Lajmet

Dodiku kërcënon NATO-n, i gatshëm edhe për konflikt të armatosur në Bosnjë

Dodik deklaroi mbrëmë se ata janë gati për konflikte të armatosura në BeH në Republikën Srpska.

Published

on

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik deklaroi mbrëmë se ata janë gati për konflikte të armatosura në BeH në Republikën Srpska dhe se në rast të një skenari të tillë, ata do t’i thërrasin miqtë për t’i mbrojtur, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.hr.

“Nëse është e nevojshme, ne do të mbrohemi me forcat tona. Nëse ata vijnë për të thënë se NATO do të ndërhyjë, ne do të kërkojmë ndihmën e miqve tanë të cilët na thanë qartë dhe me zë të lartë se ata kurrë nuk i lënë shokët e tyre të ngecur”, tha Dodik në një intervistë për Televizionin RS.

Ai nuk shpjegoi saktësisht se cilët miq të huaj i kishte në mendje.

Dodik njoftoi më parë se ai së shpejti do t’i jepte disa propozime lidhur me forcat e armatosura në RS, agjencitë e sigurisë shtetërore dhe organet gjyqësore.

Edhe pse ai kishte thënë se kjo do të thoshte vetëm “forcim i pavarësisë së RS brenda BeH”, ai tani pohoi se qëllimi është “ndarja paqësore” dhe se ishte i bindur se ushtria e BeH nuk do të reagonte ndaj kësaj.

“Unë e di se asnjë serb në forcat e armatosura nuk do të pranojë të angazhohet ushtarakisht kundër Republikës Srpska. Unë besoj se shumica e kroatëve nuk do ta bënin këtë”, tha Dodik.

Dy anëtarët e tjerë të Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq iu përgjigjën njoftimeve secesioniste të Dodikut me një paralajmërim se zbatimi praktik i planeve të tilla do të çonte në një përgjigje vendimtare.

“Nëse nuk ka reagim nga bashkësia ndërkombëtare, forcat shtetërore (BeH) do të reagojnë, me çdo kusht, sepse shpërbërja nuk është në pyetje. Ndarja e një grushti të Bosnjë e Hercegovinës nuk do të lejohet. Kjo gjë që do të prodhonte pasoja”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar në media nga Komshiq dhe Xhaferoviq.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara