Lajmet

Disa persona janë marrë në pyetje në Kroaci për jahtin e zhdukur të oligarkut rus

Jahti luksoz ishte ankoruar në një marinë të Detit Adriatik.

Published

on

Disa persona janë sjellë për t’u marrë në pyetje nga policia kroate për jahtin e një oligarku rus e cila humbi nga një marinë.

Jahti luksoz ishte ankoruar në një marinë të Detit Adriatik dhe po mbahej si pjesë e sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj oligarkëve që kishin lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas raportimeve, ajo është lundruar drejt Turqisë dhe në vend të saj është një varkë tjetër.

Televizioni shtetëror HRT tha se jahti i zhdukur vlen rreth pesë milionë euro.

Mediat lokale kanë raportuar se i përket familjes së manjatit rus Alisher Usmanov dhe me sa duket është regjistruar zyrtarisht tek gruaja e tij.

Policia kroate nuk dha detaje rreth të dyshuarve apo hetimit.

Deklarata shtoi se oficerët kanë kryer kontrolle në disa lokacione, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet R.M., dyshohet se me forcat serbe mori pjesë në masakrën ndaj 34 civilëve shqiptarë në Malishevë më 1999

Published

on

By

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate të përbashkët, kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm në Prishtinë kanë arrestuar R.M. të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ai dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999 bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Tutje thuhet se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Continue Reading

Lajmet

KQZ nis certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Periudha e aplikimit për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve ka nisur më 26 qershor dhe përfundon më 13 gusht 2025, në orën 23:59.

Në grupin e parë, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (12 gusht 2025) është:

Continue Reading

Lajmet

Diplomojnë 107 oficerë doganorë

Published

on

By

Njëqind e shtatë oficerë doganorë kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe sot, më 12 gusht, u diplomuan në një ceremoni të organizuar nga Dogana e Kosovës, e cila shënoi njëkohësisht edhe 26-vjetorin e themelimit të saj.

Ngjarja u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë institucionalë dhe përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Në fjalimet e tyre, ata vlerësuan kontributin e Doganës në forcimin e sigurisë kufitare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Çmimet gjatë korrikut ishin nga 2 % deri në 20 % më të larta

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës vlerëson se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024. Kurse, inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3%  në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin korrik 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë tegrupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (20,9%), kafe, çaj dhe kakao (16,9%); energjie elektrike (16,6%); mish (12,7%); pemë (12,3%); perime (10,7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10,2%); vajra dhe yndyra (9,9%); shërbime hoteliere (8,2%); shërbime ambulantore (7,1%); qumësht, djathë dhe vezë (6,5%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); ujë mineral, pijejoalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1%); pije alkoolike (5,8%); shërbime financiare (5,2%); bukë dhe drithëra (5,0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,9%); kujdes personal (4,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,0%); prodhime ushqimore (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); këpucë (3,4%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira3,2%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2,3%); veshje (2,2%), transport rrugor i pasagjerëve (2,0%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Të kërkuara