Lajmet

Djersitja natën – Problemet e fshehura mjekësore dhe zgjidhjet natyrale

Djersitja e tepërt natën ka të bëjë kryesisht me një problem të fshehur mjekësor.

Published

on

Ka njerëz që djersisin shumë natën dhe jo për shkak të temperaturës së brendshme apo batanijeve mbi vete.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet e ndryshme mjekësore të djersitjes së tepërt gjatë natës.

Hipertiroidizmi

Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë dhe djersitja janë dy prej simptomave më shpërthyese të hipertiroidizmit.

Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe nëse ajo prodhon shumë hormone, trupi punon më shumë seç duhet.

Temperatura rritet dhe njeriu është më i uritur dhe ka më shumë etje.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Niveli i glukozës në gjak mund të bjerë natën dhe kjo manifestohet me djersitje gjatë natës.

Për këtë arsye, rekomandohet që përpara gjumit, të konsumoni disa kafshata të një ushqimi të shëndetshëm.

Humbja e ndjenjave në gjumë

Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen e gjumit për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Kjo gjë nxit prodhimin e tepërt të djersës gjatë natës.

Urthi

Urthi mund të ndërpresë gjumin dhe të shoqërohet edhe me djersitje të tepërt.

Për këtë arsye rekomandohet që të hani vakte të vogla dhe jo përpara gjumit.

AgroWeb.org ju rekomandon të shmangni të skuqurat, domatet dhe ushqimet me yndyrë.

Limfoma

Shumë prej tumorëve që njohim shkaktojnë djersitje të tepërt, por më e përhapura prej tyre është limfoma e cila e ka pikënisjen tek sistemi imunitar.

Përdorimi i medikamenteve

Shumë barna si aspirina dhe ibuprofeni shkaktojnë djersitje të tepërt.

Këtu përfshihen edhe ilaçet kunër depresionit apo trajtimet hormonale.

Tuberkulozi

Djersitja e tepërt gjatë natës është simptomë e tuberkulozit, e cila shfaqet edhe me kollë të fortë dhe sekrecione me njolla gjaku.

Ankthi

Ankthi që kulmon me ëndrra të frikshme dhe stërmunduese shoqërohet me djersitje të tepërt gjatë natës.

Menopauza

Djersitja e tepërt mund të jetë edhe simptomë e menopauzës dhe ndërprerjes së ciklit tek gratë.

Menopauza gjithashtu shoqërohet me ankth dhe depresion.

Infeksioni

Infeksionet bakteriale manifestohen me temperaturë të lartë por edhe me djersitje të tepërt gjatë natës.

Si të trajtoni problemin e djersitjes së tepërt gjatë natës?

Ulja e temperaturës së dhomës së gjumit dhe ventilimi i saj e bën gjumin më të lehtë për njerëzit që djersisin tepër gjatë natës.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e çarçafëve dhe rrobave prej pambuku që përthithin djersën.

Shmangni materialet sintetike që ju zënë frymën.

Përpiquni të identifikoni shkakun e djersitjes së tepërt dhe më pas konsultohuni me një mjek./AgroWeb.org

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara