Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 5 tetor 1993-1998

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

5 tetor 1993

Policia maqedone plaçiti mbi 28.000 DM nga shqiptarët

Gazeta “Bujku” njofton sot se policia e Maqedonisë, Hysen Eminit dhe Ahmet Prestreshit ua mori rreth 20.000 DM. Këta u plaçkitën në Han të Elezit, derisa po ktheheshin në vendlindje pas punës së gjatë në mërgim.

Dje, rreth orës 16.30, në vendkalimin kufitar në Han të Elezit, policia maqedone ua plaçkiti katër shqiptarëve 8.500 DM.

Kështu Xhevdet Dedushit nga Lipjani ia plaçkitën 4.200 DM, Bajram Rifatit nga Prishtina 1.600 DM, Ramë Rashitit nga Rudari i Lipjanit 1.700 DM dhe Muhamet Koshanit po ashtu nga Rudari i Lipjanit 800 DM.

Policia e Madedonisë u ka dhënë vërtetimet për paratë e konfiskuara.

Në njoftimin e gazetës “Bujku” thuhet se mërgimtarët shqiptarë, për të evituar mosmarrëveshjet dhe konfiskimin e parave, duhet t’i paraqesin mjetet devizore në organet doganore në aeroportin e Shkupit.

 

5 tetor 1994

Represioni në Kosovë

Pardje, policia serbe e postkomandës së Qallopekut, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi shtëpinë e Deli Y.Krasniqit në fshatin Turjak të Pejës, Policia e rrahu rëndë Deliun në prani të anëtarëve të familjes edhe pse ai është i shtrirë nga sëmundja është i shtrirë në shtrat.

Ekspedita e policisë këtë ditë ishte eshte edhe në shtëpinë e Hysen Krasniqit në të njëjtin fshat, i cili nuk gjendej në shtëpi.

Skënderaj: – Dje, policia nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e vëllezërve, Abdyl, Qerim dhe Ilaz Krasniqit, kurse me vete në polici mori Sami Krasniqin dhe Murtez Ibishin. Po këtë ditë, policia serbe bastisi edhe shtëpinë e Xhevdet Xh.Hajrës në fshatin Rakinicë të Skënderajt. Bëhet me dije se policia ia la thirrjen Xhevdetit që të paraqitet në postkomandën e policisë në Runik e njohur për keqtrajtimin brutal kundër shqiptarëve të kësaj treve.

 

5 tetor 1995

U promovua libri “Qëndresë urtësie” i Esad Mekulit

Sot, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës promovoi librin e Esad Mekulit, “Qëndresë urtësie”.

Fjalën e hyrjes e mbajti akademik Enver Gjerçeku, i cili në fillim tha se libri “Qëndresë urtësie” është një botim përkujtimor për Esad Mekulin dhe përkujtoi se ky libër është dashur të shohë dritën më 1991, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së poetit.

Referues për këtë libër ishte dr. Agim Vinca, i cili në fillim theksoi se libri “Qëndresë urtësie”, të cilin e botoi ASHA e Kosovës, anëtar i së cilës ishte nga themelimi e deri në vdekje, por edhe kryetar i parë i saj është edhe një rast i mirë për të komunikuar me poezinë e Esad Mekulit, përkatësisht për një rilexim të saj.

Pezia e Esad Mekulit vazhdon t’i flasë lexuesit shqiptar edhe sot, kur sistemi i vlerave është përmbysur, kurse autori i saj fizikisht nuk është më në mesin tonë. Temat dhe motivet që trajton poezia e Esad Mekulit, tha në vazhdim dr. Agim Vinca, nuk janë zhdukur dhe ato janë aktualizuar, kurse plagët të cilat dëshiron t’i mjekojë ajo, ende nuk janë shëruar. Dhuna dhe presioni që është ushtruar mbi shqiptarët në të kaluarën, ta zëmë në vitet ’30 ose ’50 të këtij shekulli, vazhdon edhe sot. Dhe pikërisht për këtë, poezia e Esad Mekulit tingëllon e freskët dhe aktuale. Poezia e tij korrespondon mirë me kohën tonë, duke komunikuar me ndjenjat dhe emocionet e lexuesve dhe ajo synon të jetë dëshmi e kohës dhe të flasë për të me vërtetësi artistike. Duke folur për të kaluarën, disa nga vjershat e tij e shpjegojnë të tashmen dhe në një mënyrë e parathonë të ardhmen.

Në vazhdim dr. Agim Vinca theksoi se deri në vitet ’80, kur në fushatën e egër antishqiptare që pat shpërthyer pas “kundërrevolucionit” të ’81-shit, nuk u kursye as poeti, luftëtari dhe intelektuali ynë Esad Mekuli, i cili duke qenë edhe përkthyes gjatë jetës së tij, ai kishte bërë aq shumë për njohjen dhe afrimin e popujve të kësaj hapësire dhe veçanërisht të kulturave të tyre.

Sido që të jetë, botimi i librit “Qëndresë urtësie” na nxit për rilexime e interpretime të reja të poezisë së “bacës Esad”, por edhe për përsiatje rreth fatit të krijuesit dhe funksionit të krijimtarisë në përgjithësi. Duke promovuar sot këtë libër, ne i shprehim mirënjohje Esad Mekulit për gjithë atë që bëri për letërsinë dhe kulturën tonë, tha midis të tjerash, prof.dr. Agim Vinca.

Për jetën dhe veprën e Esad Mekulit folën edhe shkrimtarë e akademikë të tjerë, ndërsa në emër të familjes u falënderua prof. Hasan Mekuli. Ai përkujtoi disa nga momentet më prekëse gjatë ditëve të fundit të jetës së Esad Mekulit.

Prof.Hasan Mekuli, tha se në kohën sa Esadi ishte i shtrirë në shtrat dhe i zhgënjyer për situatën e rëndë që ndodhte dhe vazhdon të ndodhë në Kosovë, një ditë i dogji të gjitha dorëshkrimet që i kishte. Ne nuk ishim vigjilentë, por edhe nuk isha i pranishëm kur ai i dogji ato. Pa dorëshkrimet, të cilat ai i dogji, mbetëm edhe pa një pjesë të krijimtarisë së tij dhe të kulturës sonë, tha ai.

 

 

5 tetor 1997

Jehonë e madhe për manifestimin e shqiptarëve në Bon

Manifestim i madh dhe i organizuar në mënyrë shembullore

Demonstrata e djeshme e mërgimtarëve shqiptarë në Bon, në organizimin e Degës së LDK-së në Gjermani, ishte manifestimi më i madh deri më tash në perëndim në mbështetje të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në manifestim, sipas vlerësimeve të organizatorit morën pjesë rreth 100 000 shqiptarë, ndërsa në njoftimet e radiostacioneve, televizioneve, gazetave e të agjencive thuhej se në protestë morën pjesë rreth 50 000 shqiptarë.

Në emisionet informative të radiotelevizioneve gjermane, kësaj demonstrate iu dha dje dhe sot publicitet i madh. Kanë informuar televizionet NTV, ZDF, ARD, VOX, e tjerë, si edhe Euro News.

Në të gjitha njoftimet që përcilleshin me pamje nga protesta theksohej fakti se shqiptarët u mblodhën në numër kaq të madh për të kërkuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Kryterai i Degës së LDK-së në Gjermani z. Hafiz Gagica, në një deklaratë për QIK-un e vlerësoi demonstratën e djeshme si të shkëlqyeshme. Ai lavdoi në emër të organizatorit të gjithë pjesëmarrësit nga anë të ndryshme të Gjermanisë dhe të shteteve për rreth për kulturën e lartë të organizimit dhe disiplinën e tyre. Ai tha se edhe policia gjermane e ka vlkerësuar shumë lart organizimin e këtij manifestimi. Autoritetet e policisë së Bonit kanë theksuar faktin se në protestë nuk ka ndodhur asnjë incident e asnjë çrregullim i vetëm para, gjatë dhe pass përfundimit të manifestimit.

 

Foto: Esad Mekuli

Continue Reading

Vendi

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara