Lajmet

Disa nga ngjarjet pozitive mjedisore nga fillimi i 2022

Shkëmbinj nënujorë të bardhë ende mund të mbeten burime të pasura të mikronutrientëve.

Published

on

Ky artikull do të ju njoftojë me disa prej zbulimeve pozitive sa i përket mjedisit të cilat kanë ndodhur së fundi.

Qyteti më i gjelbër i Evropës ka transport publik falas dhe autostrada për bletët
Me sa duket, mund të mësojmë shumë nga Talini. Kryeqyteti i Estonisë do të jetë Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për vitin 2023, për shkak të qasjes së tij inovative dhe moderne.

Ajo që është veçanërisht mbresëlënëse për Talinin është se dikur ishte shtëpia e një numri industrish shumë ndotëse. Është një shembull i mirë se si ndryshimi është gjithmonë i mundur.

Shkëmbinjtë koralorë të zbardhur mund të ofrojnë ushqim
Megjithëse shkëmbinjtë koralorë në të gjithë botën janë dëmtuar nga rritja e temperaturave të detit, duke çuar në zbardhjen e tyre në shkallë të gjerë – rezulton se këta shkëmbinj nënujorë të bardhë ende mund të mbeten burime të pasura të mikronutrientëve.

Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë përpjekjet për të parandaluar procesin e zbardhjes së koraleve, por do të thotë se aty ku është bërë dëmi, ka ende pak shpresë. Ky është një lajm veçanërisht i mirë për shumë komunitete bregdetare që mbështeten në shkëmbinj nënujorë për ushqim, transmeton UBT News.

Ky peshk i vogël meksikan është shpëtuar nga zhdukja
Ka diçka vërtet bindëse në çdo histori që ka të bëjë me një specie që kthehet nga pragu i zhdukjes! Ndonëse është sigurisht e tmerrshme që gjërat arritën në një pikë si kjo, historia gjithashtu tregon se ka gjithmonë shpresë – edhe kur rezultati më i keq i mundshëm dhe duket i pashmangshëm.

Ky rast i veçantë është magjepsës. Tequila splitfin u zhduk në vitin 2003 për shkak të aktivitetit njerëzor, por falë përpjekjeve të qendrave të ruajtjes, kolonitë e kësaj specie të vogël të ujërave të ëmbla po lulëzojnë përsëri.

Një start-up australian po lufton shpyllëzimin me dronë
Ndërsa kriza klimatike merr vëmendjen më të madhe, kriza e biodiversitetit është diçka që të gjithë duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje. Kjo është arsyeja pse projekti i kësaj kompanie, duke kombinuar AI me dronë, është kaq fantastik. Është një mënyrë më e shpejtë dhe më e lirë për të trajtuar shpyllëzimin.

Metoda është krijuar për të rritur shëndetin e ekosistemit përreth, duke qenë i kujdesshëm për të shmangur monokulturat dhe speciet jo-vendase.

Bërja e konferencave virtuale mund të zbusë ndjeshëm ndryshimet klimatike
U tronditëm kur mësuam se industria e konferencave globale (para pandemisë) prodhoi po aq emetime të gazrave serrë sa e gjithë Shtetet e Bashkuara. Është një sektor seriozisht ndotës, por një studim i fundit ka zbuluar se “prezenca” në më shumë ngjarje vetëm nga interneti mund të ketë disa benefite për planetin.

Sipas raportit të IPCC 2021, kemi 8,3-9,7 vite përpara se të kalojmë kufirin e ngrohjes globale prej 1,5 gradë. Por studiuesit thonë se zhvendosja e konferencave në internet mund ta zgjasë atë afat me rreth 1.5 vjet./UBTNews/

Lajmet

​Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është rritur numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe sociale.

Sipas ASK-së, rritje e numrit të përfituesve është shënuar në: skemën për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6%); skemën e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,6%); skemën për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0%); skemën e pensioneve bazike të moshës (7,5%); skemën e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,5%); si dhe skemën për veteranët e luftës (2,7%).

Po ashtu, rritje është shënuar edhe te skema e kompensimeve për personat e verbër (1,2%) dhe skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,8%).

Ndërsa, në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore me 27,5 %; skema për pensionet e Trepçës me 20,6 %; skema për pensionet familjare me 10,6 %; skema e ndihmës sociale me 10,3 %, skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës me 2,0 %, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës e1,4 %).

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, dr. Votim Hanoli dhe dr.Ferid Selimi, së bashku me koautoren Elda Sinani, publikuan punimin “Hedonizmi në epokën digjitale: Një analizë e përdorimit të rrjeteve sociale si burim kënaqësie”, në revistën ndërkombëtare “Architectural Image Studies”, e indeksuar në platformën Scopus.

Ky punim trajton marrëdhënien mes hedonizmit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në kontekstin e epokës digjitale. Në një shoqëri gjithnjë e më të ndërvarur nga teknologjia dhe komunikimi virtual, rrjetet sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përmbushjen e nevojave emocionale dhe psikologjike të individëve, përfshirë kënaqësinë e menjëhershme, vëmendjen dhe vlerësimin social.

Duke u mbështetur në teori të tilla si Teoria e Kultivimit (George Gerbner), dhe Teoria e kornizimit (Framing) e (Goffman), studimi eksploron motivimet hedoniste që qëndrojnë pas sjelljes së përdoruesve në platformat digjitale.

Për të analizuar këtë fenomen, u realizua një studim empirik ku të dhënat tregojnë se shumica e të rinjve e përjetojnë përdorimin e rrjeteve sociale si një burim kënaqësie të menjëhershme, sidomos në lidhje me marrjen e pëlqimeve, ndarjen e përmbajtjeve personale dhe ndërveprimet sociale. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve raportuan gjithashtu ndjenja boshllëku, ulje të vetëbesimit dhe varësi emocionale ndaj këtyre platformave.

Rezultatet sugjerojnë se rrjetet sociale funksionojnë si një mekanizëm i fuqishëm për përmbushjen e nevojave hedoniste, por gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me ndikimet afatgjata në mirëqenien psikologjike. Punimi përfundon me sugjerime për ndërgjegjësim mediatik dhe përdorim më të vetëdijshëm të teknologjisë dhe mediave sociale./UBTNews

Linku i revistës: Architectural Image Studies, 2184-8645

https://journals.ap2.pt/index.php/ais

https://www.scopus.com/sourceid/21101247624

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City

Published

on

By

Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Continue Reading

Të kërkuara