Lajmet
Dita Botërore e Postës
Published
1 year agoon
By
UBT NewsSot, më 9 tetor, festohet Dita Botërore e Postës, një ngjarje e rëndësishme që shënon themelimin e Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874 në Bernë, Zvicër. Kjo ditë u caktua në vitin 1969 nga Kongresi i UPU-së në Tokio dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit për rolin e rëndësishëm që ka posta në jetën e përditshme dhe në zhvillimin social-ekonomik të vendeve anëtare.
Historiku i postës në Kosovë ka filluar që nga periudha osmane, kur shërbimet postare filluan të organizoheshin. Pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi postar u modernizua dhe gjatë kohës së Jugosllavisë Socialiste, u krijuan zyrat postare në shumë qytete. Pas luftës në vitin 1999, Posta e Kosovës u themelua nga UNMIK në vitin 2000 dhe ka vazhduar të zhvillohet, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh moderne për qytetarët dhe bizneset.
Me rastin e Ditës Botërore të Postës, Posta e Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, partnerët, institucionet dhe punonjësit e saj për përkrahjen dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm. Posta e Kosovës siguron që çdo letër, pako dhe transaksion financiar të arrijë me shpejtësi dhe siguri. Përmes rrjetit të saj të gjerë dhe shërbimeve moderne, ajo luan një rol të rëndësishëm në komunikim dhe zhvillim ekonomik, duke ndihmuar qytetarët dhe institucionet në arritjen e qëllimeve të tyre.
“Si partner i besuar në jetën tuaj të përditshme, Posta e Kosovës garanton që çdo letër, pako dhe transaksion financiar të arrijë shpejt, me siguri dhe përkushtim. Përmes rrjetit tonë të gjerë dhe shërbimeve moderne, ne luajmë një rol kyç në komunikim dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ndihmuar qytetarët, bizneset dhe institucionet në realizimin e qëllimeve të tyre.Në këtë botë gjithnjë e më të ndërlidhur, Posta e Kosovës mbetet partneri juaj i besuar, duke qëndruar pranë çdo qytetari, biznesi dhe institucioni, duke ju shërbyer me krenari çdo ditë. Së bashku për një të ardhme të ndritur – Posta e Kosovës, gjithmonë me ju në çdo hap!“, shkruhet nga Posta e Kosovës./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Published
1 hour agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.
Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.
Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.
Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Lajmet nga UBT
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Published
1 hour agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.
I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.
Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.
Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.
Lajmet
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Published
3 hours agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.
Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.
“Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim
Lajmet
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Published
3 hours agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture të policisë dhe një veture me targa vendore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.
Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorit
Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova
Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
