Shëndet

Dieta sipas ADN-së – Çfarë duhet të dimë?

Digital Wellnes prezantoi një produkt të quajtur Plani Ushqimor sipas ADN-së.

Published

on

Një kompani e quajtur Digital Wellnes prezantoi një produkt të quajtur Plani Ushqimor sipas ADN-së.

Ky plan duket i thjeshtë: ju regjistroheni online dhe pastaj ngarkoni të dhënat tuaja nga AncestryDNA ose 23andMe, dy shërbime që u prezantojnë njerëzve profilet gjenetike në thellësi. Plani ushqimor sipas ADN-së analizon rezultatet e këtyre testeve dhe pastaj, ju tregon menjëherë se ç’duhet të bëni për të humbur peshë, sipas ADN-së.

Themeluesi i Planit dietologjik sipas ADN-së, Scott Pen, ka treguar për revistën Health se programi merr parasysh më shumë se 100 aspekte të ADN-së së një konsumatori, pastaj i distilon ato në 20 këshilla për atë individ.

Secili konsumator merr plane vaktesh të personalizuara, lista ushqimore, recetash madje dhe rutina stërvitore. Aplikacioni i programit përmban një opsion që lejon përdoruesit të skanojnë barkodin e një artikulli ushqimor dhe të lexonë se ç’thotë plani ushqimor sipas ADN-së për të.

Sipas Penn, plani analizon gjenet e një klienti për ta lajmëruar individin për çdo ndjeshmëri. Plani gjithashtu merr parasysh gjenet që lidhen me konsumin e alkoolit të sigurt.

Plani ju bën të ditur nëse keni tendencë të shqetësoheni emocionalisht kur jeni të uritur—e njohur ndryshe si ndjenja e varësisë.

Por ç’mendojnë nutricionistët për këtë plan?

Keri Gans shprehet për revistën Health se një plan i caktuar ushqimor nuk funksionon për të gjithë dhe personalizimi në një farë mase është i rëndësishëm. Megjithatë, sipas tij, në përpjekjet për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme, nuk duhet domosdoshmërisht një plan i ri dietologjik. Gjithsesi, duhet të bisedoni me mjekun tuaj dhe t’i tregoni atij listën e ushqimeve që ju sugjeron plani, u shpreh Gans./neps.al

Shëndet

Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Published

on

Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.

Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:

Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.

Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.

Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.

Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.

Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.

Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.

Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.

Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.

Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.

Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.

Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Boronicat: Ushqimi i vogël me përfitime të mëdha për trupin dhe mendjen

Published

on

Boronicat janë fruta të ëmbla, të ushqyera dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

Megjithëse të vegjël, ato kanë një ndikim të madh në trupin dhe mendjen tonë: mbrojnë zemrën dhe trurin, kujdesen për sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, veçanërisht ato të egra që rriten në tokat shqiptare, janë aq të fuqishme sa mund të neutralizojnë radikalet e lira, të cilat lidhen me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale.

Ato konsiderohen si mbreti i ushqimeve antioksidante, me kapacitetin më të lartë ndër të gjitha frutat e perimet që konsumojmë zakonisht.

Ulin dëmtimin e qelizave

Dëmtimi ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë e kontribuon në plakjen e trupit dhe zhvillimin e disa tumoreve. Konsumimi i boronicave ndihmon në mbrojtjen kundër këtyre dëmtimeve, duke mbështetur shëndetin dhe rinimin e qelizave.

Ulin tensionin e gjakut

Një studim i Universitetit Mjekësor të Cleveland tregoi se individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës panë një ulje prej 4-6% të tensionit të lartë të gjakut pas konsumimit të 50 gramë boronica çdo ditë për tetë javë.

Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Antioksidantët në boronica kanë efekte pozitive mbi trurin, duke ndihmuar në ngadalësimin e rënies së funksioneve me moshën. Një studim gjashtëvjeçar me 16,010 të moshuar tregoi se boronicat dhe luleshtrydhet mund të vonojnë plakjen e trurit deri në 2.5 vjet.

Efekt anti-diabetik

Përmbajnë më pak sheqer krahasuar me frutat tjera, një kupë përmban 15 gramë sheqer natyral, sasia e një molle të vogël ose portokalli.

Për më tepër, boronicat janë të shijshme, me ngjyrë tërheqëse dhe mund të konsumohen si të freskëta, ashtu edhe të ngrira, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për çdo dietë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë i ndodh trupit tuaj pa mish për 12 muaj?

Published

on

Në rast se nuk konsumoni mish, ka përfitime të shumta. Arsyet më poshtë mund të ju bindin që ta ndaloni konsumimin e mishit për të paktën 1 vit.

Humbja e peshës

Një person humb mesatarisht 4.5 kg nëse nuk konsumon mish. Kjo sipas një studimi që tregon se vetëm mos-konsumimi i mishit u ofron mundësi të humbje peshës pa ndryshuar ndonjë rutinë tjetër.

Ulet risku i sulmit në zemër

Një studim tjetër thotë se nëse bëheni vegjetarian, e ulni kolesterolin dhe shtypjen e gjakut.

…dhe diabetit

Kurse, ky studim thotë se personat që konsumojnë mish janë për 29% më të rrezikuar nga diabeti se sa vegjitarianët. Kurse ata që konsumuan çfarëdo lloj mishi, kishin 38% më shumë shansë që të kenë diabet.

…dhe kancerit

Organizata botërore e shëndetiti rendit mishërat e përpunuara si nga shkaktarët kryesor të kancerit.

Bakteriet mbrojtëse

Një studim tjetër thotë se veganët kanë më shumë specie të bakterieve mbrojtëse në zorrët e tyre se sa mishngrënësit.

Do të ndiheni më mirë pas ushtrimeve

Studime të shumta kanë vërtetuar se personat që nuk konsumojnë mish performojnë më mirë në ushtrime dhe aktivitete fizike se sa ata që e konsumojnë mishin.

Do të ndiheni më mirë në përgjithësi

Persona të shumtë që kanë hequr dorë nga mishi kanë treguar se janë ndier më mirë. Ata janë ndier më të shëndetshëm, janë aktivizuar më shumë, kanë ngrënë më shumë e kanë humbur peshë si dhe kanë zbuluar ushqime të reja për konsum. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Testi TNT – Ekzaminimi që zbulon çrregullimet në lidhjen nerv–muskuj

Published

on

Nëse ndieni lodhje të shpejtë ose dobësi muskulare që përkeqësohet gjatë ditës, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi neuromuskular.

Për diagnostikimin e tij përdoret testi TNT (testi i transmetimit neuromuskular), i njohur edhe si test i stimulimit të përsëritur (TRS).

Ky test neurologjik mat mënyrën se si sinjalet nervore kalojnë nga nervi te muskuli, duke ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve si miastenia gravis, sindroma Eaton-Lambert apo botulizmi.

Kur rekomandohet?

Testi kryhet në raste me:

rënie të qepallave,

pamje të dyfishtë,

vështirësi në të folur apo gëlltitje,

dobësi që shtohet me lëvizje të përsëritura.

Si kryhet?

Në disa zona të trupit vendosen elektroda që dërgojnë impulse elektrike të lehta, për të matur reagimin e muskujve para dhe pas aktivizimit.

Procedura është e sigurt, zgjat rreth 20–30 minuta, dhe rezultatet merren menjëherë.

Përgatitja:

Mos aplikoni kremra në lëkurë para testit.

Mos merrni Mestinon (pyridostigmine) në ditën e testit.

Ushqimi dhe pijet lejohen normalisht.

Rezultatet ndihmojnë mjekun të përcaktojë nëse ka bllokim në transmetimin nervor, dhe të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara