Lajmet

Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Janë në nivelin më të lartë të detyrës

Published

on

Kanë diplomuar 448 policë të gjeneratës së 60-të, të Policisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se polica po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Kurti potencoi se Policia e Kosovës këtë vit shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë tonë.

“Policia jonë po shton e forcon radhët e saj, duke qenë kështu në nivelin më të lartë të detyrës në zbatim të misionit të saj për mbrojtjen e qytetarëve, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Këtë vit Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj, sikurse vendi ynë që shënon 25 vjetorin e çlirimit. Një çerek shekulli liri, një çerek shekulli shërbim me përkushtim për të gjithë dhe pa dallim. Ajo ka promovuar vlerat e mira të shoqërisë sonë dhe i ka thyer barrierat e padrejta që përkojnë me detyrën dhe shërbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Jam shumë i lumtur që edhe në këtë gjeneratë nga 448 kadetë që diplomojnë sot çdo e pesta është grua dhe nga sot e tutje ato do të marrin titullin e zyrtareve policore”,, ka thënë Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngrisin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri.

“Policia jonë me ritme të shpejta po plotëson dhe forcon radhët e saj duke u hapur dyert qindra djemve dhe vajzave nga secili komunitet që kanë ëndërruar e punuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës….Shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë rezistencën dhe sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri dhe për shtet ndërtim. Profesionalizimi dhe shërbimi me përkushtim i policëve tonë të cilëve ju bashkoheni nga sot edhe ju kadet ka arritur të ngrisë Policinë e Kosovës në institucionin me besimin më të madh qytetar e konfirmuar kjo edhe nga raportet matëse të institucioneve vendore e ndërkombëtare. Si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme po punojmë maksimalisht që Policia jonë të ruajë dhe promovojë vlerat e saj më të mirat të cilat krijojnë lidhjen e pashkëputshme me qytetarët tonë”, ka potencuar Sveçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre për të tejkaluar të gjitha sfidat për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Hoxha tha se puna policore është një mision i shenjtë dhe fisnik, ku duhet përkushtuar shërbimit ndaj qytetarit, shtetit dhe shërbimit ndaj organizatës policore.

“Sot ndërsa për herë të parë mbani uniformen policore dhe bëni betimin për t’i shërbyer shtetit të Kosovës duke i zbatuar ligjet e vendit dhe duke mbrojtur ligjshmërinë, rendin dhe sigurinë publike kërkoj nga ju që të zbatoni me nder dhe krenari përgjegjësitë dhe obligimet që vijnë në profesionin dhe detyrat tuaja si polic i Republikës së Kosovës….Ju duhet të jeni të vetëdijshëm që puna policore është më shumë se një profesion i zakonshëm, është një mision i shenjtë dhe fisnik, ku ju duhet t’i përkushtoheni në maksimum tri çështjeve madhore. Shërbimit ndaj qytetarit, shërbimit ndaj shtetit dhe shërbimit ndaj organizatës policore”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, zëdhënësi i gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, Florian Shala u shpreh se ky moment i diplomimit është dëshmi e përkushtimit dhe përpjekjeve për të përmbushur me nder dhe dinjitet detyrat që i presin.

Ai u zotua se do të punojnë me përkushtim për të ruajtur besimi që e kanë qytetarët në Policinë e Kosovës.

“Është një krenari dhe ndjenjë e fortë përgjegjësie derisa përfaqësoi gjeneratën e 60-të jubilare të Policisë së Kosovës. Ky moment është një dëshmi e përkushtimit dhe ë përpjekjeve tona për të përmbushur me nder dhe dinjitet detyrat dhe përgjegjësitë që na presin”, u shpreh Shala./UBTNews/

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara