Lajmet

Disa mënyra për tu kujdesur për flokët gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ku flokët ndikohen më shumë.

Published

on

Flokët gjatë vjeshtës fillojnë të bien e dobësohen, e kjo për një mori arsyesh.

Duke filluar që nga stina e cila lëmë pas që i ekspozon flokët me një sërë faktorësh dëmtues siç është dielli, larja më e shpeshtë apo kripa e detit.

Por janë disa mënyra të shëndetëshme se si ta parandaloni këtë.

Zgjidhni shampon e duhur

Vera mund të lërë shumë kimikate në rrënjën e flokëve tuaj apo mbi skalp.

Kjo për shkak të ekspozimit ndaj kripës, klorit, kremrave të diellit apo kremrave stilues.

Prandaj provoni të përdorni një shampo purfikuese e pastruese për skalpin.

Filloni sezonin e ri menjëherë duke i bërë kokës një detoks të mirë skalpit tuaj duke përdorur një shampo të posaçme të paktën dy herë në javë.

Përdorni një shampo për zbokthin

Mungesa e lagështisë në verë rezulton në skalp të thatë të kokës e më shumë zbokth gjatë vjeshtës.

Zgjidhja për të irrituar këtë problem është që të përdorni shampo kundër zbokthit.

Gjithashtu sigurohuni që të përdorni maska të ndryshme të cilat i sigurojnë hidratim flokëve gjatë kësaj periudhe.

Elektrizimi i flokëve

Dihet që në vjeshtë flokët nuk qëndrojnë si duhet dhe elektrizohen sapo dilni nga shtëpia.

Kjo për shkak të lagështirës, shirave dhe mjegullës që e shoqërojnë këtë stinë.

Kështu pëe të luftuar këtë proces aspak të këndëshëm filloni të përdorni pak vaj bajamesh, argani ose kastori në majat e flokëve tuaj pasi i thani me tharëse.

Një mënyrë tjetër është që të shtoni disa pika vaj në shampon tuaj ose ta masazhoni vajin nëpër gjatësinë e flokëve teksa janë ende të lagur.

Kjo do t’i mbajë flokët tuaj më elastikë dhe me më shumë shkëlqim.

Mos i stiloni shumë

Të kesh gjithnjë flokë të bukur e të stiluar mund të jetë bukur në fillimet e këtij procesi, por jo kur flokët fillojnë e digjen.

Ndaj për shkak të gjithë arsyeve që renditëm më sipër zgjidhni një model flokësh që nuk kërkon shumë ndërhyre në stilim dhe është sa më natyral.

Gjithashtu mundohuni t’i shkurtoni flokët tuaj para se vjeshta të nisë në mënyrë që të hiqni majat e dëmtuara nga i nxehti i verës./AgroWeb.org

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara