Lajmet
Djali i Thaçit në lamtumirën e gjyshit: Babin nuk e lejuan të hidhte një grusht dhe të Drenicës
Published
1 year agoon
By
UBTnewsNë mungesë të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, djali i tij Endrit Thaçi mbajti fjalimin e rastit gjatë ceremonisë së lamtumirës për gjyshin e tij Haxhi Thaçi.
“Në emër të familjes Thaçi dhe të babit, ju falenderoj për kujdesin dhe mbështetjen që na keni dhënë. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të ritakuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa akuzat e padrejta. Në muajt e fundit, çdo orë, çdo minutë, priste që babi t’ia hapte derën në spital. Nuk u dorëzua dhe u kthye në jetë disa herë. Ato tre orë bisedë që patëm atë ditë, u bënë tre orët më të rëndësishme të jetës së tij. Ishte një bisedë babë e bir, ku të dy kërkonin lirinë, çlirimin.Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali. Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve që kaluam si popull. Por këto katër vitet e fundit, gjyshi nuk mundi t’i mbijetonte më vuajtjeve dhe dhimbjes që i solli padrejtësia. Një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Siç thoshte shpesh ai vetë, “do të vdes pa u koritur”. Gjysh, as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babin nuk e lejuan të të jepte lamtumirën e fundit bashkë me ne. Sot, nuk e lejuan të hedhë një grusht dheu të Drenicës mbi bab por në vend të tij, sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina, dhe kujtimi ynë për ty, gjysh, do të jetë i përjetshëm.
Për ne, gjyshi ishte një kështjellë e pakthyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Ai na mësoi se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje, dhe personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK-së në Hagë. Le të ndjekim shembullin e tyre për t’u bashkuar dhe për fitore të radhës mbi padrejtësinë.
Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur familjen tonë, dhe familjet e të gjithë atyre që po mbahen ende në Hagë. Faleminderit për respektin dhe ngushëllimet tuaja. Lamtumirë, gjysh! Prehu në paqe”. e mbylli fjalën e tij djali i Hashim Thaçit.
Vendi
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak
Published
2 hours agoon
May 5, 2026By
UBTNews
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.
Marrëveshja është nënshkruar në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, dhe synon forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Turqia do ta mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke, të destinuara për zhvillimin dhe avancimin e Forca e Sigurisë së Kosovës, si në aspektin institucional ashtu edhe profesional.
Ministri Maqedonci e ka cilësuar këtë marrëveshje si dëshmi të partneritetit të fortë ndërmjet dy shteteve.
“Marrëveshja përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit tonë strategjik dhe të gatishmërisë së përbashkët për ta forcuar më tej bashkëpunimin në mënyrë konkrete dhe afatgjate”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se mbështetja financiare nga Turqia reflekton nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe përkushtimin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.
Lajmet
Interesim rekord për regjistrimet e hershme në UBT – 10 programe me bursë 20 për qind për tri vite studimi
Published
6 hours agoon
May 5, 2026By
UBTNews
Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve në mbarë vendin dhe rajonin për regjistrimet e hershme në UBT, për programet më inovative, mundësitë unike akademike dhe orientimin profesional drejt profesioneve të së ardhmes.
Mijëra maturantë kanë shprehur interesimin për t’u bërë pjesë institucionit lider dhe inovativ në rajon, ndërsa kërkesa për regjistrime të hershme po vazhdon të rritet.
Në një angazhim të drejtpërdrejtë me të rinjtë, Qendra e Karrierës e UBT-së po vazhdon vizitat informuese në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës dhe të rajonit, duke sjellë nga afër mundësitë e studimit, orientimin profesional dhe informacionin mbi tregun e punës.
Si një nga nismat më të fuqishme për mbështetjen e studentëve të rinj, UBT po ofron 20 për qind bursë për 10 programe studimi për tri vite, duke krijuar mundësi reale për zhvillim akademik dhe profesional:
- Arti dhe Mediat Digjitale
- Gjuhë Angleze
- Inxhinieri e Energjisë
- Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
- Media dhe Komunikim
- Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës
- Shkenca Politike
- Shëndeti Publik dhe Shkencat Mjekësore
- Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
- Turizëm
Këto programe përfaqësojnë disa nga fushat më të kërkuara dhe më strategjike të kohës, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuara dhe aftësi praktike që i përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave të tregut global.
Programe të tjera studimi në UBT paraqesin zgjidhjen ideale për të gjithë të rinjtë që synojnë arsim cilësor, specializim profesional dhe mundësi të gjera zhvillimi në fusha të ndryshme të së ardhmes.
Vendet janë të limituara, andaj nxitoni të siguroni të ardhmen përmes regjistrimit të hershëm në UBT.
Vendi
Maqedonci në SAHA EXPO 2026: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit strategjik në mbrojtje
Published
6 hours agoon
May 5, 2026By
UBTNews
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në ceremoninë hapëse të “SAHA EXPO 2026”, një prej platformave më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.
Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci erdhi pas një ftese personale nga Haluk Bayraktar, çka sipas ministrit, dëshmon rritjen e besimit dhe forcimin e marrëdhënieve në sektorin e sigurisë. Gjatë këtij panairi, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive lider në teknologjinë ushtarake.
Në njoftimin e tij, Ministri Maqedonci theksoi se ky angazhim është në funksion të rritjes së kapaciteteve të Kosovës përmes partneriteteve globale.
“Pjesëmarrja ime në ceremoninë hapëse të këtij panairi thekson rëndësinë e angazhimit tonë në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me partnerët ndërkombëtarë. Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe një dëshmi të marrëdhënieve në rritje në sektorin e mbrojtjes”, njofton Maqedonci.
Më tej, ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë identifikimi i mundësive konkrete për partneritete që adresojnë sfidat e sotme të sigurisë.
“SAHA EXPO 2026 mbetet një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë,” deklaroi ministri Maqedonci.
Ky panair mbledh qindra ekspozues nga mbarë bota, duke ofruar një dritare të rëndësishme për Kosovën që të njihet me inovacionet më të fundit në fushën e mbrojtjes.
Lajmet
Kosova shënon sukses historik në arsim: AKA njihet zyrtarisht nga CHEA në ShBA
Published
8 hours agoon
May 5, 2026By
UBTNews
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA).
Me këtë vendim, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit 2033, Kosova bëhet shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë që mban këtë status të lartë nga SHBA-të. Ky arritje vjen pas anëtarësimit të agjencisë në Regjistrin Evropian EQAR, duke e pozicionuar Kosovën si lider në rajon për nga standardet e cilësisë.
Sipas Kryeministrit, ky rezultat është fryt i reformave dhe profesionalizmit, duke rritur kredibilitetin e diplomave tona dhe duke krijuar mundësi të reja ndërkombëtare për studentët dhe stafin akademik të Kosovës.
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
Interesim rekord për regjistrimet e hershme në UBT – 10 programe me bursë 20 për qind për tri vite studimi
Maqedonci në SAHA EXPO 2026: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit strategjik në mbrojtje
Kosova shënon sukses historik në arsim: AKA njihet zyrtarisht nga CHEA në ShBA
Champions League: Arsenal dhe Atletico Madrid në “luftë” për biletën e finales
Rubio viziton Romën dhe Vatikanin, ndërsa lufta me Iranin tensionon raportet SHBA-Evropë
Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?
Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
