Shëndet

Disa mënyra si të kujdesemi për trurin, sipas ekspertëve

Published

on

Ndërsa jetojmë më gjatë, rreziku për sëmundjet që prekin trurin po rriten. Si mund të vonojmë shfaqjen e simptomave?

A duhet të heqim dorë nga çdo kënaqësi, apo ndryshime të vogla mund të bëjnë diferencë?

Neurologët do të të japin disa këshilla që mund t’i ndjekësh për të pasur një tru të shëndetshëm.

Kujdesu për shëndetin në përgjithësi

“Të gjitha gjërat e arsyeshme që vlejnë për shëndetin e trupit vlejnë edhe për shëndetin e trurit,” thotë Dr. Suzanne O’Sullivan, neurologe në spitalin e Neurologjisë në Londër dhe autore e librit “The Age of Diagnosis”.

Mos pi duhan dhe mos pi alkool çdo ditë

“Nëse do të dëmtosh trurin tënd, pi shumë duhan,” thotë Tom Solomon, profesor i neurologjisë në Universitetin e Liverpool-it. Po ashtu, “shumë alkool nuk zgjedhja më e mirë”, gjithsesi, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë plotësisht, por me terezi.

Stërvitu 3 herë në javë

Ka një lidhje të njohur mes aktivitetit fizik dhe shëndetit të trurit, thotë Dr. Richard Davenport, neurolog në Edinburg: “Funksionon në shumë nivele: psikologjik, metabolik, fiziologjik. Gjërat që janë të mira për enët e gjakut janë të mira edhe për trurin,” thotë ai. “Shumë raste të demencës lidhen me enë të dëmtuara gjaku. Aktiviteti fizik na mban në formë.” 

Qëndro me një këmbë

“Ka studime që tregojnë se aktiviteti fizik ndihmon jetëgjatësinë e trurit,” thonë ekspertët. “Rekomandojmë të qëndruarit me një këmbë në rutinë, sigurisht, edhe ecja, pasi mbështetet në ekuilibrin e njëanshëm dhe kjo bëhet thelbësore me moshën. Ushtrimet aerobike çlirojnë një substancë që ushqen trurin – faktori neurotrofik që buron nga truri – dhe ushtrimet me rezistencë ndihmojnë muskujt”.

Më pak gjalpë

Kur nuk je i/e sigurt, zgjidh vajin e ullirit!  “Zgjidh anti-oksidantë, yndyrna të pangopura dhe shmang mishin e kuq,” thonë ekspertët.
“Ka më shumë studime që tregojnë se dieta mesdhetare është shumë e mirë,” shtojnë ekspertët, duke vijuar: “Kur gatuaj, përdor vaj ulliri, jo gjalpë. Është shumë e lehtë të ndryshohet. Edhe ëmbëlsirat mund të bëhen me vaj ulliri.” Për vegjetarianët dhe veganët, ekspertët sugjerojnë suplemente me vitaminë B12.

Për të shmangur dhimbjet e kokës, pi ujë, jo kafe 

“Për dhimbjet e kokës, zgjidhjet janë të njëjta: aktivitet i rregullt, të pish të paktën 2 litra ujë në ditë, të mos konsumosh kafeinë, pa anashkaluar vakte dhe të kesh një orar gjumi të rregullt. Nëse i ndjek këto për tre muaj, dhimbjet tkurren. Të gjitha janë të mira edhe për shëndetin e trurit”, shprehen ekspertët.

Njihu me njerëz të rinj

Shëndeti i trurit lidhet me pasionet, thotë eksperti O’Sullivan, duke sugjeruar që kur ke kohë, të dalësh, të ndjekësh pasionet dhe të bësh miq të rinj.

Mëso diçka të re

Ekspertët thonë: “Instrumentet muzikorë dhe gjuhët e huaja aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Njerëzit që luajnë janë më pak të rrezikuar nga demenca dhe sëmundje të tjera të trurit”.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara