Lajmet

Dr.Fauci: Delta është virus tjetër, të mbajnë maska edhe të vaksinuarit!

Published

on

“Tani kemi të bëjmë me një virus tjetër.”, tha Anthony Fauci, konsulenti kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar variantit Delta dhe vendimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) mbi rekomandimin për të mbajtur maska ​​nga edhe nga të vaksinuarit.

“Ky nuk është virusi origjinal. Ka aftësi shumë më efikase për t’u transmetuar nga personi në person. Delta mund të infektojë njerëzit që janë vaksinuar dhe ata mund ta transmetojnë virusin te të tjerët.”, shtoi Dr.Fauci, informon dritare.net

CDC-ja rekomandoi dy ditë më parë që njerëzit e vaksinuar plotësisht të mbajnë maska ​​në ambiente të mbyllura në vende ku ka nivele të larta transmetimi. Tanimë Delta është kthyer në variantin mbizotërues në Shtetet e Bashkuara, si në qindra vende të tjera në botë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ai është 40%-60% më shumë infektues se Alpha, varianti paraekzistues.

Ndërkohë që gjysma e amerikanëve janë ende të pavaksinuar dhe tani SHBA po përballet me dy pandemi që po ecin me shpejtësi të ndryshme, Dr.Fauci përsëriti thirrjen se: “Është e nevojshme që shumica e njerëzve të vaksinohen. Nëse arrijmë 85-90% të popullsisë së vaksinuar, varianti Delta nuk do të ketë ku të shkojë dhe do të zhduket përfundimisht.”

Në fund mjeku kujtoi se nëse vaksinoheni plotësisht, zvogëlohet probabiliteti i infektimit, transmetimit të infeksionit, shtrimit në spital dhe vdekjes./dritare.net

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara