Lajmet

​Dita Botërore e Higjienës Menstruale, kërkohet të hiqet taksa për produktet esenciale

Published

on

Me fushatën “Peceta nuk është luks”, Qendra për Informim Kritik dhe Aksion (QIKA), në ditën ndërkombëtare të higjienës, kanë nisur kampanjën një javore me qellim të heqjes së taksës 18% nga institucionet e Kosovës për pecetat menstruale.

Sipas organizatores nga QIKA, Medinë Dauti, është shumë e rëndësishme që taksa të hiqet pasi siç ka thënë ajo, pecetat menstruale nuk duhet të konsiderohen si tabu apo luks por duhet të jenë të qasshme për secilën femër falas ose zvogëlim të taksës për këto produkte.

“Kjo taksë përpos që është seksiste, njëkohësisht i konsideron produktet menstruale si produkte luksi, ne që katër vite radhazi jemi duke kërkuar të hiqet kjo taksë ose të paktën me u zvogëlu meqenëse qasja në produkte menstruale nuk duhet konsideruar si luks por domosdoshmëri për secilën grua apo vajzë ose person që menstruon. Sot kemi dal me shpërnda peceta menstruale falas në shesh”, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka theksuar se QIKA, është munduar në katër vitet e fundit të krijojë fushata për heqjen e stigmatizimit për ciklin menstrual dhe për Dautin e rëndësishme është që edhe institucionet të merren me zgjedhjen e këtij problemi sa më shpejt.

“Kemi dalë në shesh për ta festuar ditën ndërkombëtarë të higjienës menstruale, QIKA për të katërtin vit radhazi organizon kampanjën e cila është një javore, kampanja titullohet fushata kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve njëkohësisht në kuadër të kampanjës kemi specifikisht fushatën që e zhvillojmë “peceta nuk është luks” ku përmes kësaj kampanje ne bëjmë thirrje në institucione të Kosovës për ta hequr taksen prej 18% që i taksojnë produktet menstruale”, tha ajo.

Ndërsa për disa nga qytetarët, këto kampanja që janë ndërmarrë nga organizata QIKA janë mjaft të qëlluara dhe e përqafojnë idenë e krijuar për shpërndarjen e pecetave menstruale falas për femrat.

Për Shefkie Deliun kjo kampanjë është e mirë dhe duhet të vazhdohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të bëhet përkrahje më e madhe për gjininë femërore në lidhje me ciklin menstrual.

“Unë jam e gëzuar që po dilni kështu e po i përkrahni femrat, shumë, shumë. Ma mirë nuk ka”, tha ajo.

“Kampanja kundër varfërisë dhe stigmatizimit të menstruacioneve”, do të vazhdojë të jetë e qasshme për qytetarët për një javë ditë rresht, në të cilën do të jepen peceta menstruale falas me qëllim të ndërgjegjësimit dhe heqjes së tabuve në lidhje me ciklin menstrual.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara