Sport

Donnarumma afrohet me Juven, Szczesny drejt kampionatit anglez

Published

on

Vetëm pak ditë pasi kampionati u mbyll, Seria A u shoqërua me lajme shkarkimesh, dorëheqshjesh, trajnerë që shkojnë e të tjerë që vijnë. Sigurisht që në të gjithë këtë situatë nuk mund të mungojnë edhe zërat e merkatos.

Portieri italian, Donnarumma është një emrat më të përfolur në këtë merkato, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe Juventus është gati të përfitojë për ta marrë me parametra zero. Diçka tjetër që përforcon edhe me shumë zërat për një kalim të tillë është edhe pjesa që gardiani i Djallit i ka dhënë pëlqim në rrjetet sociale, lajmit për kalimin e Allegrit si trajner të Juventusit.

Prej kohësh bardhezinjtë kërkojnë që të transferohet Donnarumma në Torino, por pjesë e kësaj gare janë edhe PSG me Barcelonën. Juventus ka gati ofertën prej 10 milionë eurosh në sezon, përshirë këtu edhe bonuse për menaxherin e lojtarit, Mino Raiola dhe operacioni në total shkon nga 15 deri në 20 milionë, shumë që i përfarohet kërkesave që ka Raiola për lojtarin e tij.

Përpara se bisedimet të hynë në një fazë konkrete, Juventus duhet të zgjidhe edhe çështjen Szczesny, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Për të ka oferta nga Premier League, me Man. United dhe Arsenal që kanë gati ofertën.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara