Lajmet

Doha denoncon bombardimet izraelite të organizatës së Katarit në Gaza

Doha kërkoi gjithashtu që Izraeli t’i japë fund justifikimeve të rreme dhe përhapjes së dezinformatave.

Published

on

Katari ka dënuar bombardimet izraelite ndaj Komitetit të Rindërtimit të Gazës. Katari vlerëson se kjo është “shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme konsideron se granatimi i organizatës që ndodhet në Gaza është “shtrirje e politikës së Izraelit për të synuar njerëzit, veçanërisht pasi ky komitet punon për të lehtësuar gjendjen e popullatës së Gazës, e cila ka vuajtur nga rrethimi i gjatë dhe agresioni i vazhdueshëm”.

Ministria kërkoi gjithashtu që Izraeli t’i japë fund justifikimeve të rreme dhe përhapjes së dezinformatave për të shënjestruar civilët dhe instalimet civile./UBTNews/

Lajmet

​Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja do të luhet të dielën, më 21 shtator në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ftuar tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet e një ndeshjeje të veçantë mes dy shteteve dhe një kombi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Bota

​Trump ngre padi miliardëshe kundër New York Times

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje me vlerë 15 miliardë dollarë kundër gazetës New York Times dhe katër gazetarëve të saj, raporton The Guardian.

Padia e depozituar të hënën në një gjykatë federale në Florida, përmend disa artikuj dhe një libër të shkruar nga dy prej gazetarëve të botimit dhe të publikuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2024, duke pretenduar se ato janë pjesë e një modeli shpifjeje të qëllimshme dhe dashakeqe prej dekadash nga New York Times kundër Presidentit Trump.

“Paditësit kanë botuar këto deklarata në mënyrë të pakujdesshme, me njohuri për pavërtetësinë e tyre ose me shpërfillje të pamatur ndaj të vërtetës apo pavërtetësisë së tyre”, thuhet në padi.

New York Times nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment në orët e para të së martës.

Trump e quajti gazetën një zëdhënëse virtuale të Partisë Radikale të Majtë Demokrate, duke veçuar mbështetjen e New York Times për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ai nuk ofroi asnjë provë për pretendimet e tij.

Javën e kaluar, media raportoi se Trump kishte kërcënuar me veprime ligjore kundër saj në lidhje me artikujt mbi një shënim ditëlindjeje me përmbajtje të pahijshme dhënë abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Presidenti republikan ka mohuar se e ka shkruar vetë atë shënim.

Trump edhe më parë ka ndërmarrë hapa të ngjashëm kundër mediave të tjera.

Në korrik, ai ngriti një padi për shpifje prej 10 miliardë dollarësh kundër Wall Street Journal dhe magnatit të medias Rupert Murdoch, pasi gazeta botoi një artikull mbi lidhjet e tij me Epstein.

Në një postim në rrjete sociale të hënën vonë, presidenti amerikan akuzoi New York Times për një metodë shumëvjeçare gënjeshtrash ndaj tij, familjes, biznesit personal dhe lëvizjes America First, MAGA./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.

Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme.

Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore.

Ajo i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Katër policë të Njësisë Speciale suspendohen nga detyra

Published

on

Katër policë të Njësisë Speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me kryeparlamentarin Dimal Basha.

Sipas raportimeve, policët e e suspenduar janë Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas suspendimit të katër policëve, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm dhe me prapavijë politike.

Sipas tij, hapja e një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër ndër-kolegial në një grup të Viber-it nuk është dashur të ndodhë fare, e aq më pak të pasohej me suspendim.

“Ky veprim ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve. Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)”, ka shkruar Ramadani në Facebook./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara