Aktualitet

Disa zona të Prishtinës do të mbeten pa ujë të pijes

Kjo si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin fi 300 mm.

Published

on

Me të filluar nga ora 11:00, disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë ujë. Kjo si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin fi 300 mm.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se pa furnizim me ujë mbesin rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë.

“Gjatë ditës së sotme , ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në qendër të Prishtinës. Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty. Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Luan Haradinaj’, rruga ‘Rexhep Luci’, rruga ‘Hajdar Dushi’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Mujo Ulqinaku’, rruga ‘Robert Doll’ dhe disa rrugica në atë zonë”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

Në komunikatë thuhet edhe se rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, përfundon komunikata. 

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Smrekovnicë të Vushtrrisë: Humbin jetën dy të rinj

Published

on

By

Dy persona të moshës 22 dhe 24-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Personat e përfshirë u dërguan për trajtim mjekësor, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara