Lajmet

Dita e Demokracisë, Konjufca: Transparenca, një prej elementeve thelbësore

“Gëzohem po ashtu që kjo ditë ndërkombëtare e demokracisë po shënohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës hapi dyert për të gjithë qytetarët që duan ta vizitojnë. Me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca vlerësoi se transparenca është një prej elementeve thelbësore të një qeverisje demokratike, derisa potencoi se këtë vit po festohet kjo ditë më ndryshe meqë është bërë anëtarësimi i vendit tonë në partneritetin për qeverisje të hapur.

Konjufca e quajti testament të së kaluarës ndërtimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit dhe arritjen e lirisë dhe pavarësisë.

“Po e shënojmë bashkërisht këtë ditë të rëndësishme e cila na e rikujton edhe njëherë rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes por edhe sfidat që e rrezikojnë shëndetin e demokracisë, por edhe që e kanë tendencën për ta minuar atë. Gëzohem po ashtu që kjo ditë ndërkombëtare e demokracisë po shënohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe kësaj radhe, ajo shënohet me aktivitete të shumta edhe së bashku me grupet e ndryshme shoqërore, aktivitete këto që po e promovojnë hapjen e institucionit të Kuvendit të Kosovës ndaj publikut. Ky është edhe qëllimi i festimit të kësaj dite. Këtë ditë, sivjet po e shënojmë edhe me një lajm të mirë që e morëm para pak ditësh, që është anëtarësimi i Republikë së Kosovës në partneritetin për qeverisje të hapur. Transparenca është një prej elementeve thelbësore të një qeverisje demokratike. Kjo e rritë besueshmërinë e publikut dhe të shoqërisë në institucionet tona dhe në të njëjtën kohë edhe e bën qytetarin hisedar të vendimmarrjes dhe pjesëmarrës në procesin demokratik”, tha Konjufca.

Po ashtu, edhe kryetarja e Forumit për Transparencë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e cilësoi si moment të rëndësishëm shënimin e kësaj dite, meqë sipas saj Kosova ka shënuar progres të madh sa i përket demokracisë.

“Shënimi i kësaj dite është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse reflektojmë mbi progresin dhe sfidat që i kemi kaluar ne si vend dhe sigurisht mbi ato që po kalojmë për të arritur progresin e dëshiruar. Sot, teksa po e shënojmë këtë ditë na gëzon fakti se progresi që ka shënuar Kosova në këtë drejtim ka qenë mjaft i madh. U radhitëm vetëm të tretit në botë sa i përket të qenit demokratik nga raportet e nxjerra nga Freedom House, çfarë na bënë pra shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, dhe përtej kësaj. Ky progres është arritur, sepse në të gjithë këtë proces ka pasur përfshirje të qytetarëve, përfshirje të shoqërisë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse, për të ndërthurur vlerat e demokracisë me iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie në nivel qytetar”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së dhe njëkohësisht anëtare në Forumin për Transparencë, Blerta Deliu Kodra tha se Kosova është një shembull i mirë për ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe demokratike.

“Pa dyshim që Kosova përbën një shembull të mirë të rrugëtimit të saj për të ndërtuar institucione të pavarura dhe demokratike. Dhe për këtë duhet një falënderim i madh për përpjekjet shumë vjeçare që janë bërë për të konsoliduar shtetin e Kosovës dhe për të bërë që parimi i gjithë përfshirjes i gjeneratave të reja, i pjesëmarrësve aktiv, i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës të jetë gur themel në ndërtimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, përkundër një përpjekje të gjatë që është bërë, forumi ka bërë një punë të mirë dhe natyrisht është një vlerësim i përgjithshëm që forumi për Transparencë Parlamentare brenda Kuvendit të Kosovës, bashkë me organizatat e shoqërisë civile, me akterë të tjerë, me staf të Kuvendit të Kosovës, është përpjekur që këtë institucion ta bëjë sa më të hapur dhe me të qasshëm për qytetarët dhe të gjitha kategoritë”, tha Deliu-Kodra.

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara