

Lajmet
Dogana mbledh mbi 70 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Siç njofton dogana, edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiDogana e Kosovës njofton se kanë arritur të mbledhin 1 miliard euro të hyra, duke tejkaluar nivelin e inkasimit krahasuar me periudhën e njëtë të vitit të kaluar me mbi 70 milionë euro.
“Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milion Euro apo 7.62%”, thuhet në njoftim.
Siç njofton dogana, edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme.
“Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese”, thuhet në njoftim.

Diaspora ka nisur të vijë në Kosovë, e pritjet nëpër kufijtë e vendit mund të jenë më të gjata.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë në vend.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha, me fluks dukshëm më të ulët.
Autoritetet kufitare mbeten në gatishmëri për të menaxhuar fluksin e pritshëm në ditët në vijim, ndërsa mërgimtarët vazhdojnë të kthehen për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.
Lajmet
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Published
20 minutes agoon
July 14, 2025By
UBTnews
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte, të kryera në vitin 1999.
Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.
Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.
Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.
Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.
Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.
Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.
Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.
Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL
Lajmet
Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe penguan policët shkaku i një gjobe të kundërvajtjes
Published
30 minutes agoon
July 14, 2025By
UBTnews
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se sulmuan dhe penguan njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit prej tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:51 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim ndaj personit zyrtar”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

UBT, që nga themelimi i tij, 25 vjet më parë, është pozicionuar fuqishëm si një institucion prijatar në fushën e shkencës. Dhe ky pozicion nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe më rajonin e më gjerë.
Lansimi i Ekosistemit të parë në Evropë të mbështetur plotësisht nga Inteligjenca Artificiale, është vetëm një nga treguesit e sukseseve kulmore të UBT-së.
Ky ekosistem inovativ është ndërtuar për të integruar të gjitha funksionet akademike, kërkimore, administrative dhe shërbimet ndaj studentëve në një platformë të vetme, të menaxhuar dhe të optimizuar nga inteligjenca artificiale. Platforma u mundëson përdoruesve një përvojë të personalizuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, automatizim të proceseve dhe qasje të menjëhershme në burime të avancuara digjitale.
“Sot mund të deklaroj zyrtarisht dhe publikisht se jemi institucioni më i parë, i cili në mënyrë të plotë, tërësore të gjitha veprimet akademike, prej edukimit deri te pjesa shkencore, inovacioni, ndërmarrësi, mentorimi, trajnimi, certifikim, aftësimi dhe t ë vendi i punës është i mbështetur me AI… Ne faktikisht do të marrim një rol të tillë.”, ka thënë gjatë prezantimit rektori Edmond Hajrizi.
Hajrizi ka shtuar se UBT ka investuar miliona në këtë drejtim dhe se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm për studentët e UBT-së, por edhe për çdo qytetar dhe punëtor në Kosovë që kërkon aftësim për të përballuar sfidat e tregut modern.
Dhe, këtë nuk e ka bërë ende asnjë institucion tjetër.
Të arriturat e UBT-së kanë marrë vlerësim të lartë, si në planin vendor e sidomos nga institucionet ndërkombëtare.
Vetëm gjatë këtij viti, UBT ka marrë disa vlerësime të larta, të paarritshme për shumë simotra të tij në vend, rajon e më gjerë.
UBT është renditur i pari në Kosovë dhe ndër universitetet më të mira në rajon nga The Impact Rankings 2025 – klasifikimi global që mat performancën e universiteteve në përmbushjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.
UBT qëndron larg përpara të gjitha universiteteve të tjera në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për ndikim real në shoqëri, ekonomi dhe mjedis. Në këtë edicion të rankimit, UBT ka shënuar progres të theksuar krahasuar me vitet e kaluara, veçanërisht në disa fusha kyçe të qëndrueshmërisë globale si:
SDG 5 – Barazi gjinore: Me politika aktive për gjithëpërfshirje, barazi dhe fuqizimin e grave në edukim dhe menaxhim,
SDG 9 – Industri, Inovacion dhe Infrastrukturë: Përmes zhvillimit të ekosistemeve të inovacionit dhe teknologjisë, si dhe infrastrukturës së avancuar kërkimore,
SDG 11 – Qytete dhe komunitete të qëndrueshme: Me projekte të shumta në planifikimin dhe ndërtimin e kampuseve të mençura, reziliente dhe miqësore me mjedisin
SDG 12 – Konsum dhe prodhim i qëndrueshëm: Me integrimin e parimeve të ekonomisë qarkore në edukim dhe praktika institucionale.
Ndërkohë, Presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi është nominuar për çmimin ndërkombëtar Triple E Awards, në kategorinë “University Leader of the Year – European Award”, për udhëheqjen e suksesshme dhe lidershipin e treguar në rrugëtimin sfidues të UBT-së deri në konsolidimin e tij si një universitet inovativ, sipërmarrës dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Kjo histori suksesi dhe përkushtimi pasqyron rrugëtimin inspirues të rimëkëmbjes të gjithanshme të shoqërisë kosovare. Nën udhëheqjen e Rektorit Hajrizi, UBT është rritur nga vetëm 29 studentë në vitin 2004 në mbi 12,000 sot, duke u shndërruar në njërin prej universiteteve më të mëdha në vend dhe rajon, si dhe në një qendër rajonale të ekselencës.
Vizioni i tij sipërmarrës ka rezultuar në krijimin e mbi 100 ndërmarrjeve spin-off, themelimin e shumë strukturave mbështetëse ndaj biznesit dhë ndërmarrësisë, të tilla si UBT Accelerator, Digital Innovation Hub, si dhe vet Kampusit Inovativ – një model i universitetit të së ardhmes që integron arsimin, ndërmarrësinë, teknologjinë dhe angazhimin për komunitetin.
Po gjatë vitit 2025, UBT ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u ranguar si institucioni i parë në Kosovë për kërkim shkencor në rangimin prestigjioz SCImago. Përveçse lider në Kosovë, UBT ka tejkaluar disa nga universitetet edhe në rajon, duke u konfirmuar si një nga institucionet më të fuqishme akademike dhe shkencore në mbarë trojet shqiptare.
Ky vlerësim e pozicionon UBT-në si institucionin më të mirë në vendet shqipfolëse, duke dëshmuar përkushtimin e tij në kërkimin shkencor, inovacion dhe avancimin e arsimit të lartë. Në këtë rangim, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është renditur i dyti në Kosovë, ndërsa institucionet e tjera nuk janë ranguar ende.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se ky sukses është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së palodhur për të krijuar një ekosistem akademik të integruar.
“UBT ka arritur të ndërtojë një platformë të veçantë që ndërthur teknologjinë, shkencën dhe inovacionin, duke krijuar mundësi reale për kërkuesit dhe studentët. Rangimi në SCImago është një tjetër dëshmi e cilësisë dhe lidershipit të UBT-së në arsimin dhe shkencën në rajon”, u shpreh Rektori Hajrizi.
SCImago është një platformë ndërkombëtare, e cila analizon dhe renditë e institucionet shkencore bazuar në produktivitetin dhe impaktin e tyre shkencor. Rangimi bëhet duke kombinuar performancën kërkimore, inovacionin dhe ndikimin shoqëror.
UBT vazhdon të konfirmojë statusin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, duke u renditur në klasifikime prestigjioze si WURI, GreenMetric, Webometrics, EFQM, si dhe duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë “European Young Entrepreneurial University of the Year”.
Edhe në vitin 2025, UBT është renditur prapë i pari në rangimin e Webometrics, duke dëshmuar lidershipin e tij si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe jo vetëm.
Ky rangim i UBT-së, përveç që dëshmon progresin e vazhdueshëm të institucionit, ai po ashtu konfirmon përkushtimin e institucionit ndaj ngritjes së cilësisë akademike dhe shtimit të kërkimit shkencor.
Rangimi i “Webometrics” publikohet çdo gjashtë muaj nga “Cybermetrics Lab”, një njësi e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, e cila analizon mijëra institucione të arsimit të lartë në mbarë botën, duke përdorur një sërë kriteresh, përfshirë transparencën akademike dhe ndikimin e punimeve shkencore./UBTNews/

Pritjet në kufi deri në 10 minuta

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Arrestohen dy të dyshuar se sulmuan dhe penguan policët shkaku i një gjobe të kundërvajtjes

Përmbyllet me sukses Akademia Verore e Fakultetit Juridik – Një eksperiencë praktike dhe teorike për studentët

Fakulteti i Shkencave të Sportit në UBT përmbyll me sukses aktivitetet e Akademisë Verore 2025

Publikohet studimi i studentëve dhe profesorëve të UBT-së për ankthin stomatologjik tek studentët në revistën shkencore të Odës së Stomatologëve të Kosovës

Akademia Verore e Psikologjisë në UBT dhe Samiti F’Oda: Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor të gruas

“Savings Game” – Trajnimi inovativ për kursime dhe menaxhim financiar në Global UBT Fest 2025

Sukseset ndërkombëtare të UBT-së
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore