Kulturë

“Dita Jonë” kujton 130-vjetorin e vdekjes së Oliver Hardy

Oliver Hardy më 1915 ka luajtur filmin e tij të parë komedi, si protagonist.

Published

on

“Olio dhe Stelio mendohej se nuk do të duhej të kishin sukses, sepse ishin budallenj pa e ditur as vetë se ishin. Prandaj arsyeja që pëlqeheshin kaq shumë ishte se spektatorët ndiheshin superiorë ndaj tyre”. Me këtë shprehje “Dita Jonë” kujton 130-vjetorin e vdekjes së Oliver Hardy.

Oliver Hardy më 1915 ka luajtur filmin e tij të parë komedi, si protagonist. Më pas në Kaliforni u takua për herë të parë me partnerin e tij Stan Laurel, i cili më vonë do të bëhej Stelio i famshëm.

Gjatë viteve të arta të karrierës së tyre ata prodhuan 89 filma, ndër të cilët 30 me metrazh të shkurtër pa zë dhe rreth 40 të tjerë me zë. Pas shumë vitesh shkëlqimi është e pashmangshme, që të shfaqej edhe zbehja e suksesit.

Shëndeti i Oliver u përkeqësua dhe u nda nga jeta më 7 gusht 1957. Ndërsa Stan mbijetoi edhe 8 vjet dhe vdiq më 23 shkurt 1965, duke i dhënë fund çiftit komik më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.

Continue Reading

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen gjatë një darke me mikeshat e saj Kylie-n dhe Bella-n

Published

on

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles.

Themeluesja e brendit Rhode, doli për darkë së bashku me disa nga mikeshat e saj më të njohura, shkruan DailyMail.

Hailey u pa duke hyrë në restorantin luksoz Alba në West Hollywood, e shoqëruar nga mikeshat e saj të ngushta si Kylie Jenner dhe Bella Hadid.

E veshur me një fustan me pika bardh e zi që i theksonte linjat elegante dhe trupin e saj të hollë, Hailey shfaqej e buzëqeshur teksa mbante për dore Kylie-n në hyrje të restorantit.

Unaza e martesës nga Justin mund të dallohej duke shkëlqyer në dorën e saj të majtë, mes një koleksioni aksesorësh që përfshinte edhe një palë syze elegante të errëta – të veshura natën.

Ndërkohë, Bella kishte veshur një fustan të zi elegant, të ngushtë pas trupit, me një prerje katrore në pjesën e sipërme dhe fund pak nën gjunjë, që i nxirrte në pah figurën e supermodeles.

Kylie po ashtu tërhoqi vëmendjen duke veshur një fustan të ngushtë të zi.

Continue Reading

Magazinë

Jessie J flet pas operimit: Flokët po më bien si të çmendura!

Published

on

Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram detaje të reja për gjendjen shëndetësore, pas heqjes kirurgjikale të gjirit. 37-vjeçarja tregoi se trupi i saj ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se prej operacionit flokët i kanë filluar të bien.

“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni”, u shpreh ajo në një video të publikuar.

Jessie J tha se kanë kaluar pesë javë nga procedura kirurgjikale, por se gjendja e saj është përmirësuar: “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”.

Këngëtarja theksoi se gjinjtë e saj “ende nuk janë të sheshtë”, duke shpjeguar se ka implante dhe se zona është shumë e dhimbshme.

Ajo ndau edhe një detaj personal, duke treguar se djali i saj, Sky, ka qenë larg për dy javë:

“Jam e vetëdijshme që nuk mund të bëj gjithçka që duhet, por dua që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë, përfshirë djalin tim dhe fansat”.

Continue Reading

Magazinë

Ky detaj zbulon statusin e aktorit të njohur Liam Hemsworth

Published

on

Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks mund të janë fejuar, pasi modelja u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e fejesës.

Fundjavën e kaluar, Gabby u fotografua duke ecur përgjatë një hapësire me jahte në Ibiza, Spanjë, me një diamant që shkëlqente në gishtin e unazës në dorën e majtë. Në disa foto, ajo buzëqeshte teksa ia tregonte diamantit gjigant disa personave.

Gabriella dhe Liam, 35 vjeç, po bëjnë një udhëtim në Europë për të festuar ditëlindjen e vëllait të aktorit, Chris Hemsworth, që mbushi 42 vjeç.

Në ditëlindjen e yllit të “Thor”, më 11 gusht, Liam postoi një foto me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Chris dhe Luke, dhe uroi djalin e ditëlindjes. Në këtë udhëtim u panë Matt Damon dhe Rita Ora me bashkëshortin Taika Waititi.

Liam dhe Gabby u lidhën për herë të parë në dhjetor 2019. Dalja publike ndodhi katër muaj pas ndarjes së Liam nga Miley Cyrus, me të cilën ishte i martuar për më pak se një vit dhe kishte një lidhje me ulje-ngritje për 1 dekadë.

Çifti e bëri lidhjen zyrtare në Instagram në nëntor 2020 e u shfaqën në tapetin e kuq në nëntor 2022 për premierën e “Poker Face” në Sydney.

Continue Reading

Të kërkuara