Lajmet

Dogana sekuestron telefona të rinj të padeklaruar në Prishtinë

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një subjekt ekonomik në Prishtinë, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar.

Pala nuk ka ofruar asnjë dokumentacion për origjinën e mallit, transmeton KosovaPress.

Sasia e gjetur dhe sekuestruar është si vijon:

19 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G
21 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A16
1 copë tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G

Në total janë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike. Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.

Dogana e Kosovës thotë se do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit./D.B/KP

Lajmet

Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë

Published

on

By

Një operacion policor në fshatin Zhiti të komunës së Podujevës ka çuar në zbulimin e tri plantacioneve të kultivuara me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

Sipas informacioneve zyrtare, plantacionet janë zbuluar rreth orës 09:45 në një zonë pyjore të fshatit.

Pas evidentimit të tyre dhe marrjes së mostrave për analizë, me vendim të prokurorit të çështjes, bimët narkotike bashkë me mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës konfirmon se rasti është duke u hetuar intensivisht, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Published

on

By

E përditësuar:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas policisë të përfshira ishin dy automjete, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjje./KP

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave në QKN nga KQZ është drejt përfundimit.

Në Fushë Kosovë janë numëruar 100% të votave të teksa garën për kryetar e prin Valon Prebreza nga LVV me 45.12% i pasuar nga Besnik Osmani nga LDK me 36.62% me të cilin do të jetë në balotazh.

Ndërkohë edhe në numërimet e votave për Kuvend Komunal të Fushë Kosovës prin LVV me 33.97% e pasuar nga LDK me 29.10% dhe PDK me 20.01%./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Malishevë

Published

on

By

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Malishevë dy ditë më parë. Për këtë policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara