Lajmet

Dokumentimi i rezistencës paqësore

Published

on


Përmes fotografive dhe dokumenteve të ndryshme, është prezantuar periudha e rezistencës paqësore në Kosovë e deri te shtetndërtimi.

Ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999″, e autorit Shkumbin Brestovci, po qëndron e hapur në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Busti i Ibrahim Rugovës qëndron pranë muzeut "Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova".
Busti i Ibrahim Rugovës qëndron pranë muzeut “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.

Në ndërtesën e këtij muzeu, që më herët ishte shtëpi e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, janë paraqitur fotografi të ndryshme, që përshkruajnë ngjarjet që ndodhën në Kosovë nga viti 1989 deri më 1999.

Përmes kësaj ekspozite, autori thotë se tregohen fillimet e rezistencës së organizuar, pastaj rezistenca paqësore, shkollimi paralel, krimet e kryera nga forcat serbe si dhe ngjarje tjera.

Aty janë edhe fotografitë nga pluralizmi politik, fshirja e identitetit kur policët dhe ushtarët serbë ua morën dokumentet e identifikimit shqiptarëve të Kosovës.

Për fshirjen e identitetit të shqiptarëve të Kosovës kishte raportuar edhe revista Time, përmes një artikulli të titulluar "E vërteta e tmerrshme"
Për fshirjen e identitetit të shqiptarëve të Kosovës kishte raportuar edhe revista Time, përmes një artikulli të titulluar “E vërteta e tmerrshme”

Fotografitë po ashtu shfaqin bilancin e luftës, shkatërrimin e shtëpive, e të tjera.

“Është një tregim i asaj çka ka ndodhur në këtë periudhë, por natyrisht i kam shtuar edhe disa elemente të tjera, duke pasur parasysh se aty vijnë edhe njerëz të huaj që nuk janë të njoftuar me kontekstin historik”, thotë autori i ekspozitës.

Fotografi të ekspozuara ku tregohet shkatërrimi i shtëpive dhe i trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Fotografi të ekspozuara ku tregohet shkatërrimi i shtëpive dhe i trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Brestovci thotë se me këtë ekspozitë ka dashur që të tregohet sfondi historik i ngjarjeve të zhvilluara në atë periudhë.

“Muzeu i dedikohet asaj periudhe kohore. Ka qenë pikërisht dedikimi i presidentit, Ibrahim Rugova dhe i institucioneve kulturore, që ai muze t’i dedikohet asaj periudhe”, thotë ai.

Ekspozita shfaq edhe fotografi të kohës të institucioneve paralele shqiptare dhe serbe.

Po ashtu, ka edhe dëshmi të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Fotografi nga ekspozita "Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999".
Fotografi nga ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”.

“Ka pasur një mosnjohje dhe një injorim nga bashkësia ndërkombëtare për Kosovën në atë kohë. Por, rezistenca kosovare me një ngulm të madhe e ka ndërruar atë opinion”, tha Brestovci.

Përpjekjet e kosovarëve dhe popullatës shumicë për liri datojnë për një shekull, përderisa përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur datojnë për një kohë të gjatë, por ato kanë marrë forma më konkrete të organizimit nga fundi i viteve të 80-ta dhe fillimi i viteve të 90-ta, atëherë, kur edhe filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Madje, edhe vetë shpërbërja e ish-Jugosllavisë vlerësohet se filloi në Kosovë.

Autori i ekspozitës, thotë se qëllimi i saj është dokumenti dhe tregimi i ngjarjeve që ndodhën në Kosovë prej vitit 1989 deri më 1999.
Autori i ekspozitës, thotë se qëllimi i saj është dokumenti dhe tregimi i ngjarjeve që ndodhën në Kosovë prej vitit 1989 deri më 1999.

Vitet 1988-89 shënuan protesta masive të shqiptarëve kundër politikës represive të Serbisë ndaj Kosovës, që kulmoi me suprimimin e autonomisë, që Kosova gëzonte në ish-Jugosllavi.

Muaji shkurt i vitit 1989 u karakterizua me grevën e minatorëve të kompleksit “Trepça”, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Greva e minatorëve besohet se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.

Shkumbin Brestovci thotë se e kishte konceptuar këtë si një ekspozitë të përhershme, por thotë se nuk varet prej tij se për sa kohë do të qëndrojë e hapur kjo ekspozitë.
Shkumbin Brestovci thotë se e kishte konceptuar këtë si një ekspozitë të përhershme, por thotë se nuk varet prej tij se për sa kohë do të qëndrojë e hapur kjo ekspozitë.

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si një pjesë përbërëse të Serbisë.

Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi.

Pavarësisht represionit, më 2 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Kosovës shpalli deklaratën kushtetuese që e definonte Kosovën Republikë.

Numri i Rilindjes, ku u raportua për Kuvendin e 2 korrikut.
Numri i Rilindjes, ku u raportua për Kuvendin e 2 korrikut.

Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova organizoi edhe referendumin për pavarësi e sovranitet, të mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Nga ky moment, në Kosovë instalohet sistemi i organizimit paralel, që pasoi zgjedhjet e mbajtura jashtë sistemit juridik serb, në të cilat Ibrahim Rugova zgjidhet president dhe formon qeverinë në ekzil.

Fotografi nga ekspozita "Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999".
Fotografi nga ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”.

Autori i ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”, Shkumbin Brestovci thotë se synimi i tij ka qenë që kjo të jetë ekspozitë e përhershme.

Megjithatë, kjo gjë, siç thotë ai, nuk varet prej tij, por prej autoriteteve institucionale.

Lajmet

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.

Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.

Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.

Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/

Continue Reading

Të kërkuara