Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 17 korrik 1993-1998?

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Gostivari

 17 korrik 1995

Ish-policët e Kosovës u dënuan në Prishtinë me 230 vjet e gjysmë burg

Gjykatësit e instaluar serbë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e përfunduan sot procesin e madh të montuar politik kubndër ish-policëve të Kosovës duke u shqiptuar atyre dënime të rënda me shumë vite burg.

Me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues serb Dragolub Zdravkoviq sot në orën 13:00 në sallën solemne të ndërtesës së Kuvendit të pushtuar të Kosovës, u shqiptuan mbi 206 vite burg.

Me këtë aktgjykim u dënuan:

Avdi Mehmedoviqi 7,6 muaj, Jonuz Tërstena 8, (ndodhet në arrati), Sherif Krasniqi 6,6 (në arrati), Sheremet Ahmeti 6,6, Hajrullah Tërnava 6,6 (në arrati), Fadil Krasniqi 6,6 (në arrati), Blerim Olloni 6, Hizer Ahmeti 3, Ejup Kamerolli 3, Murat Sahiti 2, Afrim Karaxha 1,6, Hakif Latifi 2, Ramadan Ferizi 1,6, Hilmi Sylejmani 2, Arsim Mehmeti 2, Bajram Munishi 1,6, Destan Thaçi 5,6, Vesel Rexhepi 3, Idriz Jashari 3, Hasan Abdyli 1,6, Bejtullah Alidema 2, Haki Mehmeti (u lirua nga aktakuza), Fadil Hyseni 6, Bajram Jakaj (procedura është veçuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore), Fadil Berisha 1,6, Izet Ymeri 2,6, Isak Aliu 3, Enver Hakiu 1,6, Sylejman Berisha 1, Ramiz Hoxha 3, Fekir Tahiri 2,6 (në arrati), Reshat Maliqi 6, Adem Dylahu 5 (në arrati), Rexhep Kamenica 5 (në arrati), Kemajl Aliu 3, Bajram Berisha 3,6, Izet Azizi 5 (në arrati), Tahir Çaka, 4, Sali Bruti 3,6, Fahredin Mehmeti 2, Ilaz Gashi 1,6, Sejdi Ademi 1,6, Agim Gashi 1,6, Aqif Berisha 1,6, Muhamet Hajdari 1,6, Qazim Omura 1,6, Rexhep Aziri 1,6, Sejfullah Sahatçiu 6, Faton Zhubi 3, Fleurat Macula 3, Bedri Juniku 2, Lah Lahu 3 (në arrati), Shaban Hajredini 3 (në arrati), Shefqet Beqaj 6, Xhafit Osmani 3, Xhafer Sahatqiu 2,6, Muhamet Nimani 3, Remzi Tetrica 3,6, Zekë Bekaj 2,6, Tahir Bezhani 2, Bibë Biblekaj 2,6, Zenel Rama 1,6, Selim Çitaku 4, Zejnullah Shala 4, Enver Maxhuni 3, Afrim Olloni (u lirua nga aktakuza), Bedri Tahiri 6 (në arrati), Jonuz Loshaj 6, Hamid Peci 3, Abdyl Doroci 4, Shefqet Budakova 3 dhe Shahin Behrami 1,6 muaj.

Prej 72 të akuzuarëve, 11 ishin në arrati, ndërsa kundër Bajram Jakajt u veçua procedura gjyqësore për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa dy vetë u liruan nga aktakuza.

Me vendimin e trupit gjykues serb në paraburgim mbetën 9 ish-policë të Kosovës: Avdi Mehmedoviqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Olloni, Destan Thaçi, Fadil Hyseni, Reshat Maliqi, Sejfulla Sahatçiu, Shefqet Beçaj dhe Jonuz Loshaj, ndërsa 49 ish-policë të Kosovës u liruan nga paraburgimi deri në vendimin e plotëfuqishëm të instancave më të larta gjyqësore serbe.

Siç dihet procesi i montuar politik në Prishtinë filloi më 29 maj të këtij viti.

Qindra ish-policë të Kosovës u arrestuan prej nëntorit të vitit të kaluar, nën akuzë se gjoja kanë formuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Për disa muaj, ata janë torturuar me qëllim që prej tyre të nxirren deklarata të rrejshme.

Për torturimin e ish-policëve të Kosovës janë njoftuar dhe kanë reaguar edhe shumë asociacione ndërkombëtare.

Në proceset e deritashme të montuara politike në Pejë, Gjilan, Prizren e Prishtinë, ish-policët e Kosovës hodhën poshtë aktakuzën serbe dhe rrëfyen në hollësi për torturimin e egër e sistematik që u është bërë gjatë mbajtjes nën hetuesi e paraburgim. Disa prej ish-policëve të Kosovës rrëfyen se kishin vepruar vetëm si sindikalistë.

Në proceset në Pejë e Gjilan, ish-policët e Kosovës janë dënuar me shumë vite burg.

Regjimi serb vlerëson se me shqiptimin e dënimeve të rënda mund të argumentohet gjoja fajësia e ish-policëve të Kosovës.

Pala shqiptare vlerëson se me arrestimet, torturimin dhe dënimet e rënda, regjimi serb synon të fikësojë shqiptarët, të dëmtojë deri në shkatërrim organizatat sindikale e politike shqiptare dhe të testojë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj veprimeve të regjimit serb dhe ndaj politikës së udhëheqjes së Kosovës.

 

 17 korrik 1997

Policia maqedonase arreston e rrëmben shqiptarët

Pas ngjarjeve tragjike në Gostivar, dje në Gostivar sikur vërehej një gjallëri më e madhe nëpër rrugë. Policia është tërhequr në periferi, ndonjë autoblindë është postuar në afërsi të gjimnazit, kurse patrullat policore nuk bëjnë legjitimim rigoroz të qytetarëve. Kuvendi i komunës ka filluar të punojë, zyrtarët e njësive rajonale të ministrive janë të pranishëm, por Këshilli Komunal nuk punon nga shkaku se mungon kryetari, Rufi Osmani, i cili siç dihet, është në paraburgim në burgun “Shuto-Orizare” të Shkupit. Objekti i Kuvendit po riparohet pas demolimit nga forcat policore, kurse para objektit nuk ka ndonjë sforcim të pozitave policore, thuhet në fillim të raportit të “Bujkut”.

Siç merret vesh nga avokati i kryetarit Rufi Osmani, Nexhat Mehmeti, i cili dje ka kontaktuar me të parabrugosruin, organet e sigurimit kryesisht nuk e kanë maltretuar kryetarin e Gostivarit dhe ai dje është takuar edhe me bashkëshorten e tij, kur komunikimi në gjunën shqipe është bërë nëpërmjet përkthimit.

Në spitalin e Gostivarit ka ngelur një numër i vogël pacientësh që shërohen nga lëndimet, kurse merret vesh që i lënduari rëndë, shtetasi i Shqipërisë, quhet Astrit Loçi.

Parmbrëmë në Tetovë sërish u vërejtën përforcime të pjesëtarëve të njësive speciale policore në të gjitha hyrjet për në qytet, në udhëkryet më kryesore, si dhe para disa objektve më të rëndësishme shtetërore. Kthimi i këtyre forcave policore i befasoi qytearët e këtushëm, për shkak se nuk shihnin ndonjë pretekst për këtë. Mirëpo, çdo gjë ishte e qartë kur u mor njoftimi për arrestimin e pesë aktivistëve dhe funksionarëve të PDSH-së dhe të Rinisë Demokratike nga organet e sigurimit të Njësive rajonale të MPB-së, dy prej të cilëve u dërguan në drejtim të panjohur.

Përderisa para objektit të KK të Tetovës dje u hoq edhe flamuri i shtetit maqedonas, në komunën e Bogovinës, nja dhjetë kilometra larg Tetovës, edhe më tej para objektit të kësaj komune po valon flamuri shqiptar dhe atë nuk do ta heqë asnjë shqiptar. Flamuri shqiptar, sipas informacioneve të deritashme, po valon edhe para objektit të komunës së Tearcës.

Në shënjestër të policisë maqedonase janë veprimtarët e PDSH-së, të cilët rrëmbehen nga rruga ose arrestohen nga shtëpitë e tyre pa asnjë vërtetim për fletarrestim.

Pas i paraqitën sipas ftesave për të ashtuquajturat biseda informative në policinë e Tetovës, në arrest po mbahen sekretari i Degës së PDSH-së në Tetovë Zeqeria Rexhepi, nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDSH Arsim Sinani, kryetari i nëndegës së PDSH-së në Reçicë të Vogël Servet Ceka, anëtari i Kuvendit Qendror të Rinisë Demokratike Arben Isaku dhe veprimtari i Rinisë Demokratike, Gazmend Etemi, thuhet ndër të tjera në raportin e “Bujkut”.

 

 17 korrik 1998

Ferizaj: Policia serbe vra parmbrëmë Nazmi Ukësmajlin

Parmbrëmë rreth 1, në vendin e quajtur Bashkimi i lumenjve në hyrje të fshatit Jezerc policia serbe vrau Nazmi Xhemshir Ukësmajlin (30) nga Jezerci.

KI i Degës së LDK-së në Ferizaj njofton se ai u vra në momentin kur u afrua pranë një barrikade të vendosur nga policia serbe.

 

 

Continue Reading

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara