Intoleranca ndaj homoseksualëve nuk është veçori e lindjes së Evropës. Pikë ndarjeje mes Lindjes dhe Perëndimit homoseksualiteti u bë për herë të parë pas rënies së komunizmit.
“Devijim anësor” quhej homoseksualitetin në kohën e komunizmit. Por pikë ndarjeje mes Lindjes dhe Perëndimit homoseksualiteti u bë për herë të parë pas rënies së komunizmit. Që prej viteve 1989/90 kryesisht politikanët nacionalistë në vendet e Evropës Lindore, që glorifikojnë popullin e vet si “tolerant” përballë Perëndimit “invadues”, “misionar”, shprehin hapur intolerancë maksimale ndaj lesbikeve dhe homoseksualëve.
“Jini jotolerantë, jini normalë!”, lexoje të shkruar në posterat e një partie ekstremiste të djathtë në Bullgari. Jo të gjithë armiqtë e homoseksualëve do të shpreheshin kaq brutalisht. Kujt i pëlqen ta quajë veten jotolerant? Por kjo parti ka prekur nervin.
Në fakt mungesa e tolerancës nuk është aspak karakteristikë e Evropës Lindore, dhe me siguri as homofobia. Përkundrazi, kur bëhet fjalë për orientimin seksual, prej kohësh ka pasur më shumë tolerancë në Evropën Lindore sesa për shembull në Gjermani apo në Britaninë e Madhe.
Ishin vendet perëndimore ato që inskenuan skandalet e mëdha historike të “kurvërisë mes burrave” në epokën borgjeze: në Angli ishin aferat në lidhje me Oscar Wilde dhe më vonë me Peter Wildeblood, në Gjermani me princin zu Eulenburg, me udhëheqësin e organizatës naziste SA Ernst Röhm dhe në vitet 1980 me gjeneralin e Bundeswehr-it Günter Kießling.
Dikur Lindja ishte më përpara
Në Evropën Lindore kjo temë nuk u mor aq seriozisht. Ndëshkime për seks mes burrave në Poloni që prej pavarësisë në 1918 ka pasur po aq pak sa në Francë apo Itali. Në Bashkimin Sovjetik kjo temë ndante stalinistët dhe bolshevikët nacionalistë nga reformatorët dhe revolucionarët: ndëshkimet u shfuqizuan nën Leninin dhe u rivendosën nën Stalinin.
Komunistët çekosllovakë donin ta dekriminalizonin homoseksualitetin që në vitin 1950, por iu desh t’i përkuleshin vetos nga Moska. Seksi mes burrave të rritur në RDGJ u përjashtua nga ndëshkimi në 1957, në Hungarinë 1961 dhe më në fund në Çekosllovaki një vit më vonë. Nga ana tjetër Britania e Madhe nuk qe e gatshme ta bënte këtë para vitit 1967, Republika Federale e Gjermanisë në 1969 dhe Austria në 1971.
Jotolerant ishte Veriperëndimi
Nëse historikisht në kontinent ka ekzistuar ndonjëherë një vijë ndarëse në çështjet e tolerancës seksuale, atëherë mund të thuhet se ajo ndante një Lindje dhe Jugperëndim më tolerant nga një Veriperëndim jotolerant. Edhe pas rënies së perdes së hekurt në 1989/90 me ndryshimet dhe përmbysjet e shumta kësaj teme fillimisht nuk iu kushtua ndonjë vëmendje e veçantë.
Kur në vitin 2000 BE ndaloi diskriminimin ndaj homoseksualëve në vendin e punës, në Poloninë katolike, e cila në atë kohë drejtohej nga kryeministri protestant Jerzy Buzek, u shfaq një indinjatë e zbehtë. Por një farë kundërshtimi ndaj rregulloreve të tilla qe i zakontë në radhët e konservatorëve kudo në Evropë; Polonia nuk përbënte përjashtim.
Një luftë kulturore me kontradikta
Por më pas debati për barazinë midis homoseksualëve dhe lezbikeve, për regjistrimin e bashkëjetesës dhe martesën homoseksuale u kthye në një luftë kulturore Lindje-Perëndimme një potencial të lartë mobilizues, që nga viti 1989. Paradoksalisht ishin konotacionet politike, që e bënë temën “seksi”. Nga ana tjetër kultura pop e trajtoi temën në mënyrë kritike ose ironike.
Në Rusi dyshja e vajzave “t.A.T.u.” luante me konotacionet homoseksuale, në Serbi këngëtarja Marija Sherifovic fitoi në Eurovision dhe u bë një ikonë kombëtare. Pak më vonë në krye të vendit u vendos një kryeministre homoseksuale. Për Serbinë veçanërisht kjo qe një mundësi për të shprehur ambivalencën. Me ikona lesbike mund të tregosh tolerancë, pa irrituar fort të djathtën patriarkale me kultet e tyre të forta burrërore.
Homoseksualiteti si import
Sidoqoftë kundërshtitë vazhdojnë. Baret homoseksuale duhet të kamuflohen. Shoqatat e homoseksualëve dhe aktivistët e të drejtave civile luftojnë fort në të gjithë rajonin për të mundësuar paradat e krenarisë të komunitetit LGBT në sa më shumë qytete. Çdo paradë e mbajtur, pavarësisht nga sulmet, festohet si një fitore.
Serbi: Ligji për të drejtat e komunitetit LGBTQI
Atje ku është tepër e vështirë madje edhe e rrezikshme të shfaqesh, si në disa vende të Ballkanit, politikanët ose diplomatët perëndimorë marshojnë nganjëherë në krye – dhe mbështesin kështu padashur pretendimin se homoseksualiteti vjen nga Perëndimi dhe është i huaj për popullin e tyre.
Një shpjegim psikologjik
Për çfarë diskutohet këtu? Argumentet as që nevojiten në këtë debat. “Ato që citohen janë: ekzistenca dhe vazhdimësia e popullit, demoralizimi i ushtrisë, rreziku për martesën: të gjitha këto janë vetëm justifikime”, thotë studiuesi i seksit nga Berlini, Martin Dannecker.
Dannecker interpreton psikologjikisht homofobinë, edhe aktualen lindore. Pas armiqësisë qëndron një “skepticizëm i thellë në lidhje me koherencën e vlerave”. Në kohë pasigurie, vetëm “natyra” jep siguri të patundur – të paktën në dukje. Për t’i dhënë autoritet shtetit të dobët, të pasigurt, shteti dhe familja thuhen gjithmonë në të njëjtën frymë”, shprehet ai.
Seksualitet „në kundërshtim me natyrën”
Në të vërtetë norma “e natyrshme” së cilës i referohen, rezulton e dyshimtë. Kjo shihet në faktin se për ta përmbushur atë, ju duhet të “shtrëngoni rripin” vazhdimisht, thotë Dannecker. Me sa duket, homoseksualëve dhe pakicave të tjera seksuale u mungonte disiplina e nevojshme.
Por pse duhet të shtrëngosh veten, nëse sjellja e drejtë, e natyrshme është e vetëkuptueshme? Kontradiktës nuk mund t’i shpëtojë askush, që lufton për rolet tradicionale gjinore dhe kundër seksualitetit “në kundërshtim me natyrën”: Nëse natyra dikton gjithçka me aq saktësi, sa pretendojnë homofobët, identitetet gjinore nuk do të influencoheshin dot nga asnjë realitet i jetës, nga asnjë paradë krenarie homoseksuale dhe nga asnjë turbullirë e “propagandës homoseksuale”. Kështu që në fakt mund të bënin sehir fare të relaksuar.
Nga vjen urrejtja?
Sipas Dannecker homoseksualët urrehen, “sepse përfaqësojnë pasivitetin”. Jo vetëm personalisht shumë njerëz në Evropën Lindore përjetojnë që janë të dënuar me pasivitet. Për më tepër i gjithë kombi, me të cilin identifikohen, jeton këtë fat lëndues. Ai instruktohet, manipulohet, bëhet një marrës pasiv në raport me Perëndimin, i cili paraqitet si pjesa dhënëse, dhuruese, e thënë me një fjalë: bëhet grua.https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.458.0_en.html#goog_1630161456Volume 90% Shiko videon02:20
Refugjatët LGBTQI në Lesbos ndihen të kërcënuar
Homoseksualët “lejojnë veten të bëhet diçka me ta”; kjo ndez urrejtjen. “Ata tradhtojnë betimin e bashkësisë”, thotë Dannecker. Për më tepër humbja e pozitës sociale, që kanë pësuar shumë njerëz, përjetohet si humbje e potencës.
“Sqarim negativ”
Dannecker bën dallimin midis Lindjes dhe Perëndimit jo vetëm përsa i përket valës homofobike pas vitit 2000, por edhe historisë së trajtimit të homoseksualitetit. Në Perëndim, veçanërisht në Angli dhe Gjermani, pas një periudhe të gjatë problematizimi ndodhi një lloj “sqarimi negativ”.
Në vend që të vazhdonin ta mallkonin thjesht si mëkat, për një kohë të gjatë u bënë përpjekje për të psikopatologjizuar homoseksualitetin, për ta interpretuar atë si një devijim mendor ose si një neurozë. Perëndimorët donin të gjenin “arsyet”, pse dikush ishte homoseksual. “Por nuk u gjet asgjë”, thotë Dannecker. Rugëdalja e fundit ishte pranimi.
Homoseksualët si ikona heretike të djallit
Ndërsa në Lindje, veçanërisht në Rusi, ku në traditën ortodokse veprimi ka përparësi para “motivimit të brendshëm”, nuk ishte fjala për atë që njeriu ndjente, por për atë që bënte. Pjesë të mëdha të opinionit publik reaguan me agresivitet ndaj elementit demonstrativ, ekzibicionist, instruktues në lëvizjen për të drejtat e LGBT.
Madje vetë sociologu Igor Kon, një luftëtar meritor për njohjen e homoseksualëve në Rusi, shprehu një farë irritimi lidhur me paradat: “Dikujt ata u kujtonin grupet studentore të propagandës në kohët e ish- Bashkimi Sovjetik, që duhej t’u mësonin fshatarëve në kooperative, se si të korrnin.” Toleranca u kthye në temë diskutimi dhe homoseksualët u bënë ikona, ashtu si në paradat perëndimore – por ikona heretike të djallit. Ky nuk është sinjal shpresëdhënës për akceptancën e tyre në të ardhmen.
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.
7 nëntor 1992
Katër të vrarë e shumë të plagosur nga policia maqedonase
Bilanci tragjik i ndërhyrjes së policisë maqedonase në lagjen e banuar me shqiptarë Bit Bazar të Shkupit, është së paku dy persona të vrarë e me dhjetëra të plagosur.
Shërbimi për Informim i Partisë për Prosperitet Demokratik na njoftoi se dje pasdite, rreth orës l6, policia maqedonase ndërhyri kundër qytetarëve shqiptarë në Bit Pazar, që është qendër tregtare e shqiptarëve. Me këtë rast, policia maqedonase rrahu brutalisht një fëmijë, rreth 14 vjeç.
Ky veprim shkaktoi indinjatë, dhe pastaj reagime të shqiptarëve. Në mesin e qytetarëve të tubuar në Bit Pazar, u përhapën fjalë se fëmiu shqiptar kishte vdekur në spital. Duket se kjo u bë me qëllim që të rritet zemërimi i qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkonin informata të sakta për gjendjen e fëmiut të rrahur dhe sqarime nga autoritetet maqedonase.
Ndërkohë, rreth orës 20, pa kurrfarë paralajmërimi policia maqedonase e cila kishte vënë gjendje të plotë shtetrrethimi në këtë lagje të banuar kryesisht me shqiptarë, ndërhyri egërsisht, duke përdorur bomba lotsjellësi, shkopinj gome, e, edhe armët e zjarrit. Sipas disa mjeteve të informimit, policia kishte për qëllim shpërndarjen e masës së madhe në grupe të vogla. Siç informojnë zyrtarët e Partisë për Prosperitet Demokratik, nga të shtënat e policisë u vra Safet Sejfullahu, 25 vjeçar. Mjetet e informimit pohojnë se janë vrarë dy persona. Me dhjetëra janë të plagosur nga armët e zjarrit, ose të lënduar nga intervenimi brutal i policisë. Mbi 85 qytetarë shqiptarë janë arrestuar mbrëmë dhe po mbahen ende në polici. Bëhet me dije se janë demoluar vetura e lokale të shumta në këtë lagje.
Ndërkaq, sot RadioShkupi, në emisionet e veta informative në gjuhën maqedonase, duke u mbështetur në informatat zyrtare, njofton se gjatë mbrëmë në Bit Pazar, janë vrarë dy shqiptarë, një grua maqedonase dhe një person i paidentifikuar ende.
Informata të hollësishme për këtë intervenim të policisë kundër popullësisë shqiptare nuk dhanë as organet zyrtare të Maqedonisë, e as partitë politike shqiptare në Maqedoni, ose degët e tyre në Shkup.
Gjatë natës të gjitha lidhjet telefonike me Shkupin ishin të bllokuara.
Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Nevzat Halili, i deklaroi Qendrës për Informim se tërë kjo që ndodhi në orët e pasditës dhe të mbrëmjes në Bit Pazar ishte një skenar për destabilizimin e gjendjes në Maqedoni, përkatësisht në territoret ku jetojnë shqiptarët.Me këtë akt, policia maqedonase deshi të provokonte pakënaqësinë e grumbulluar për shkak të gjendjes së rëndë politike, ekonomike, kulturore në mesin e popullatës shqiptare. Ne do të insistojmë, tha ai më tutje, që e vërteta për tërë ngjarjen të dalë në shesh dhe që shkaktarët të mirren në përgjegjësi. Ai theksoi se momentalisht situata nuk është dramatike si mbrëmë. Veprimtarët e kësaj partie janë në kontakt me qytetarët shqiptarë dhe po bëjnë përpjekje që të ndërprerjnë daljen e situatës nga kontrolli. Gjendja e të plagosurve dhe e të lënduarëve nuk është në rrezik. Z. Halili shpreson se do të lirohen së shpejti të arrestuarit.
Nga burime të ndryshme, sidomos nga qytetarët shqiptarë që udhëtuan mbrëmë e sot nga Shkupi për në Kosovë, mirret vesh se policia maqedonase po bën një kontroll shumë të rreptë, sidomos në Shkup.
Brenda ditës së sotme pritet që me vlerësime e qëndrime zyrtare të dalin partitë politike shqiptare dhe organet maqedonase.
Qeveria e Maqedonisë, në të cilën shqiptarët kanë pesë ministra, dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar në Maqedoni, që përbën rreth 40% të popullsisë, deri më tash nuk kanë arritur marrëveshje për rregullimin e shtetit maqedon dhe statusin e shqiptarëve. Në janar të vitit l992 shqiptarët organizuan një referendum, në të cilin u deklaruan par autonomi politikoterritoriale. Në bisedimet e drejtëpërdrejta me autoritetet maqedonase, si edhe në bisedimet që janë bërë me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Konferencës së Hagës e të Gjenevës, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë kërkuar për shqiptarët statusin e kombit shtetformues. Mirëpo, deri më tash këto kërkesa nuk janë përfillur dhe bisedimet nuk kanë dhënë rezultat. Incidenti i djeshëm mund t’ i rëndojë këto marrëdhënie.
7 nëntor 1994
Represioni gjatë nëntë muajve në Istog
Gjatë nëntë muajve të kaluar në komunën e Istogut u bastisën 77 familje, u bënë pesë intervenime në institucionet legale, u morën në pyetje 96 shqiptarë, u shënuan dy raste plaçkitjeje ndërsa katër personave u janë marrë pasaportat.
Në raportin periodik të Komisionit për Informim të Degës së LDK-së në Istog thuhet se janë maltretuar 54 persona, 10 të tjerë janë mbajtur në stacionet e policisë deri në 3 ditë, procedura për ndëshkim është inicuar kundër 7 personave, 71 janë rrahur, 2 shqiptarë janë dënuar, ndërsa jtanë kthyer 13 refugjatë.
7 nëntor 1995
Në qendër të Prishtinës u dogjën disa lokale
Dje në qendër të Prishtinës në një ndërtesë dykatëshe shpërtheu një zjarr, i cili u lokalizua pas tri orëve, por stihia e zjarrit dogji tri lokalet e një ndërmarrjeje private. Pas intervenimit të zjarrfikësve u pengua përhapja e zjarrit, i cili kishte përfshirë edhe lokalet e tjera përdhese dhe katin e sipërm të ndërtesës, ku banojnë familje. Sipas njoftimeve të shtypit serb, zjarri shpërtheu për shkak të instalimeve të dobëta të rrymës.
7 nëntor 1996
Dhuna e përditshme në Kosovë
Viti: – Dje, rreth orës 6:00 të mëngjesit, policia serbe ia la thirrjen Musa Misinit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Viti që të paraqitet në stacionin e policisë serbe në Viti.
Misini u paraqit në polici, kur për rreth gjashtë orë u mor në pyetje për aktivitetin e tij politik.
Kamenicë: – Më 4 nëntor, policia serbe me pretekst të dorëzimit të armëve, thirri Muharrem Avdylin (66) nga Kromenata, i cili edhe u keqtrajtua fizikisht. Ai u urdhërua që të paraqitet sërish dje në polici, ndërsa bëhet e ditur se nga keqtrajtimi fizik i është lënduar syri.
7 nëntor 1997
Mitrovicë: Policia mori në pyetje dhe plaçkiti një të ri shqiptar
Dje, rreth orës 12:00 në afërsi të tregut të pemëve në Mitrovicë, policia serbe mori Berat R. Rrahmanin (18) nga Mitrovica, i cili u dërgua në stacionin e policisë serbe në Mitrovicë, njofton KI i Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Njoftohet se Berat Rrahmani merret me shitjen e cigareve dhe ai gjatë një ore sa u mbajt në polici, u pyet se kush ka armë në lagjen e tij në “Tavnik”, ndërsa policët edhe i plaçkitën cigare në vlerë prej 320 dinarësh.
Sot, nga ora 8:00 deri në orën 12:00, policia serbe në afërsi të tregut të pemëve në Mitrovicë, legjitimuan dhjetëra të rinj shqiptarë.
7 nëntor 1998
Njoftohen emrat e 5 shqiptarëve të vrarë dje në Opterushë të Rahovecit
Nënkëshilli i KMDLNJ-së në Prizren bëti sot të ditur emrat e pesë të rinjve shqiptarë, të vrarë dje nga forcat serbe në Opterushë të Rahovecit.
Të vrarit janë Xhelal Hajda (31) e Selajdin Mullaabazi (30) nga Rahoveci, Bektesh Halili nga Gllavatini i Vushtrrisë, Hamdi Hajrizi nga Strofci i po kësaj komune dhe Nezir Ymeri nga Jezerci i Ferizajt, të gjithë pjesëtarë të UÇK-së.
Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.
Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.
Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe ndaj të pandehurit A.K., i cili akuzohet për fajde në bashkëkryerje.
Sipas aktakuzës, nga viti 2021 e tutje, i pandehuri E.K. ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë para me kamata dukshëm jo proporcionale. Përmes kësaj skeme, vetëm në emër të kamatave, i pandehuri ka përfituar mbi 400,000 euro nga viktima.
Për më tepër, E.K. e ka detyruar viktimën të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici përmes kanosjeve serioze me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri të vazhdueshme.
Në pamundësi për të shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie është përfshirë edhe viktima e dytë B.B., nga i cili të pandehurit E.K. dhe A.K. kanë kërkuar shumën prej 550,000 eurosh shkak të grumbullimit të kamatave.
Përpjekja për marrjen e pronave: I pandehuri i ka kërkuar viktimës t’i kalojë në pronësi lokale afariste dhe një shtëpi me vlerë prej rreth 1 milion eurosh për mbulimin e kamatave.
Arrestimi nga Policia: Më 11 mars 2026, gjatë kohës kur të pandehurit po shoqëronin viktimën te përmbaruesi privat dhe noteri për kalimin e pronave, Policia e Kosovës ka ndërhyrë përmes masave të veçanta hetimore dhe i ka arrestuar ata në vendngjarje.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për “Pastrim të parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy automjeteve dhe dokumenteve noteriale. Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtore të të pandehurve dhe dënimin e tyre sipas ligjit. /E.A/
Komisioni Evropian ka publikuar një sërë udhëzimesh të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të përgatiten më mirë për situata emergjente dhe fatkeqësi të ndryshme, si ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike apo krizat e tjera të mundshme.
Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, e cila theksoi se orët e para të një emergjence janë vendimtare për mbrojtjen e familjeve dhe komunitetit.
Sipas rekomandimeve kryesore, çdo familje duhet të sigurojë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj bazë për të paktën 72 orët e para të një krize, si dhe të ketë të përgatitur një çantë emergjente për evakuim të shpejtë.
Edukimi dhe mbrojtja: Rekomandohet përfshirja e edukimit për krizat në kopshte e shkolla me aktivitete të përshtatura për fëmijët, si dhe masa të veçanta për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara.
Dita Evropiane e Gatishmërisë: Është propozuar që 23 tetori – data e themelimit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001 – të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë duke filluar nga viti 2027.
Testimet e mbrojtjes civile: Shteteve anëtare u kërkohet të zhvillojnë teste të rregullta gatishmërie dhe të garantojnë që qendrat kombëtare të mbrojtjes civile të funksionojnë 24 orë në ditë, edhe gjatë rënies së rrjeteve apo sulmeve kibernetike.
Strategjia mbështetet në raportin e ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, i cili bën thirrje për ndërtimin e një me këtë kulturë gatishmërie për shkak të fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike në Evropë. /E.A/