Lajmet

Ditë zie në Ukrainë, pas një prej sulmeve më të rënda ruse

Published

on

Ditë zie po mbahet në Ukrainë pas një prej valëve më të rënda të sulmeve raketore ruse në këtë muaj, me të paktën 41 persona të vrarë dhe 166 të plagosur.

Spitali kryesor i fëmijëve në kryeqytetin Kiev ishte ndër ndërtesat e goditura në qytete anembanë vendit të hënën.

Dy persona vdiqën kur një raketë rrafshoi një pjesë të Spitalit të Fëmijëve Ohmatdyt – objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë – dhe kërkimi për të mbijetuar nën rrënoja vazhdoi deri në orët e para të së martës.

Të hënën, Rusia mohoi të ketë shënjestruar spitalin e Kievit, duke thënë se ai ishte goditur nga fragmente të një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase, ndërsa Ukraina tha se kishte gjetur mbetje të një rakete lundrimi ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin “brutal” dhe e përshkroi homologun e tij rus Vladimir Putin si një “kriminel gjakatar”.

NATO po përgatitet të ë mbajë sot një samit në Uashington, ku përgjigja e bllokut ushtarak ndaj pushtimit të Ukrainës do të jetë në krye të axhendës.

Aktualitet

Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

Published

on

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Aktualitet

I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Published

on

I dërguari i ri i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, dha mendimin e tij mbi akuzat e fundit për shkelje të hapësirës ajrore ruse.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ShBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha theksoi se Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje të tillë të rrezikshme”, vijoi ai.

Ai shton se edhe një herë i bën thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij Këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore.

Gjithashtu, Waltz tha se i bën thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës/S.K/EO/Skynews/

Continue Reading

Aktualitet

Dy të vdekur në një aksident në Zajm të Klinës

Published

on

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë./S.K/KP/PK

 

Continue Reading

Lajmet

Dembele dhe Bonmatí fitojnë çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025

Published

on

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris në “Théâtre du Châtelet”, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025.

Dembele, la pas Lamine Yamal dhe Vitinhan, u kurorëzua si lojtari më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Bonmatí u vlerësua si futbollistja më e mirë në botë, përpara Mariona Caldentey dhe Alessia Russo.

Çmime të tjera kryesore:

Kopa Trophy (U21): Lamine Yamal (meshkuj) dhe Vicky Lopez (femra).

Gerd Müller Award (golashënuesi më i mirë): Viktor Gyökeres (meshkuj) dhe Eëa Pajor (femra).

Yachine Trophy (portieri më i mirë): Gianluigi Donnarumma (meshkuj) dhe Hannah Hampton (femra).

Johan Cruyff Trophy (trajneri më i mirë): Luis Enrique (meshkuj) dhe Sarina Ëiegman (femra).

Klubi i vitit: PSG (meshkuj) dhe Arsenal (femra).

Në garë ishin 30 kandidatë, por dy emra që dukeshin si favoritët kryesorë ishin Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara