

Shëndet
Pse na tërheq sheqeri? Mungesat ushqyese që mund të fshihen pas dëshirës suaj!
Published
11 months agoon
By
UBT NewsDëshira për sheqer është e zakonshme e mund të tregojë mungesën e lëndëve ushqyese të rëndësishme, kjo dëshirë nuk është thjesht një kapricio, por sinjal nga trupi që kërkon energji të shpejtë ose elemente ushqyese. Në vend të konsumimit të sheqerit, është më mirë të shqyrtoni një dietë me fruta, perime dhe burime të shëndetshme karbohidratesh për të mbështetur shëndetin tuaj.
Po ju rendisim disa arsye se pse e keni këtë neps për gjëra të ëmbla.
Mungesa e magnezit, dëshira për çokollatë mund të tregojë mungesën e magnezit. Zgjidhni çokollatën e zezë, e cila është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në shëndetin e zemrës.
Mungesa e vitaminave B, vitaminat B1, B7 dhe B12 janë të rëndësishme për metabolizmin e glukozës. Nivelet e ulëta të këtyre vitaminave shkaktojnë dëshirën për sheqer.
Rënie e papritur e sheqerit, kur nivelet e sheqerit në gjak bien, trupi kërkon energji. Ushqimet e pasura me fibra dhe proteina ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak.
Mungesa e kromit, kromi ndihmon në rregullimin e metabolizmit të insulinës dhe glukozës. Një mungesë e tij mund të shkaktojë dëshira për sheqer, si dhe simptoma si lodhje dhe nervozizëm.
Mungesa e zinkut, zinku është thelbësor për sistemin imunitar dhe metabolizmin e karbohidrateve. Mungesa e zinkut mund të ulet perceptimin e shijes, duke çuar në një konsum më të lartë të sheqerit dhe kripës.
Dëshira për ëmbëlsira është komplekse e mund të lidhet me faktorë fiziologjikë. Identifikimi i nevojave ushqyese dhe dieta ndihmojnë në kontrollin e këtyre dëshirave. /UBTNews/
Shëndet
Pse derdhja e qumështit në lavaman është një gabim për shtëpinë tuaj?
Published
1 hour agoon
October 10, 2025By
UBT News
Është diçka që shumë prej nesh e kanë bërë pa menduar dy herë, por sipas kompanive të ujësjellësit, qumështi nuk duhet kurrë të derdhet në lavaman.
Nuk ka ndjesi më të pakëndshme se kur planifikon të hash drithëra në mëngjes, hap shishen e qumështit e ndien menjëherë erën e thartë – duke kuptuar se është prishur. Shumë njerëz zgjedhin ta derdhin në lavaman, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një gabim.
Sipas Scottish Water, hedhja e qumështit në lavaman mund të shkaktojë probleme si për tubacionet e shtëpisë, ashtu edhe për mjedisin.
“Hedhja në lavaman është një ‘jo’ e madhe. Yndyrnat dhe proteinaT mund të ngurtësohen e të ngjiten pas mureve të tubave, duke krijuar bllokime. Këto bllokime çojnë në kthim të ujërave të ndotura, erëra të pakëndshme dhe riparime të kushtueshme hidraulike. Përveç kësaj, kur qumështi futet në sistemin e kanalizimeve, ai ul nivelin e oksigjenit në ujë, duke dëmtuar jetën ujore”, theksojnë nga kompania.
Në vend të kësaj, rekomandohet që qumështi i prishur të mos derdhet, por të përdoret ndryshe – për shembull, në kopsht. Ai mund të shtohet në kompost, ose të hollohet me ujë e të përdoret si pleh natyral për bimët.
Kompania sqaron më tej: “Nëse keni një kosh komposti, shtoni sasi të vogla qumështi të vjetër në të. Qumështi është i biodegradueshëm dhe siguron lëndë ushqyese të vlefshme për kompostin. Sigurohuni ta përzieni mirë me materiale të tjera për të shmangur erërat e këqija.”
Ndërsa për ata që kanë kopsht: “Qumështi i holluar mund të përdoret si pleh natyral. Përzieni një pjesë qumësht me katër pjesë ujë e hidhni rreth rrënjëve të bimëve. Lëndët ushqyese që përmban ndihmojnë bimët të rriten më të forta dhe më të shëndetshme.” /A.Z/UBT News/

Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, datë kjo e shpallur nga OKB që konsiderohet e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.
Kjo datë shënohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me rrezik, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta.
Shëndeti Mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, meqenëse vlerësohet se sot në botë, vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz./S.K/KP/
Shëndet
Shëndeti nuk njeh moshë, këshilla për të moshuarit mbi 80
Published
19 hours agoon
October 9, 2025By
UBT News
Kur ishte 82 vjeç, Florene Shuber filloi të ndjehej e paqëndrueshme dhe binte shpesh. “Të moshuarit nuk e kuptojnë se po bien derisa të jenë vetëm një inç larg tokës,” tha ajo për Washington Post.
“Më frikësoi vërtet. Ndodhi dy ose tre herë dhe më bëri të mendoj se çfarë duhej të bëja.”
Zgjidhja e saj? U regjistrua në një palestër lokale. Sot, gati një dekadë më vonë, vazhdon të stërvitet rregullisht dhe ndihet më mirë se kurrë.
“Shëndeti mund të përmirësohet. E kam parë tek vetja ime. Por kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri,” thotë ajo.
Një studim i ri nga Universiteti i Torontos, i publikuar në PLOS One, mbështet përvojën e Shuberit: edhe pas moshës 60-vjeçare dhe me sfida shëndetësore, njerëzit mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.
Autorja kryesore e studimit, Mabel Ho, thotë qartë: “Nuk është kurrë vonë.”
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 51,000 kanadezëve gjatë një periudhe 20-vjeçare dhe zbuluan se ushtrimet fizike, një dietë e shëndetshme dhe gjumi cilësor janë çelësat për një plakje të shëndetshme.
Mbi 8,000 persona kishin përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore ndjeshëm brenda tre vitesh.
Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm ishin shëndeti mendor dhe lidhjet sociale. Bashkëautorja Esme Fuller-Thomson thotë: “Nuk ka nevojë të jesh shumë ekstrovert për të jetuar mirë; mjafton të kesh një ose dy miq të dashur.”
“Nuk është kurrë vonë për të adoptuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm,” përfundon Ho. “Ndoshta nëna juaj e ka thënë këtë më parë – dhe kishte të drejtë.” /A.Z/UBT News/
Shëndet
Simptomat që mund të tregojnë se konsumoni shumë yndyrna të ngopura
Published
19 hours agoon
October 9, 2025By
UBT News
Aknet, urthi, mjegulla mendore dhe lodhja e vazhdueshme mund të jenë shenja të një diete të pasur me yndyrna të ngopura.
Këto yndyrna gjenden në shumë ushqime të përditshme, si gjalpi, djathi, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara. Sipas CDC-së, dy të tretat e njerëzve konsumojnë më shumë se sasia e rekomanduar.
Yndyrnat e pangopura (vaj ulliri, vaj avokado) janë të shëndetshme, ndërsa yndyrnat e ngopura (gjalpi, vaji i kokosit) mund të jenë të dëmshme në sasi të mëdha.
Simptoma të zakonshme:
Lodhje dhe letargji pas vakteve: Ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura ngadalësojnë tretjen dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni të rëndë dhe përgjumur. Zëvendësimi i mishit të kuq me peshk dhe drithërave të rafinuara me drithëra të plota mund të rrisë energjinë.
Vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën: Marrja e lartë e yndyrnave të ngopura mund të ngadalësojë reagimet dhe të ndikojë tek kujtesa. Dietat me më pak yndyrna të ngopura, si dieta MIND, përmirësojnë funksionin mendor pas disa muajsh.
Fryrje, urth dhe probleme me tretjen: Yndyrnat mund të ngadalësojnë tretjen dhe të shkaktojnë refluks acidik, gazra dhe ndjesi rëndese. Zvogëlimi i ushqimeve të skuqura, mishrave me yndyrë dhe ëmbëlsirave kremoze mund të ndihmojë.
Aknet dhe inflamacioni i lëkurës: Yndyrnat e ngopura rrisin prodhimin e sebumit dhe bllokojnë poret, duke shkaktuar akne. Një dietë e pasur me perime me gjethe jeshile, arra dhe peshk mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.
Ankthi dhe luhatjet e humorit: Dieta ndikon tek shëndeti mendor. Reduktimi i yndyrnave të ngopura dhe konsumimi i yndyrnave të shëndetshme, si omega-3, ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit.
Dieta mesdhetare, e pasur me peshk, vaj ulliri dhe perime, ka efekt pozitiv tek truri dhe gjendja emocionale.
Si të balanconi dietën?
Zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri;
Hani mish të kuq më rrallë dhe peshk më shpesh;
Shtoni më shumë perime, fruta dhe drithëra të plota në vakte. /A.Z/UBT News/

Studimi: Trauma në fëmijëri lë gjurmë të përhershme në metabolizmin e trupit

Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në zemër të qytetit

Motorola gati të prezantojë telefonin ultra të hollë Edge 70

Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Pse derdhja e qumështit në lavaman është një gabim për shtëpinë tuaj?

“Dua të bëhem nënë”, Selena Gomez ndan dëshirën më të madhe të jetës së saj

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Vendi1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega