Aktualitet

Dorëhiqen ministrat bullgarë Genchovska e Nikolov

Published

on

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska dhe ministri i Energjisë, Aleksandër Nikolov, i kanë dorëzuar kryeministrit dorëheqjet e tyre, njoftuan të hënën të dy ministritë.

Si Gençovska ashtu edhe Nikollov si arsye të dorëheqjes e kanë dhënë vendimin e partisë, “Ka një popull të tillë”, e cila i ka propozuar, për t’u tërhequr nga koalicioni qeveritar“.

Dy ministrat në largim thanë se do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre siç parashikon Kushtetuta deri në zgjedhjen e zëvendësuesve të tyre.

Ministrja e Jashtme, Teodora Genchovska dhe ministri i Energjisë, Aleksandër Nikolov, u thanë gazetarëve të shtunën se do të jepnin dorëheqjet e tyre të hënën në përputhje me vendimin e partisë së tyre për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës.

Dy ministrat e tjerë të TISP kanë kërkuar tashmë të dorëhiqen janë ministri i Zhvillimit Rajonal, Grozdan Karadjov, të mërkurën dhe ministri i Sportit, Radostin Vasilev, të premten.

Continue Reading

Sport

Senegalit i merret titulli i kampionit në tavolinë, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës

Published

on

By

Vendimi i fundit i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Senegali është zhveshur zyrtarisht nga titulli i kampionit të Afrikës, i cili i është dorëzuar Marokut.

Ndonëse Senegali e kishte fituar finalen e janarit me rezultat 1-0 në kohën shtesë, ky rezultat është anuluar dhe është regjistruar si fitore 3-0 në tavolinë për Marokun.

Shkak për këtë vendim drastik është bërë braktisja e fushës nga lojtarët senegalezë për rreth 20 minuta gjatë kohës së rregullt, në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun pas rishikimit me VAR.

Sipas rregulloreve të CAF-it (Nenet 82 dhe 84), çdo ekip që refuzon të vazhdojë lojën ose largohet nga fusha pa lejen e gjyqtarit konsiderohet se e ka humbur ndeshjen.

Federata e Futbollit të Senegalit e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pabazuar ligjshmërisht, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ndërkohë, lojtarët senegalezë kanë reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke postuar foto me trofeun dhe duke shprehur revoltën e tyre për humbjen e titullit jashtë vijave të fushës.

Deri më tani, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk ka nxjerrë ende një vendim përfundimtar, pasi procedurat e ankimimit zakonisht kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar. Megjithatë, Federata e Futbollit të Senegalit ka konfirmuar se ka dorëzuar zyrtarisht lëndën, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të CAF-it.

Në anën tjetër, Maroku ka filluar përgatitjet për ceremoninë e pranimit të trofeut, ndërsa opinioni sportiv në Afrikë mbetet i ndarë: disa e shohin këtë si zbatim strikt të rregulloreve kundër braktisjes së fushës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një goditje të rëndë për integritetin e futbollit të luajtur në fushë.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunë mes nënës e djalit në Prishtinë dhe denoncimi me video në Pejë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Pejë.

Në Prishtinë, policia ka shoqëruar në stacion një nënë dhe djalin e saj të mitur, pasi të dy kishin ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit në shtëpi.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit nëna me djalin e mitur për shkak se në shtëpi kishin ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, sipas raportit 24 orësh.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë të vazhdueshme fizike ndaj fëmijës së tyre, duke dorëzuar si dëshmi video-incizime dhe mesazhe.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe”, sipas raportit policor.

E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

 

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën në një aksident me motoçikletë në rrugën Podujevë – Prishtinë

Published

on

By

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një motoçikletë, drejtuesi i së cilës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për UBTnews deklaroi “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Aktualisht, njësiti i trafikut rajonal po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të këtij vetaksidenti.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar menjëherë në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të aksidentit nga pakujdesia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet tashmë në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Të kërkuara