Lajmet

Disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës e disa jo, cila është arsyeja?

Published

on

Në Kosovë, disa kompani serbe veprojnë në përputhje me ligjet lokale, ndërsa disa të tjera, si Posta e Serbisë, nuk janë regjistruar sipas normave të vendit, duke shkaktuar tensione dhe pyetje të shumta.

Posta e Serbisë, një institucion që ka ofruar shërbime për komunitetin serb dhe të tjera në Kosovë që nga periudha para luftës, u mbyll këtë javë në veri të vendit nga autoritetet kosovare. Ky hap u mor pasi Posta e Serbisë nuk kishte aplikuar për licencë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), duke e bërë të paligjshme operimin e saj në këtë zonë.

Në kontrast, dy kompani serbe që operojnë në Kosovë, MTS d.o.o. dhe Elektrosever, janë të licencuara dhe veprojnë sipas ligjeve të Kosovës. MTS d.o.o. ofron shërbime telekomunikacioni, ndërsa Elektrosever furnizon me energji elektrike komunat me shumicë serbe në veri dhe merret me faturimin e rrymës. Të dyja këto kompani operojnë me euro dhe lëshojnë faturat në këtë valutë, duke ndjekur procedurat e nevojshme për licencim dhe regjistrim.

Kryetari i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandar Popov, ka përmendur mosgatishmërinë e palëve për të arritur një marrëveshje për licencimin e Postës së Serbisë në Kosovë. Ai thekson se Serbia dhe Bashkimi Evropian insistojnë që çështja e shërbimeve postare të diskutohet në Bruksel, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme për Elektroseverin dhe MTS-në.

Sociologu dhe analisti politik në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, kritikon mungesën e transparencës në dialogun e Brukselit dhe thotë se asnjëra palë nuk ka arritur të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për problemin e Postës. Ekonomisti Sasha Gjogoviq gjithashtu thekson se është e rëndësishme të ketë një komunikim të vazhdueshëm dhe të ndihmohet përmes ndërmjetësimit të BE-së, ndërsa sugjeron se mund të ketë një “marrëveshje të pashkruar” që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ndjekë agjendën e tij në këtë periudhë vakumi.

Posta e Serbisë ofron shërbime financiare dhe mundësi për pagesa në dinarë serbë, që është bërë e vështirë pas fuqizimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ndalon përdorimin e dinarit. Mbyllja e degëve të Postës ka rënduar situatën për serbët në veri, të cilët tani përballen me sfida të mëdha për të kryer transaksione dhe për të marrë ndihmat që iu takojnë.

Analistët dhe ekspertët e ndryshëm besojnë se zgjidhjet për këtë çështje duhet të kërkohen nëpërmjet dialogut dhe negociatave ndërmjet palëve dhe BE-së, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme që do të përmirësojë situatën për serbët në Kosovë./UBTNews/

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara