Lajmet

Disa banorë kthehen në qytetin e fundit shkretë të Fukushimës

Banorët duhet të dalin jashtë qytetit për ushqime dhe nevoja të tjera të përditshme.

Published

on

Disa banorë të qytetit Futaba, qyteti i vetëm i pabanuar në Japoni që ende po shërohet nga efektet e rrezatimit nga shkrirja e centraleve bërthamore në vitin 2011, janë rikthyer të jetojnë për herë të parë që nga tërmeti masiv dhe cunami që i detyroi ata të largoheshin.

Shumicën e zonave të tjera, autoritetet i kanë shpallur të sigurta dhe i kanë rihapur ato pas përpjekjeve të shumta për dekontaminim gjatë dekadës së fundit.

Në Futuba, vetëm 15 nga 7 mijë banorët që jetonin atje përpara se ta godiste tragjedia, shprehën dëshirën e tyre për t’u kthyer këtë javë, për të provuar nëse mund të jetojnë aty.

Një rihapje e plotë e qytetit në bregun verilindor të Japonisë është caktuar për në qershor.

“Është hera e parë në 10 vjet e 10 muaj që kam parë të dalë ujë i rrjedhshëm”, tha Yuji Onuma për televizionin NHK.

Ai tha se mezi pret të gatujë petë të skuqura dhe të hajë së bashku me familjen e tij, kur ata të fillojnë jetën e tyre së bashku në këtë qytet më vonë këtë muaj.

Ai ishte atje vetëm për pak kohë të premten, bashkë me disa persona të tjerë, të cilët vitet e fundit kanë pastruar gradualisht shtëpitë e tyre.

Yoichi Yatsuta, një tjetër i kthyer, shpreson që zyrtarët e qytetit do të vazhdojnë rindërtimin për të rikthyer jetën sa më shumë që të jetë e mundur për t’i inkurajuar të rinjtë të kthehen.

Qyteti i tyre u godit më rëndë kur centrali bërthamor, Fukushima Daiichi, u shkri pas tërmetit me magnitudë 9.0, që shkaktoi valë cunami në bregdet, duke vrarë rreth 18 mijë njerëz, në mesin e tyre edhe më shumë se 50 qytetarë të qytetit Futaba.

Shumica e popullsisë u detyra të evakuohet në një qytet tjetër në prefekturën e Fukushimës, për shkak të rrezatimit dhe kontaminimit të zonës, e cila atëherë ka qenë kryesisht shkretë.

Pas zhvendosjes, shumë banorë të këtij qyteti, kanë gjetur punë në qytete tjera dhe thonë se nuk kanë interesim të kthehen.

Aktualisht, në këtë qytet, nuk ka shërbime mjekësore apo dyqane të mjaftueshme.

Banorët duhet të dalin jashtë qytetit për ushqime dhe nevoja të tjera të përditshme.

Më 11 mars të vitit 2011, tre reaktorët në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni u dëmtuan, që çoi në aksidentin e dytë më të madh bërthamor në histori.

Cunami që goditi centralin bërthamor shkaktoi rrjedhje radioaktive. Si pasojë e kësaj katastrofe, më shumë se 470.000 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe afro 18.500 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur nga cunami.

Continue Reading

Rajoni

Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se pas heqjes së masave kufizuese është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.

“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, nënvizoi Spiropali.

Continue Reading

Vendi

Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Në një konferencë për media, Konjufca theksoi se pritet thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.

“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Presim thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.

Nga ana e saj, Spiropali nënvizoi se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Tirana do të intensifikojë lobimin për njohje të reja të shtetit kosovar.

Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një trajtimi të drejtë dhe të paanshëm të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet.

“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare. Nuk mund të injorohet fakti se në Kosovë ka pasur spastrim etnik… Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri”, tha Spiropali.

Gjatë vizitës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet, ku do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më parë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për marrëveshje të reja.

“Biseduam për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë se brenda vitit 2026 do të mbahet një mbledhje në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, fushat me interes të përbashkët dhe të gjitha prioritetet që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, tha Spiropali.

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur deri tani tetë mbledhje të përbashkëta. E nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Tirana. /Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara