

Botë
Dita Botërore e Hepatitit
Published
4 years agoon
By
UBT news28 korriku është zgjedhur Dita Botërore e Hepatitit, për nder të datëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.
Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi.
Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton infeksion në më tepër se 200 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 4000 deri 5000 njerëz vdesin si pasojë e problemeve kronike nga hepatiti B.
Ky virus merret kryesisht me anë të kontaktit me gjak të infektuar ose nga kontakti i ngushtë me sipërfaqet e njoma të trupit, si gjatë marrëdhënieve seksuale. Foshnjat mund të ekspozohen ndaj hepatitit B gjatë lindjes.
Ndaj nënave u bëhen analizat gjatë shtatzënisë. Foshnjat dhe fëmijët mund ta marrin gjithashtu atë nga anëtarët e familjes. Natyra e vaksinimit: Në nëntor të 1991-shit, Komiteti Këshillimor mbi Praktikat Imunizuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi vaksinimin e të gjitha foshnjave në Shtetet e Bashkuara.
Një dozë jepet gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por jo para moshës gjashtëmuajshe. (Praktika të veçanta përdoren për foshnjat e nënave, që janë zbuluar se kanë shenja të caktuara të hepatitit B në gjakun e tyre gjatë analizave para lindjes).
Për fëmijët që nuk janë vaksinuar që foshnja, vaksinimi mund të nisë në çdo moshë. Përderisa rruga kryesore për të marrë infeksionin janë marrëdhëniet seksuale, vaksinimi duhet bërë para se adoleshentët të bëhen aktivë seksualisht.
Gjithashtu, në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.
Lajmet
Izraeli fillon tërheqjen e trupave ushtarake në disa pjesë të Gazës
Published
2 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Mediat e huaja kanë raportuar se Izraeli ka filluar tërheqjen e tij të pjesshme ushtarake në Gaza shkruan BBC.
Ushtria izraelite thotë se një armëpushim është tani në fuqi pasi forcat e saj u tërhoqën në disa pjesë të Gazës.
“Trupat janë pozicionuar përgjatë vijave të dakorduara sipas planit të Trumpit, por do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershë”, tha ushtria.
Kjo vjen pasi qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin, e cila parasheh gjithashtu lirimin e pengjeve. Hamasi tani ka 72 orë për të liruar të gjithë pengjet izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
Kamionët e ndihmës pritet që më pas të vërshojnë për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës, shumica e të cilëve janë zhvendosur./S.K/KP/
Lajmet
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami
Published
2 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Paralajmërime për cunami janë lëshuar për disa vende pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 62 km në juglindje të qytetit Manay, në rajonin Mindanao, në një thellësi prej 22 km.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në SHBA tha se valë deri në 3 metra ishin të mundshme në rajon, me paralajmërimin që mbulonte edhe rajonet Sulawesi dhe Papua të Indonezisë.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priste dëme dhe lëkundje pasuese.
Presidenti fiLipinas, Ferdinand Marcos, tha se autoritetet po vlerësonin situatën në terren.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po përgatiten tashmë dhe do të nisin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Po punojmë pa ndërprerje për të siguruar që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të lutemi për sigurinë e të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, shtoi presidenti.
Ndryshe, tërmeti është ndër më të fuqishmit që kanë goditur “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit vitet e fundit, një zonë që ka më shumë se 800 tërmete çdo vit./S.K/EO/
Lajmet
Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin
Published
2 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.
Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh se askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj.
“Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë, mirëpo askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj. Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, u shpreh Trump.
Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial./S.K/KP/A2
Lajmet
Owen: Mbi 1.27 milion njerëz flenë rrugëve të Evropës çdo natë
Published
2 days agoon
October 10, 2025By
UBT News
Zëvendës-drejtoresha e Federatës së Organizatave Kombëtare që Punojnë me të Pastrehët në Evropë, Ruth Owen tha se sipas të dhënave të fundit evropiane, më shumë se 1.27 milion njerëz flenë në rrugë ose strehimore në të gjithë Evropën çdo natë.
Duke shënuar Ditën Botërore të Pastrehëve, Owen tha se mungesa e strehimit është shndërruar në krizë të thellë, sidomos në qytetet e mëdha.
“Përveç gjumit në rrugë dhe qëndrimit në akomodim për njerëzit e pastrehë, kjo do të përfshinte gjëra të tilla si qëndrimi me familjen dhe miqtë sepse nuk keni ku të shkoni tjetër, dhe kjo arrin në pothuajse 5% të popullsisë së BE-së (që) kanë përjetuar një formë të mungesës së strehimit në jetën e tyre.”, tha ajo.
Ajo shtoi se mungesa e strehimit është përkeqësuar në shumë qytete evropiane, duke përmendur Brukselin si një nga shembujt më të zymtë.
“Mendoj se hera e parë që u numërua popullsia e pastrehë në Bruksel ishte në vitin 2008, dhe ishte rreth 1.700 njerëz. Dhe tani është më shumë se 10.000. Njëra prej tyre është padyshim kostoja e strehimit në qytet,” vlerësoi ajo.
Gjermania ka popullsinë më të madhe të pastrehë në Evropë, me rreth 530.000 njerëz, tha Owen, duke shtuar se shifra pasqyron si një regjistrim gjithëpërfshirës ashtu edhe një përkufizim të gjerë të mungesës së strehimit.
Në Francë, numri i të pastrehëve u rrit me 20 mijë vitin e kaluar për të arritur në 350 mijë, sipas një raporti të vitit 2025 nga Fondacioni për të Pastrehët. Raporti përmendi ngecjen në ndërtimin e banesave, rritjen e çmimeve të qirave dhe mungesën e veprimeve qeveritare si faktorë kryesorë nxitës.
Gjithashtu tha se 2.7 milionë njerëz janë duke pritur për strehim publik në Francë, por vetëm 393 mijë prej tyre u ndanë për strehim të tillë në vitin 2023.
Raporti theksoi se deri më sot nuk janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të zgjidhur problemin e strehimit dhe ky problem mund të thellohet si rezultat i mungesës së vullnetit politik të shkaktuar nga krizat e vazhdueshme qeveritare.
Raporti tha se numri i personave të pastrehë u rrit me 130 për qind gjatë periudhës 2002-2022, duke vënë në dukje se numri i personave të pastrehë, i cili u regjistrua 330.000 vitin e kaluar, është rritur me 20.000 këtë vit, për të arritur në total prej 350.000.
Si zgjidhje për mungesën e strehimit, Owen rekomandoi rritjen e iniciativave të strehimit publik dhe rregullimin e tregut të strehimit.
“Mendoj se duhet ta bëjmë strehimin më të përballueshëm për njerëzit me të ardhura shumë të ulëta, duke përfshirë rregullimin e tregut të strehimit, ndërtimin e banesave publike dhe ofrimin e mbështetjes së të ardhurave për familjet. Finlanda është një histori e vërtetë suksesi. Ajo e uli popullsinë e saj të pastrehë nga rreth 20 mijë në 3 mijë gjatë dy dekadave,”, përfundoi ajo.

Deri në orën 13:00 votuan 16.53 për qind e qytetarëve

Pse çdo vit duhet të vizitosh një vend të ri?

Çka shkakton mungesa e proteinave në trup?

Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

Gështenjat – ushqimi i ngrohtë i vjeshtës që forcon trupin dhe shpirtin

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Giuseppe Gibboni mahnit Tiranën me violinën e tij Stradivari

Katër satelitë Starlink bien çdo ditë drejt Tokës, shkencëtarët paralajmërojnë për ndikim në atmosferë

Priscilla Presley përballet me akuza për fshehje pasurie dhe manipulim të trashëgimisë së Elvis
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Vendi1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega