Kronikë e zezë

Djegia e lokalit në oborrin e QKUK-së, Policia: S’ka të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Published

on

Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, një lokal në oborrin e Qendrës Kilinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ke treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zyrtarja për informim e Policisë./klankosova.tv

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podujevë

Published

on

Zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar i kërkuar për vrasje, në rastin e ndodhur më 6 shtator, në Llapashticë e Epërme e Podujevës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë këtë operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e A.H., (31).

I dyshuari është shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.

“Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën pasi ra në hapësirën e liftit në Fushë Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën pasi ra në një hapësirë të liftit nga një lartësi prej 3 metrash në Fushë Kosovë.

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth inicdentit, ku bëri të ditur se trupi i pajetë u identifikua në vend të ngjarjes dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për lojëra fati, kapen edhe armë, thikë e fishekë

Published

on

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi i njejti përveq se luante lojëra fati, gjatë bastisjes në atë lokal është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara