Kuriozitete

Ditët e Oqeanit Paqësor janë të numëruara, një superkontinent i ri do të shfaqet

Një simulim i ri “superkompjuter” tregon se ditët e Oqeanit Paqësor janë të numëruara.

Published

on

Shkencëtarët parashikojnë se në 300 milionë vitet e ardhshme Oqeani Paqësor do të zhduket dhe se një superkontinent i ri i madh do të formohet në Tokë, në një cikël që përsëritet çdo 600 milionë vjet. Një simulim i ri “superkompjuter” tregon se ditët e Oqeanit Paqësor janë të numëruara.

Simulimi bazohet në lëvizjen e vazhdueshme të pllakave tektonike të Tokës. Megjithatë, ky oqean (më i vjetri në Tokë) ka ende 300 milionë vjet për të shkuar. Shkencëtarët në Universitetin Curtin në Australi besojnë se Oqeani Paqësor ka të ngjarë të “gëlltitet” përpara se të festojë ditëlindjen e tij të miliardë.

Para vetë zhdukjes, Oqeani Paqësor nuk do t’i ngjajë më blusë së madhe që është sot. Çdo vit ky oqean tkurret me disa centimetra – kjo ndodh pasi ishte një superoqean rreth superkontinentit të fundit – Pangea.

Shkencëtarët shpjegojnë se çdo vit disa centimetra të pllakës së Paqësorit rrëshqasin nën pllakat euroaziatike dhe indo-australiane, duke zvogëluar distancën midis kontinenteve të Amerikës së Veriut, Azisë dhe Australisë.

Jo të gjithë shkencëtarët bien dakord se si do të duket apo si do të formohet superkontinenti i ardhshëm, por në shumë simulime Oqeani Paqësor është i dënuar.

Ndërsa disa studime sugjerojnë se Oqeani Atlantik, i cili po zgjerohet sot, mund të fillojë të tkurret në të ardhmen, duke krijuar një superkontinent të rrethuar nga Oqeani Paqësor, studiuesit në Universitetin Curtin nuk janë dakord.

Në vend që të formojnë një kontinent të dytë të ngjashëm me Pangea, ata argumentojnë se bota po shkon drejt një superkontinenti të quajtur Amazia, ku Amerika e Veriut përplaset me Azinë. Australia është lënë jashtë këtij emri, por në modelet gjeodinamike 4D duket se Australia gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në mbylljen e pjesës tjetër të Oqeanit Paqësor, raportojnë portalet shkencore./Alsat Mk/

Kuriozitete

Mos lini fatura në makinë – ja rreziku që ju kanoset

Published

on

Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit.

Megjithëse kjo duket si zakon që krijon rrëmujë, specialistët theksojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze.

“Shumica nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë, pra të dhëna që mund të jenë të vlefshme nëse bien në duar të gabuara”, shpjegon eksperti Kazimieras Urbonas.

Sipas tij, faturat e karburantit zbulojnë zakonet e udhëtimit e vendet e preferuara, faturat e blerjeve tregojnë gjendjen financiare dhe sjelljen konsumatore, ndërsa edhe një faturë nga një kafene mund të japë të dhëna mbi rutinën e përditshme. Nëse këto copëza informacioni mblidhen, hajdutët mund të krijojnë një profil të detajuar mbi një person dhe të shohin nëse është një objektiv i leverdishëm.

Veçanërisht të rrezikshme konsiderohen faturat e blerjeve të shtrenjta, që mund t’u tregojnë kriminelëve se drejtuesi zotëron sende me vlerë apo ka të ardhura të larta. Urbonas shton se përtej rrezikut të privatësisë, grumbullimi i faturave në makina shkakton incidente të tjera.

“Në një hapësirë të kufizuar si makina, me prani të komponentëve elektrikë dhe burimeve të nxehtësisë si çakmakët apo karikuesit e telefonit, edhe një grumbull i vogël faturash mund të kthehet në rrezik zjarri”, thekson ai.

Faturat të hiqen rregullisht nga automjeti, të fotografohen nëse duhen e të shkatërrohen nëse mbajnë të dhëna të dukshme personale.

“Qëllimi nuk është të bëhemi paranojakë për çdo copë letre, por të jemi të kujdesshëm”, shton Urbonas.

Continue Reading

Kuriozitete

Zhvillohet pajisja e re me bazë diamanti që detekton më lehtë kancerin

Published

on

Shkencëtarët në Universitetin e Warwickut kanë zhvilluar një pajisje të re me bazë diamanti, e cila mund ta bëjë më të lehtë dhe më të sigurt zbulimin e përhapjes së kancerit.

Kjo pajisje që mbahet në dorë gjurmon grimca të vogla magnetike që injektohen në trup, duke ofruar një alternativë jo toksike ndaj gjurmuesve radioaktivë dhe ngjyruesve që përdoren aktualisht në spitale, ka raportuar The Independent.

Gjurmuesit radioaktivë, janë substanca që përmbajnë sasi të vogël radioaktiviteti. Pas injektimit, udhëtojnë përmes trupit e mjekët përdorin pajisje të veçanta që matin rrezatimin për të parë ku kanë shkuar gjurmuesit e kuptohet nëse kanceri ka prekur nyjat limfatike.

Problemi është se të gjitha spitalet nuk kanë pajisjet për t’i përdorur, disa pacientë kanë shqetësime nga ekspozimi, ani pse doza është e vogël. Ngjyra e kaltër (si “patent blue” ose “isosulfan blue”), janë ngjyra të posaçme që injektohen pranë tumorit.

Ato përhapen në nyjat limfatike dhe i ngjyrosin, që mjekët t’i shohin gjatë operacionit. Konsiderohet si mënyrë problematike, se te disa pacientë shkaktojnë alergji, madje edhe reaksione serioze (ani pse kjo ndodh rrallë).

Përhapja e qelizave kancerogjene në pjesë të tjera të trupit, e njohur si metastazë, është një nga sfidat më të mëdha në mjekësinë moderne.

Mjekët kontrollojnë nëse kanceri ka arritur në nyjat limfatike, inde që filtrojnë lëngjet e trupit nga substancat e dëmshme, për të vendosur më pas për ndërhyrje kirurgjikale ose trajtime të tjera.

Studimi, i botuar në revistën Physical Review Applied, ka treguar se diamantet mund të përdoren për të ndërtuar një sensor shumë të ndjeshëm, që identifikon lëngun gjurmues magnetik të injektuar pranë tumorit.

Ky lëng përmban nanopjesëza hekuri, që lëvizin nëpër trup me qelizat e kancerit, duke treguar nëse ato kanë arritur në nyjat limfatike.

“Ka kërkesë për mënyra të ndryshme jo toksike për të gjetur kancerin. Për këtë sensor me bazë diamanti, arritëm ta zvogëlojmë kokën e sensorit në 10 milimetra, që do të thotë se është sensori i parë me diamante që zbulon lëngun gjurmues magnetik, duke qenë mjaftueshëm i vogël për kirurgjinë me prerje të vogla dhe endoskopike”, tha autori i studimit, Alex Newman, nga departamentin e fizikës në Warwick.

Ai shtoi se pajisja është e ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë edhe një të qindtën e dozës së lëngut gjurmues. Ajo përdor një diamant të vogël bashkë me magnet të vogël, pa pasur nevojë për pajisje elektronike të mëdha, që e bën të lehtë përdorimin në sallat e operacionit.

“Kjo u bë e mundur falë qendrave të mungesës së azotit brenda diamantit. Këto i lejojnë diamantit të ndjejë ndryshime shumë të vogla në fushën magnetike dhe i japin atij një ngjyrë rozë të bukur”, tha profesori Gavin Morley, udhëheqës i grupit të studiuesve.

Ai ka shtuar se teknologjia ka përdorime edhe përtej mjekësisë, si në anije hapësinore a energjinë e fuzionit. Spitalet përdorin gjurmues radioaktivë, që jo të gjithë kanë qasje t’i përdorin, ose ngjyra të kaltra, të cilat mund të shkaktojnë alergji te disa pacientë.

Ky sensor me diamante mund të shmangë këto probleme. Stuart Robertson, kirurg i kancerit të gjirit në Spitalet Universitare të Coventryt dhe Warwickshiret, ka thënë se tashmë po përdor gjurmues magnetikë në punën e tij.

“Kjo metodë ofron më shumë përparësi krahasuar me teknikat tradicionale”, ka thënë ai.

Studiuesit besojnë se pajisja mund të përdoret edhe për lloje tjera të kancerit, si ai i mushkërive, i mëlçisë, kolorektal dhe atë të ezofagut.

Continue Reading

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë proteinën që plak trurin

Published

on

Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) ka identifikuar një proteinë të quajtur FTL1, e cila duket se është çelësi për plakjen e trurit.

Eksperimentet te minjtë kanë treguar se sasia e lartë e FTL1 humb kujtesëN, dobson lidhjen mes qelizave të trurit, ngadalëson funksionimin.

Kur shkencëtarët e bllokuan proteinën, minjtë e moshuar rifituan funksionimin rinor të trurit dhe kujtesë të mprehtë, raportoi ScienceDaily.

“Është rikthimi i aftësive, shumë më tepër sesa thjesht vonimi ose parandalimi i simptomave”, tha Saul Villeda, PhD, autor kryesor i studimit dhe zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve për Plakjen “Bakar” në UCSF.

Minjtë kishin nivele më të larta të FTL1 në hipokampus, pjesa e trurit që kontrollon të mësuarit dhe kujtesën, dhe më pak lidhje nervore. Kur kjo proteinë u rrit artificialisht te minjtë e rinj, truri dhe sjelljet filluan të ngjanin me ato të minjve të moshuar. Kur shkencëtarët ulën nivelin e FTL1 në hipokampusin e minjve të vjetër, fituan më shumë lidhje nervore e performuan më mirë në testet e kujtesës.

Qelizat nervore me shumë FTL1 prodhonin degëzime të thjeshta, jo lidhje komplekse që gjenden te qelizat e shëndetshme. FTL1 ngadalësonte metabolizmin e qelizave nervore, por kur trajtoheshin me substancë që stimulon metabolizmin, efektet negative zhdukeshin.

Villeda ka thënë se ky zbulim është hap i madh drejt terapive që bllokojnë FTL1 dhe të përmirësojnë shëndetin e trurit te të moshuarit.

“Po shohim më shumë mundësi për të lehtësuar pasojat më të rënda të plakjes. Është kohë shpresëdhënëse për të punuar në biologjinë e plakjes”, ka thënë ai. Studimi u botua më 19 gusht në revistën Nature Aging.

Continue Reading

Kuriozitete

Insirohen nga “ChatGPT”, çifti emërton vajzën Chat Yipiti

Published

on

Një çift kolumbian ka emëruar vajzën e posalindur me emrin “Chat Yipiti” sipas programit të njohur “ChatGPT”.

Përkundër emrit të pazakontë, fëmija është regjistruar në regjistrin shtetëror pa asnjë kundërshtim.

Sipas mediave lokale, prindërit e Chat Yipiti Bastidas Guerra kanë thënë se emrin e kanë zgjedhur për shkak të kohës së inteligjencës artificiale.

Kjo ka ngjallur të gjitha format e reagimit në rrjet, me shumë të tillë që nuk janë pajtuar, duke thënë se prindërit nuk kanë qenë të vetdijshëm për pasojat që fëmija mund t’i ketë në të ardhmen.

Epo, ky rast nuk është i veçantë, sepse Kolumbia ka një numër të madh të emrave të çuditshëm që janë inspiruar prej sportit, filmave, yjeve të muzikës si “Maicol Yordan” dhe “Brayan Spears”.

Regjistri shtetëror ka intervenuar në të kaluarën për t’i ndaluar emrat si “Miperro” kuptimi i të cilit është “Qeni im” ose “Satan” apo ndryshe djalli, me arsyetimin se cenojnë rëndë dinjitetin e njeriut.

Continue Reading

Të kërkuara