Lajmet

Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kjo është bërë e ditur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Published

on

Komuna e Zveçanit është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në njoftimin e kësaj partie është theksuar se votimi është bërë me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zveçani është bërë komuna e katërt në veri të vendit e anëtarësuar në Asociacionin e Komiunave të Kosovës, pasi ditë më parë të njëjtin vendim e rmorën Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Lajmet

Osmani nga Parisi: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) është ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Momente si këto sipas Osmanit forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë gjobat e PZAP-së më 9 shkurt për disa parti politike

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 9 shkurt ka publikuar disa gjoba që ka shqiptuar shkaku i ankesave të bëra nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimeve të publikuara, dy gjoba i ka marr Lëvizja Vetëvendosje shkaku i ankesave të Lidhjes Demokratike, derisa një gjobë e ka marr Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas ankesës së LVV-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 6 mijë euro pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka drejtuar ankesë me pretendimin se në një tubim politik në një kafene, kandidati i LVV-Guxo Faton Peci ka përmendur LDK-në.

LVV poashtu është gjobitur në vlerë prej 2 mijë euro pas ankesës së LDK-së për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku pretendohet se kanë marrë pjesë edhe fëmijë.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gjobitur në vlerë 3 mijë euro pas ankesës së Vetëvendosjes.

Shkak ka qenë një takim i kryetarit të Suharekës, njëherësh kandidatit për deputet Bali Muharremaj me punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Continue Reading

Bota

Trump fal plotësisht Rod Blagojevich, ish-guvernatori mund të emërohet ambasador në Beograd

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar faljen e plotë për ish-guvernatorin e Illinois, Rod Blagojevich, i cili u dënua me 14 vjet burg për korrupsion dhe mashtrim, përfshirë përpjekjen për të shitur vendin e Senatit pas zgjedhjes së Barack Obamës si president. Trump, i cili në vitin 2020 e kishte lehtësuar dënimin e tij pas tetë vitesh burg, e cilësoi Blagojevich si “një njeri shumë të mirë që nuk e meritonte atë që ndodhi”.

Pas faljes, emri i Blagojevich po përmendet si kandidat i mundshëm për ambasador të SHBA-së në Beograd. Me origjinë serbe dhe familje nga Kragujevaci dhe Hercegovina Lindore, ai është shprehur më parë për rrënjët e tij dhe për babanë e tij, i cili kishte luftuar kundër komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kandidatura e tij për ambasador mbetet e pasigurt, pasi pritet kundërshtim nga demokratët dhe ndasi brenda republikanëve në Senat.

Blagojevich dhe Trump njihen prej dekadash, dhe ai madje ka qenë pjesë e reality show-t të Trump “Celebrity Apprentice” në vitin 2010, pak para se të dënohej për korrupsion. Marrëdhënia e tyre e gjatë mund të ketë ndikuar në vendimin e Trump për ta falur, por mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të marrë një post diplomatik./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Ende nuk ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në qendrën “1 Tetori”

Published

on

By

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar që sot do të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet, në Qendrën komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ende nuk ka nis ky proces.

Përveç materialit zgjedhor për të cilin po kujdeset Policia e Kosovës në hapësirat e qendre “1 Tetori” ishin edhe disa zyrtarë të KQZ-së por që nuk ndan informacione se kur pritet të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

Continue Reading

Të kërkuara