Lifestyle

Disa mënyra për t’i bërë flokët më të trashë

Published

on

Ndërkohë që shumë njerëz kanë dëshirë që të kenë flokë më të trashë e më të shëndetshëm, ka disa mënyra për ta arritur këtë.

Uji i qepës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ai mund të përzihet edhe me vaj kokosi apo disa pika limoni dhe mund të shpëlahet duke përdorur shampo që nuk ka përmbajtje të sulfatit.

Uji i orizit mund të ndihmojë flokët duke e aplikuar me dorë apo më anë të një shisheje me spërkatës.

Vezët mund të ndihmojë për t’i trashur flokët duke i kombinuar me xhel të bimës aloe vera.

Larja e flokëve me shampo pa përmbajtje të sulfatit, dy deri në tri herë në javë ndihmon në trashësinë e tyre.

Ushqimi ndikon në trashësinë e flokëve, ushqimet që përmbajnë më shumë proteina hekur, e acidin yndyror omega 3 janë të domosdoshme për flokë të trashë. Mjetet e ngrohta si mashat për stilimin e flokëve mund t’i dobësojnë ato, këshillohet përdorimi sa më i vogël i tyre.

Krehja e shpeshtë ndihmon flokun të qëndrojë në formë dhe ndihmon me trashësinë. Vaji i ullirit, është i pasur me acidin yndyror omega 3 si dhe të tjera vlera ushqyese që ndihmojnë në fortësinë dhe trashësinë e flokëve. Aplikimi i këtij vaji në flokë ndihmon gjithashtu.

Lifestyle

Pse duhet t’i lini gjethet në oborr? Truku i thjeshtë që ndihmon natyrën dhe xhepin tuaj

Published

on

Një truk i thjeshtë, 100% natyral që kursen para, ndihmon kopshtin dhe planetin – gjithçka fillon nga gjethet në oborr.

Për shumë njerëz, pamja e fshesave dhe qeseve të mbushura me gjethe është pjesë e zakonshme e pastrimit vjeshtor. Megjithatë, ndërsa kopshtaria ekologjike ao bëhetmë e njohur, shumë po e vënë në dyshim këtë praktikë tradicionale.

Heqja e gjetheve nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë – përkundrazi, ato mund të jenë një ndihmë e madhe për kopshtin dhe mjedisin.

Pse është e rëndësishme të mos i hidhni gjethet?

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, çdo vit rreth 10 milionë ton mbetje kopshti përfundojnë në deponi, ku gjatë dekompozimit prodhojnë metan – një gaz me ndikim të fuqishëm në ngrohjen globale.

Në fakt, gjethet luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e tokës dhe ekosistemit.

“Ato veprojnë si një mulç natyral falas: ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, parandalojnë barërat e këqija, mbrojnë rrënjët e bimëve dhe rikthejnë lëndët ushqyese në tokë”, shpjegon Mary Phillips nga National Wildlife Federation.

Nëpër to kalojnë dimrin shumë insekte të dobishme, si larvat e xixëllonjave apo fluturat, ndërsa shërbejnë edhe si burim ushqimi për zogjtë gjatë muajve të ftohtë, shton arkitektja e peizazhit L. Be Laskowski-Sholar.

Si t’i mbani gjethet pa humbur pamjen e rregullt të oborrit?

Zgjidhja më e thjeshtë dhe natyrale është t’i lini gjethet aty ku bien.

“Kjo është mënyra më e mirë për të mbështetur pllenuesit dhe për të ruajtur ekuilibrin natyror”, thekson Phillips.

Nëse ju shqetëson ideja se mund të dëmtojnë barin, shpërndani në shtresë të hollë.

“Shtresa e lehtë dekompozohet gjatë dimrit e ushqen tokën, shtresat e trasha dëmtojnë barin në zonat e lagështa”, THA Krista De Cooke.

Një mënyrë tjetër është t’i shpërndani rreth pemëve ose në shtretërit e luleve, ku ato do të funksionojnë si mbulesë natyrale mbrojtëse kundër të ftohtit. “Në pranverë, bimët do ta shpërthejnë lehtësisht shtresën e gjetheve”, shton De Cooke.

Për pamje të rregullt, mund të vendosni një bordurë rreth pemëve ose të krijoni “rrethe gjetjesh”, për t’u dhënë atyre funksion të dukshëm estetik. Disa kopshtarë ekologjikë ndërtojnë “gardhe të vdekura”, struktura dekorative prej degësh ku mund të grumbullohen gjethet.

“Përdorni gurë ose trungje për të përcaktuar kufijtë, që tufat e gjetheve të duken të planifikuara, jo të shpërfillura”, këshillon De Cooke.

Gjatë dimrit, ato do të dekompozohen dhe do ta pasurojnë tokën për mbjelljet e pranverës.

Kujdes me vendin ku i lini gjethet

Mos i grumbulloni pranë hyrjeve, shtigjeve apo afër mureve të shtëpisë, pasi krijohet lagështi ose të tërhiqen insekte të padëshiruara. Në zonat ku ka rriqna apo brejtës, shtigjet duhet të mbahen të pastra.

Kur është koha më e mirë për t’i shpërndarë gjethet?

Ekspertët këshillojnë që kjo të bëhet në fillim të vjeshtës, para se të grumbullohen shumë dhe para se insektet të fillojnë të strehohen në to.

“Shumë insekte futen në shtresat e gjetheve sapo temperaturat bien 10°C, është mirë të veproni para këtij momenti”, shpjegon De Cooke.

Në pranverë, prisni para se t’i zhvendosni apo t’i përdorni për kompostim, insektet që dalin prej tyre ndihmon kopshtin të lulëzojë sërish.

“Lërini natyrën të bëjë punën e vet,” përfundon Phillips. “Gjethet që dikur i shihnim si mbeturina, janë në të vërtetë një dhuratë për tokën, për kopshtin dhe për planetin.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

Published

on

Të ftohtit gjatë stinëve të dimrit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të yndyrshme, duke ndikuar kështu edhe tek flokët.

Larja e flokëve gjatë dimrit mund të jetë e bezdishme, prandaj duke i larë më rrallë ato pa dyshim që duken më të yndyrshme.

Gjatë stinës së dimrit, disa njerëzve u pëlqen të bëjnë dush nën ujë të nxehtë, duke mos e ditur se kjo mund t’i bëjë flokët më të yndryshme.

Gjithashtu, shkaktar i yndyrës në flokë mund të jetë edhe përdorimi i një shampo të gabuar.

Një tjetër faktor është edhe vendosja e kapeleve, sepse mbështjellja e kokës për orë të gjata mund të shkaktojë djersitje më të madhe, gjë që i bën flokët të duken më të yndyrshëm dhe çon në shfaqjen e zbokthit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla e thjeshtë për të tharë rrobat më shpejt në dimër pa tharëse

Published

on

Me uljen e temperaturave dhe lagështinë e dimrit, tharja e rrobave në ambiente të mbyllura mund të bëhet një sfidë e vërtetë.

Ekspertja e organizimit të shtëpisë, Nicola Lewis, ka një këshillë që mund të përshpejtojë procesin pa nevojën e tharëses elektrike.

Sipas saj, pas përfundimit të ciklit të larjes në lavatriçe, është e dobishme të vendosni rrobat për një cikël shtesë rrotullimi, pa shtuar ujë.

Ky hap ndihmon që lagështia e mbetur të nxirret më shumë, duke i bërë rrobat më të thata dhe më të shpejta për t’u tharë.

“Vendosini rrobat dy herë në ciklin e rrotullimit! Do të dalin më pak të lagura dhe do të thahen shumë më shpejt,” këshillon Lewis.

Ky funksion, i pranishëm në shumicën e lavatriçeve moderne, shpesh injorohet, por është një zgjidhje ideale për ata që nuk kanë hapësira të jashtme ose tharëse elektrike gjatë muajve të ftohtë.

Në këtë mënyrë, mund të kurseni kohë dhe energji, duke mbajtur rrobat të thata dhe të freskëta edhe në dimër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Bimët që nuk i frikësohen dimrit, gjelbërim edhe pranë radiatorëve

Published

on

Kur temperaturat bien dhe shtëpia mbushet me nxehtësinë e thatë që vjen nga radiatorët, hapësira jonë e përditshme shndërrohet në një strehë të ngrohtë kundër të ftohtit.

Perdet ulen, qirinjtë ndizen, aroma e kafesë përhapet në ajër – por shpesh diçka mungon. Në atë qetësi të ngrohtë, ajri i thatë dhe mungesa e dritës fillojnë të ndihen, duke ndikuar në energjinë e shtëpisë.

Bimët e shtëpisë, këta “rojtarë” të vegjël të natyrës, janë të parat që e ndiejnë këtë ndryshim. Gjethet vyshken, toka thahet, ajri i ngrohtë bëhet sfidues për to.

Disa bimë jo vetëm që përballojnë këtë periudhë, por edhe lulëzojnë në të – duke sjellë jetë dhe harmoni në çdo cep të shtëpisë.

Ato duan ngrohtësinë e radiatorëve dhe pastrojnë ajrin, gjallërojnë atmosferën, sipas feng shui-t, nxisin energji pozitive, qetësi e mirëqenie. Nëse doni që shtëpia të mbetet e gjallë, e gjelbër e plot jetë gjatë dimrit, njihuni me pesë bimë që janë aleatët idealë të sezonit të ftohtë.

 Lulja e fierit – zonja klasike e gjelbërimit

Një ndër bimët më të vjetra në botë, është simbol i qëndrueshmërisë së natyrës. Me gjethe të buta e të harlisura, sjell në shtëpi ndjesinë e një pylli. Edhe pse pëlqen lagështinë, përshtatet me ngrohjen qendrore, mjafton t’i spërkatni gjethet herë pas here dhe ta mbani larg burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë. Fierët sjellin freski, qetësi dhe ekuilibër energjik, prandaj janë idealë për dhomën e ndenjes apo korridorin.

Orkideja – mbretëresha elegante që dashuron ngrohtësinë

Delikate në pamje, por e fortë në natyrë. Orkideja lulëzon edhe kur shumica e bimëve ndalojnë së rrituri. Kërkon temperaturë të qëndrueshme dhe dritë të moderuar, por jo diell të drejtpërdrejtë. Me kujdes minimal e pak spërkatje, sjell elegancë dhe qetësi në çdo ambient. Në ditët gri të dimrit, lulet e saj janë kujtesë se bukuria kurrë nuk shuhet – thjesht merr forma të reja.

Aloe Vera – minimalizëm dhe fuqi në një vazo të vetme

E njohur si “bima që shëron”, Aloe Vera ruan ujë e energji në gjethet e trasha, duke e bërë të përsosur për ajrin e that. Ajo kërkon pak ujë e shumë dritë. Në feng shui simbolizon pastrim, mbrojtje dhe forcë të brendshme. Vendoseni pranë kompjuterit ose në dhomën e gjumit për të balancuar energjinë dhe për të lehtësuar stresin.

Pahira – pema e fatit dhe begatisë

E quajtur ndryshe “druri i parave”, Pachira aquatica është simbol i harmonisë familjare dhe stabilitetit financiar. Edhe pse tropikale, është e lehtë për t’u mbajtur: i pëlqen drita e shpërndarë dhe lagështia e moderuar. Vendoseni në një qoshe të ndriçuar të dhomës së ndenjes dhe do të ndjeni se sjell energji të mirë dhe lehtësi në hapësirë.

Monstera – hijeshi tropikale që e do ngrohtësinë

Një ndër bimët më trend të viteve të fundit, Monstera është simbol i rritjes dhe vitalitetit. Ajo duron ajrin e thatë, mjafton t’i fshihen gjethet dhe të spërkatet herë pas here. Në feng shui përfaqëson vetëbesim dhe zhvillim. Edhe kur jashtë bie borë, gjethet e saj të mëdha mbeten kujtesë se ngrohtësia e vërtetë buron nga brenda nesh.

 Si t’i ndihmoni bimët gjatë sezonit të ngrohjes?

Kujdesuni për to duke:

Fshirë gjethet me një leckë të butë e pak të lagur.

Spërkatur me ujë të qëndruar në temperaturë dhome.

Shmangur vendosjen e saksive mbi radiatorë.

Vendosur një enë me ujë pranë radiatorit për të shtuar lagështinë.

Duke i dhënë kujdes bimëve, ushqeni edhe energjinë e shtëpisë suaj. Ato nuk janë vetëm dekor – janë terapeutë të heshtur, që sjellin qetësi, frymëmarrje dhe jetë në çdo stinë.

Në një dimër pa gjelbërim jashtë,  mbeten kujtesa më e bukur se jeta e rritja vazhdojnë edhe brenda katër mureve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara