Sport

Djali i Ancelottit refuzon skuadrën angleze

Published

on

Ndihmës trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti nuk do të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit të raportuar nga Leicester City. Davide, i cili është djali i trajnerit Carlo Ancelotti, dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Ai kërkohej nga Leicester City, i cili humbi menaxherin Enzo Maresca nga Chelsea pas promovimit nga Premier League.

Sipas gazetës “Relevo”, ai ka refuzuar qasjen dhe është i fokusuar në karrierën e tij te Reali. Davide ka përvojë në Premier League, pasi ka punuar me babanë e tij në Everton.

Të dy ishin gjithashtu pjesë e grupit të trajnerëve në Napoli, me 34-vjeçarin që është i përgatitur për një karrierë si trajner një ditë./UBTNews/

Sport

Trump dyshohet se ndërhyri në Kupën e Botës për të anuluar pezullimin e Balogun

Published

on

By

Një raport i Wall Street Journal ka ngritur polemika të forta, duke pretenduar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndërhyri te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për të anuluar pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Sipas raportit, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e konsideruan përjashtimin e Balogun si një goditje për shanset e kombëtares amerikane në Botëror dhe bindën Trump të kontaktonte drejtpërdrejt Infantinon. Pas bisedimeve, FIFA vendosi të anulonte pezullimin, duke u mbështetur në një dispozitë të rregullores që i jep Komisionit Disiplinor diskrecion për rishikimin e sanksioneve.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Federata Belge e Futbollit e quajti zhvillimin “tronditës” dhe njoftoi se po shqyrton opsionet ligjore, ndërsa trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, dhe ai i Norvegjisë, Ståle Solbakken, kritikuan ashpër FIFA-n, duke paralajmëruar se vendimi dëmton besueshmërinë e Kupës së Botës.

Sipas Wall Street Journal, Trump u bind të telefononte Infantinon pasi u informua nga Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe Andreë Giuliani, drejtues i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës dhe djali i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ata argumentuan se kartoni i kuq ndaj Balogun ishte i padrejtë dhe se mungesa e sulmuesit kryesor do të dëmtonte seriozisht shanset e SHBA-së në ndeshjen vendimtare ndaj Belgjikës. Raporti shton se Trump, i cili e konsideron organizimin e Botërorit në SHBA si një çështje prestigji kombëtar dhe personal, urdhëroi bashkëpunëtorët e tij të gjenin një mënyrë për të kundërshtuar vendimin, përpara se të kontaktonte presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Nga ana e saj, FIFA mohoi se ka pasur ndikim politik, duke këmbëngulur se vendimi është marrë në mënyrë të pavarur nga Komisioni Disiplinor. Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi raportin. Nëse pretendimet e Wall Street Journal konfirmohen, rasti mund të hapë një debat të gjerë mbi kufijtë e ndërhyrjes politike në vendimmarrjen e institucioneve sportive ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Sport

Belgjika eliminon SHBA-në dhe kalon në çerekfinale, ku e pret Spanja

Published

on

By

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat bindës 4:1 në fazën e një të tetës së finales. Ndeshja e zhvilluar mes shumë diskutimesh nisi me lajmin se FIFA pranoi ankesën e SHBA-së për të anuluar pezullimin e Folarin Balogun, i cili luajti nga minuta e parë, por pa arritur të linte gjurmë ndaj dominimit belg.

Ylli i mbrëmjes ishte Charles De Ketelaere, i cili shkëlqeu me dy gola dhe një asistim. Ai zhbllokoi sfidën që në minutën e 9-të dhe riktheu epërsinë në minutën e 33-të, pasi Malik Tillman kishte barazuar përkohësisht për amerikanët nga një goditje dënimi në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë, Belgjika e vulosi triumfin. De Ketelaere asistoi për Hans Vanaken në minutën e 57-të për rezultatin 3:1, ndërsa Romelu Lukaku, i futur si zëvendësues, shënoi golin e katërt në minutën e 93-të. Pas kësaj fitoreje, Belgjika kalon në çerekfinale ku do të luajë në një përballje të madhe kundër Spanjës. /E.A/

Continue Reading

Sport

Lotët e lamtumirës: Ronaldo i jep fund epokës në Botëror me Portugalinë

Published

on

By

Eliminimi dramatik i Portugalisë në minutën e 90-të nga Spanja nuk solli vetëm biletën e çerekfinales për spanjollët, por edhe mbylljen e përlotur të një epoke të jashtëzakonshme.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit në Arlington të Teksasit, superylli Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot, i vetëdijshëm se kjo humbje 1:0 shënon fundin e rrugëtimit të tij në Kupën e Botës.

Ndonëse ky Botëror i gjashtë — i cili pritet të jetë edhe i fundit për të siç kishte paralajmëruar para turneut — u mbyll me eliminim të parakohshëm, Ronaldo largohet me kokën lart duke thyer sërish rekorde historike në skenën botërore.

Megjithatë, as pritjet e Diogo Costas dhe as tentativat e fuqishme të vetë Ronaldos në pjesën e parë nuk mjaftuan për të ndalur golin e Mikel Merinos në sekondat e fundit, duke lënë portugezët pa trofeun e madh dhe kapitenin e tyre në lot përpara miliona fansave. /E.A/

Continue Reading

Sport

Merino eliminon Portugalinë, Spanja në çerekfinale

Published

on

By

Spanja ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Portugalinë 1:0 në Arlington të Teksasit. Ndeshja e fazës së një të tetës së finales ishte tejet dinamike dhe me raste të shumta, ku spanjollët rrezikuan përmes Oyarzabalit, Yamalit e Baenas, ndërsa portugezët u kundërpërgjigjën me Ronaldon, Felix dhe një traversë të Nuno Mendes. Portierët Unai Simon dhe Diogo Costa bënë pritje vendimtare për të mbajtur rrjetat e paprekura gjatë pjesës më të madhe të lojës.

Fati i derbit iberik u vendos në minutën e 90-të falë zëvendësimeve të qëlluara të trajnerit Luis de la Fuente. Ferran Torres, i inkuadruar në minutën e 75-të, asistoi mjeshtërisht për Mikel Merinon, i cili kishte hyrë në lojë në minutën e 85-të, për të shënuar golin e fitores së madhe. Ky eliminim i parakohshëm i Portugalisë mbyll me shumë gjasë edhe epokën e Cristiano Ronaldos, i cili u paraqit për herë të gjashtë dhe të fundit në një Botëror, pasi pati paralajmëruar tërheqjen pas këtij turneu. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara