Lajmet

Donald Trump, fitorja që u dëgjua përreth botës

Por rikthimi i ish-presidentit është më befasues për një arsye tjetër.

Published

on

Fitorja e madhe e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet në Iowa të hënën shënon një nga rikthimet më befasuese në historinë politike amerikane.

Presidentët humbës pas një mandati, pothuajse kurrë nuk zhvillojnë fushata të suksesshme primare më pas, aq më pak të demonstrojnë dominimin e plotë të partisë së tyre. Trump e transformoi Partinë Republikane në imazhin e tij populist, nacionalist, nihilist në vitin 2016. Duke marrë 50% të votave në fitoren më të madhe në historinë e primareve, gjë që e fut atë në rrugën e nominimit të tretë radhazi, ai tregoi se tetë vjet pas fitores presidenciale, Partia Republikane aktuale është tërësisht partia e tij.

“Nata e madhe do të jetë në nëntor, kur ne të rimarrim vendin tonë”, tha Trump në festën e tij të parë të një fitoreje që kur tronditi botën duke fituar zgjedhjet e vitit 2016. Turma me kapelen MAGA (Make America Great Again) e përshëndeti me brohoritjet “Trump, Trump, Trump” nën dy ekrane të mëdha ku lexohej “Trump fiton Iowa!”

Por rikthimi i ish-presidentit është më befasues për një arsye tjetër. Ai fitoi pavarësisht 91 akuzave penale dhe pengesave të tjera ligjore që kërcënojnë lirinë dhe pasurinë e tij. Një kohë e paprecedentë, po të kemi parasysh që ai pritet të shfaqet në një sallë gjyqi në Manhatan për nisjen e një gjykimi për shpifje.

Triumfi i tij në Iowa erdhi tre vjet e nëntë ditë pasi ai i tha një turme të “luftonte fort” përpara se të mësynte Capitolin në SHBA, në një përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020. Dominimi i Trump të hënën mbrëma tregon se ndër votuesit më të përkushtuar republikanë, nuk ka asnjë çmim që duhet ai të paguajë për sulmin më të rëndë ndaj zgjedhjeve në historinë moderne. Në fakt, shfrytëzimi i suksesshëm i gjendjes së tij kriminale për të përshkruar një narrativë persekutimi është superfuqia që rinovoi lidhjen e tij me votuesit dhe i la rivalët me një enigmë të pazgjidhshme, se si të shfrytëzonin problemet e tij.

Një fitore që u dëgjua në mbarë botën

Fitorja e Trump e bën perspektivën teorike, që ai mund të fitojë Shtëpinë e Bardhë një mundësi shumë më të drejtpërdrejtë. Me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të paparashikuar, dominimi i tij në Iowa tregon vështirësinë ekstreme që do të ketë ndonjë nga rivalët e tij të mbetur për ta mbajtur atë jashtë garës republikane. Dhe sondazhet e fundit e kanë treguar atë shumë konkurrues edhe përpara Bidenit në disa shtete të lëkundura, që do të vendosin fatin e Shtëpisë së Bardhë. Në një komb të ndarë në dysh, rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ngushtë çfarëdo që të ndodhë. Mund të shqetësojë demokratët që ndërsa Trump nuk e ka zbutur egërsinë e paraqitjeve të tij publike, fitorja e tij në Iowa ishte vërtetimi i parë i një operacioni politik shumë më profesional sesa ai në zgjedhjet e 2016 ose 2020.

Megjithatë, fushata e Bidenit, e rrethuar nga shqetësimi në rritje midis demokratëve për perspektivën e rizgjedhjes së presidentit, ka argumentuar se një fitore e madhe për Trump në Iowa do të fillonte të zgjonte amerikanët që e refuzuan atë në vitin 2020, për rrezikun real që ai mund të rimarrë Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa Trump ishte i fortë edhe në zonat periferike rreth Des Moines, kjo mund të mos përkthehet në një performancë të ngjashme midis votuesve më të moderuar në shtetet më pak konservatore. Deficiti i Trump mes këtij grupi në mbarë vendin i kushtoi atij zgjedhjet e 2020-ës.

Triumfi i Trumpit do të jehojë gjithashtu në mbarë botën dhe do t’i detyrojë aleatët amerikanë të përballen me mundësinë që presidenti më antagonist në historinë moderne, i cili u afrua me diktatorët dhe refuzoi miqtë tradicionalë të Amerikës në vendet demokratike, mund të rikthehet së shpejti.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dha alarmin në televizionin France 2 javën e kaluar.

“Nëse do të nxjerrim mësime nga historia, si dhe mënyra se si ai menaxhoi katër vitet e mandatit të tij, është qartësisht një rrezik”, tha ajo.

Një rikthim në detyrë për Trump mund të përfaqësojë një rrezik ekzistencial për NATO-n, e cila ndihmoi në ruajtjen e paqes në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë dhe në shekullin e 21-të. Fitorja e Trump do t’i japë gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin një arsye tjetër për të zgjatur luftën e përgjakshme në Ukrainë. Trump tha të hënën se do ta merrte Putinin në një dhomë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që mund të përfundojë vetëm me kushte të pafavorshme për ukrainasit./Bota.al

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara