Shëndet

Dita Botërore e Mushkonjave

Published

on

Dita Botërore e Mushkonjave shënon datën kur u zbulua lidhja në mes të mushkonjave dhe sëmundjes së malaries.

Në këtë ditë të vitit 1897, u identifikua lidhja në mes të malaries dhe mushkonjave nga mjeku britanik Sir Ronald Ross. Ai po ashtu zbuloi se mushkonja femër Anapheles ishte transmetuesja e sëmundjes. Në vitin 1902, Ross mori çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi.

Rreth një mijë e 500 raste të malaries shënon çdo vit në SHBA. Shumica e këtyre rasteve janë udhëtarë apo emigrantë që hynë në vend nga pjesë të botës ku malaria është e zakonshme, përcjell KosovaPress.

Qëllimi i kësaj dite është të shtohet vetëdija rreth shkaktarëve të malaries, si dhe të mësohen mënyrat për ta ndaluar atë. Duke ditur që mushkonjat bartin me vete edhe virusin e rrezikshëm Zika, kjo ditë bëhet edhe më e rëndësishme, të kuptohet rëndësia dhe nevoja e shmangies së kontaktit me mushkonjat.

Shëndet

Tension i lartë? Ja metodat natyrale që ndihmojnë

Published

on

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente që shoqërohen me efekte anësore.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Lëng Limoni

Ujë

Një limon

Shtrydheni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes para se të hani ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhër

Përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut e largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Ato stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes para se të hani ushqim.

Uthull Molle dhe Sodë Buke

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Uthulla e mollës përmban sminerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Ato janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull, majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumoni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Dy filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e Parkinsonit

Published

on

Deri më sot janë kryer të paktën 19 studime që kanë hetuar rolin e kafesë në sëmundjen e Parkinsonit. Rezultatet tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e Parkinsonit me rreth një të tretën.

Përbërësi që bën ndryshimin është kafeina. Kjo shpjegon pse edhe çaji, që përmban kafeinë, ka efekte mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk ka treguar të njëjtat përfitime.

Ashtu si fitoushqyesit që gjenden në frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti neuro-mbrojtëse. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimet që shkaktohen nga pesticidet dhe neurotoksinat e tjera.

Si ndikon kafeja te pacientët me Parkinson?

Në një studim, pacientëve me Parkinson iu dha kafeinë në sasi të barabartë me dy filxhanë kafe në ditë (ose 4 filxhanë çaji të zi a 8 filxhanë çaji jeshil).

Pas vetëm tre javësh, u vunë re përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre. Duke qenë se një filxhan kafeje është i lirë dhe i lehtë për t’u konsumuar, kompanitë farmaceutike kanë tentuar ta shndërrojnë kafeinën në ilaçe eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina.

Megjithatë, këto barna nuk kanë dhënë rezultate më të mira se vetë kafeja, e cila mbetet zgjidhje më natyrale, më e lirë dhe më e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Roli dhe rëndësia e vitaminës F në trup

Published

on

Vitamina F nuk është vitaminë në kuptimin klasik, por përfshin dy acide yndyrore thelbësore.

Acidi alfa-linolenik (ALA) – nga familja omega-3

Acidi linoleik (LA) – nga familja omega-6

Këto yndyrna janë jetike për funksionimin e trupit, veçanërisht për shëndetin e trurit, zemrës dhe qelizave. Trupi nuk i prodhon vetë, ndaj duhen marrë përmes ushqimit si vajra vegjetalë, fara dhe arra.

Funksionet kryesore:

Sigurojnë energji (9 kalori për gram).

Mbrojnë qelizat duke formuar shtresën e tyre të jashtme.

Ndihmojnë në rritje dhe zhvillim, veçanërisht të trurit dhe shikimit.

Shndërrohen në yndyrna të tjera të nevojshme.

Marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, mpiksjen dhe funksionin imunitar.

Mungesa:

E rrallë, por mund të shkaktojë tharje të lëkurës, rënie flokësh, shërim të ngadaltë të plagëve dhe probleme të zhvillimit.

Acidi alfa-linolenik (ALA):

Ul inflamacionin.

Përmirëson shëndetin e zemrës.

Mbështet zhvillimin e fetusit.

Mund të ndihmojë në shëndetin mendor (depresion, ankth).

Acidi linoleik (LA):

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip 2.

Përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak.

Vitamina F është thelbësore për trupin, por duhet konsumuar në ekuilibër mes omega-3 dhe omega-6 për të ruajtur shëndetin optimal. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme?

Published

on

Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së vjeshtës, por zgjedhja e atyre që janë vërtet të ëmbla dhe të shijshme nuk është gjithmonë e lehtë.

Për të mos gabuar, mjafton t’i kushtoni vëmendje disa shenjave të thjeshta që tregojnë cilësinë dhe pjekurinë e frutit.

Së pari, ngjyra e lëvores është treguesi i parë i rëndësishëm. Një ngjyrë portokalli e thellë dhe e njëtrajtshme tregon se mandarina është e pjekur dhe me shije të ëmbël, ndërsa nuancat e gjelbra nënkuptojnë se fruti nuk ka arritur ende pjekurinë e plotë ose është më pak i lëngshëm.

Pesha në raport me madhësinë është një tjetër tregues. Mandarinat që duken më të rënda për masën e tyre zakonisht janë më të mbushura me lëng, ndërsa ato më të lehta priren të jenë më të thata dhe me më shumë fibra.

Edhe tekstura e lëvores jep informacione të vlefshme. Një lëvozhgë e lëmuar, me shkëlqim dhe që ndahet lehtë tregon një frut të pjekur e të lëngshëm. Një lëvozhgë e rrudhosur ose shumë e thatë mund të sinjalizojë se mandarina është e tejpjekur ose e tharë. Lëvozhga duhet të jetë e butë dhe elastike, por jo ngjitëse, pasi kjo tregon mungesë lëngu.

Mos harroni as aromën. Një erë e ëmbël, e freskët dhe intensive është shenjë e një mandarine të pjekur dhe të shijshme. Nëse fruti nuk ka aromë të fortë, gjasat janë që të mos ketë arritur ende pjekurinë e duhur dhe shija të jetë më e zbehtë.

Edhe forma dhe madhësia luajnë rol. Mandarinat pak të rrafshuara ose ovale priren të kenë më shumë tul dhe lëng, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më pak të lëngshme. Nëse i kushtoni vëmendje këtyre detajeve, do të mund të zgjidhni gjithmonë mandarina të freskëta, të ëmbla dhe plot aromë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara