Lajmet

Dizajni që ndryshoi qytetet evropiane

Lubjana vendosi një standard për qytetet e tjera evropiane.

Published

on

Në vitet 1930, Jože Plečnik i Sllovenisë krijoi një arkitekturë unike krejtësisht të ndryshme nga stili mbizotërues i asaj kohe dhe ndryshoi mënyrën se si ne mendojmë për qytetet. Pasi kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, u shkatërrua nga një tërmet në vitin 1895, një arkitekt novator ri-imagjinoi qytetin në një mënyrë që jo vetëm e përmirësoi atë, por vendosi një standard për qytetet e tjera evropiane.

Arkitekti slloven, Jože Plečnik kishte punuar tashmë me projektues të shquar të epokës në Vjenë dhe Pragë para se të kthehej në shtëpi për të rindërtuar kryeqytetin në vitet 1930. Plani i tij u frymëzua nga Athina e lashtë, ai madje e quajti atë “Akropoli Slloven”. Historiani i artit Peter Krečičv shpjegoi se dizajni i Pleçnikut kishte analogji të drejtpërdrejta me Athinën e lashtë: Kalaja e Lubjanës ishte akropoli, varrezat e Zhales ishin nekropoli, Sheshi i Kongresit ishte agora ose vendi i grumbullimit .

Por Pleçniku nuk u ndal me kaq, megjithëse modernizmi dhe funksionalizmi ishin të njohura në atë kohë, ai donte diçka ndryshe.

“Të dy stilet plotësonin funksionet ose nevojat bazë, por nuk kishin komponentin shpirtëror që kërkonte Plečnik”, tha Ana Porok, drejtore e Muzeut të Shtëpisë Plečnik. Pra, i frymëzuar nga kulturat antike dhe nga arti barok dhe i rilindjes, Pleçnik krijoi një arkitekturë unike krejtësisht të ndryshme nga stili mbizotërues i kohës.

“Pleçnik riorganizoi elementet klasike, si kolonat, harqet dhe kurorat. Këto ishin praktikisht të ndaluara nën ortodoksinë moderniste. Megjithatë, Pleçnik i përdor ato si bazë të gjuhës së tij vizuale moderne“, tha Kreçiçv.

Pleçnik mori gjithashtu vendimin progresiv për të mbyllur qendrën e qytetit ndaj trafikut të motorizuar – diçka që qytetet e tjera evropiane nuk do ta bënin për dekada. Në vend të kësaj, ai vuri këmbësorët dhe hapësirat publike në radhë të parë, duke krijuar një shëtitore për të ecur nëpër qytet e cila kaloi pranë disa prej modeleve të tij të tjera të njohura, duke përfshirë Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare sllovene dhe përgjatë lumit Ljubljanica, si dhe nwpwr shumë sheshe, parqe dhe ura.

“E veçanta e qytetit qëndron në qasjen humaniste ndaj dizajnit të tij: hapësira të hapura, rrugë, parqe dhe aranzhime të krijuara për të gjithë njerëzit, dhe sigurisht arkitektura e përjetshme e Pleçnikut, e cila nuk mund të gjendet askund tjetër”, tha Porok.

Vizioni i Pleçnikut e transformoi Lubjanën dhe e bëri atë një shembull të shkëlqyer sesi stilet klasike dhe moderne mund të kombinohen për t’u shërbyer njerëzve që jetonin atje.

 Në korrik 2021, UNESCO e njohu arritjen e tij dhe i futi veprat e tij në Lubjanë dhe dizajnin e tij me në qendër njeriun në Listën e Trashëgimisë Botërore.

 “Ajo që bie në sy nuk është një ndërtesë e vetme, por më tepër lidhja e arkitekturës së tij me jetën e qytetit. Ky koncept duhet të na frymëzojë kur dizajnojmë qytete sot”, tha Krečičv./UBTNews/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara