaren Essyla dhe këngën “Dancing on the Ice”.

Në finalen e sivjetme morën pjesë 25 shtete, ndërsa fituesja e Eurovision 2026 u shpall këngëtarja bullgare Dara me këngën “Bangaranga”. Izraeli përfundoi në vendin e dytë.

Po ashtu, Spanja, Holanda, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda u tërhoqën nga Eurovisioni në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në garë, për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për gjenocid ndaj popullit palestinez.

Continue Reading

Të kërkuara