

Aktualitet
Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit
Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.
Published
2 years agoon
By
UBT newsSot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune.
Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.
24 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.
Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.
Sakrifica e tetë dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nderua nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare.
Bota
UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza
Published
9 minutes agoon
May 30, 2025By
UBTnews
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë në X se në Aman, tre orë larg me makinë nga Gaza, “kemi furnizime të mjaftueshme për të mbështetur mbi 200,000 njerëz për një muaj të tërë”.
UNRWA kërkon që të hiqet bllokada izraelite ndaj shpërndarjes të këtyre ndihmave.
“Mielli, pakot ushqimore, pakot higjienike, batanijet dhe furnizimet mjekësore janë gati për t’u shpërndarë”, shtoi agjencia, duke kërkuar përsëri lejimin e pakufizuar të ndihmës në Gaza, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga marsi.
Bota
SHBA-ja në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë
Published
29 minutes agoon
May 30, 2025By
UBTnews
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.
“Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt“, tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.
Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë.
Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.
“Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje… Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, por dëshiron t’i shohë paraprakisht propozimet e Rusisë për përfundimin e luftës.
“Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në takimin e radhës, por duam të kemi një diskutim konstruktiv”, tha Andriy Yermak.
“Kjo do të thotë se është e rëndësishme të marrim draftin e Rusisë”, shtoi ai.
Peskov e quajti kërkesën e tij “jokonstruktive”.
Ukraina tha se i ka dorëzuar tashmë Rusisë vizionin e saj për një marrëveshje paqeje.
Zelensky e akuzoi Rusinë për “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për paqe para takimit të propozuar në Stamboll.
“Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që premtuan dhe që gjoja është përgatitur prej më shumë se një jave, nuk është parë ende nga askush”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.
“Ukraina nuk e ka marrë atë. As partnerët tanë nuk e kanë marrë. As Turqia, që e priti takimin e parë, nuk ka marrë agjendën e re”, tha ai. “Pavarësisht premtimeve të kundërta, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj presidentit Trump: një tjetër mashtrim rus”.
Rusia tha se do të përdorë takimin e 2 qershorit për të paraqitur një “memorandum” që përshkruan kushtet e saj për një marrëveshje për paqe.
“Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum delegacionit ukrainas dhe të ofrojë shpjegimet e nevojshme gjatë rundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë më 28 maj.
Lavrov tha se memorandumi do të shpjegojë pikëpamjet e Rusisë “për të gjitha aspektet e kapërcimit në mënyrë të besueshme të shkaqeve rrënjësore të krizës”.
Medinsky, shkencëtar politik rus dhe ish-ministër i Kulturës, udhëhoqi ekipin negociator të Rusisë më 16 maj gjatë rundit të parë të bisedimeve të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Lavrovin dhe përshëndeti këmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.
“Sekretari përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe në mirëbesim me Ukrainën si rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Bruce.
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 28 maj se do të përcaktojë brenda “rreth dy javëve” nëse Putin është serioz për t’i dhënë fund luftës.
“Do të zbulojmë nëse po na zvarrit apo jo, dhe nëse po, atëherë do të reagojmë ndryshe. Por, kjo do të kërkojë rreth një javë e gjysmë, dy javë”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë./REL/

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 44 persona, përfshirë 23 në një sulm ndaj një shtëpie në pjesën qendrore të territorit palestinez më 29 maj.
“Dyzet e katër persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës”, tha për AFP-në zyrtari i kësaj agjencie, Mohammad al-Mughayyir.
Ai shtoi se 23 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelite ndaj familjes Qreinawi në kampin e refugjatëve Al-Bureij.
Mughayyir po ashtu raportoi se “dy persona u vranë dhe disa të tjerë gjatë të shtënave mëngjesin e sotëm në qendrën amerikane të ndihmës në boshtin Morag, në jug të Rripit të Gazës”.
Kur AFP-ja pyeti lidhur me sulmet në Al-Bureij, ushtria izraelite tha se po e heton këtë rast.
Qendra, që udhëhiqet nga një organizatë që mbështetet nga SHBA-ja, është pjesë e planit të ri të shpërndarjes së ndihmave në Gazë dhe Izraeli ka thënë se synon të mbajë larg ndihmat nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – por, plani është kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe BE-ja.
Ushtria izraelite, ndërkaq, tha se ka goditur “dhjetëra caqe terroriste në mbarë Rripin e Gazës” gjatë ditës së kaluar.
Një muaj më herët, Izraeli rinisi ofensivën në Rripin e Gazës, pas një armëpushimi të shkurtër.
Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj./REL/
Bota
Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
Published
19 hours agoon
May 29, 2025By
UBTnews
Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejmë të raporteve me komunitetin ndërkombëtar, tashmë të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.
Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdimisht dënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat ajo i cilëson të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Vendbanimet shihen si një nga pengesat kryesore për paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Vendimi për të ndërtuar vendbanime të reja, që është marrë gjatë mbledhjes së kabinetit për siguri të Izraelit, u bë publik nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili po ashtu është kolon, dhe nga ministri për Mbrojtje, Israel Katz, i cili është përgjegjës për menaxhimin e komuniteteve.
“Kemi ndërmarrë një vendim historik për zhvillimin e vendbanimeve: 22 komunitete të reja në Xhudea dhe Samaria, rinovimi i vendbanimit në veri të Samarias dhe përforcimi i boshtit lindor të shtetit të Izraelit”, tha Smotrich përmes një postimi në X, duke përdorur termin izraelit për jugun dhe veriun e Bregut Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar që ka nga viti 1967.
“Hapi i radhës: sovraniteti”, shtoi ai.
Katz tha se nisma “ndryshon fytyrën e rajonit dhe formëson të ardhmen e vendbanimeve në vitet në vijim”.
Ndërkaq, përmes një deklarate Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dënoi lëvizjen duke e cilësuar si “konfirmim të mëtejmë se pushtimi kriminal zionist vazhdon të imponojë fakte në terren, duke përshpejtuar hapat për të bërë hebraike tokën palestineze përmes planit të aneksimit”.
Vendimi i Izraelit është dënuar edhe nga aleati perëndimor, Jordania, që e cilësoi si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që minon mundësitë për paqe duke thelluar okupimin”.
Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar në Telegram, partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky ishte “një vendim që merret një herë brenda një brezi”, duke shtuar se nisma është udhëhequr nga Smotrich dhe Katz.
“Vendimi po ashtu përfshin themelimin e katër komuniteteve përgjatë kufirit lindor me Jordaninë, si pjesë e forcimit të boshtit të Izraelit, sigurisë kombëtare dhe kontrollit strategjik mbi zonën”, u tha në deklaratë.
Partia publikoi një hartë që tregonte 22 vendbanimet e shpërndara në të gjithë territorin.
Dy nga vendbanimet, Komesh dhe Sa-Nur veçmas janë simbolike. Të gjendura në veri të Bregut Perëndimor, praktikisht ato më herët kishin qenë vendbanime, pasi nga to më 2005 ishin evakuuar kolonët si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza.
Qeveria aktuale e Netanyahut, e formuar më 2022 me mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, është ekzekutivi më i djathtë në historinë e Izraelit.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare që kundërshtojnë vendbanimet thonë se është përshpejtuar ritmi drejt aneksimit de facto të Bregut të pushtuar Perëndimor, veçmas që nga nisja e luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023./REL/

UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

SHBA-ja në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Shakira thyen rekorde historike me turneun “Las Mujeres Ya No Lloran” – pavarësisht rrëzimit në skenë

PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRRE-së

Al Nassr deklarohet për çështjen e kontratës së Cristiano Ronaldos

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë

Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Rizvanolli akuzon OEK për pengesa
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur