

Kulturë
DiCaprio mori pjesë në “Don’t Look Up” për të ngritur vetëdijen rreth ndryshimeve klimatike
Aktori ishte gjithashtu në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike në Glasgow.
Published
4 years agoon
By
UBT newsLeonardo DiCaprio tha se ai zgjodhi të jetë pjesë e filmit të mbushur me yje – film ky që tregon për një kometë e cila kërcënon të zhdukë jetën në Tokë – sepse është një analogji urgjente për krizën klimatike, përcjell UBT News.
Filmi “Don’t Look Up” ka personazhe kryesore DiCaprion dhe aktoren Jennifer Lawrence si astronomë, ku paralajmërimet e tyre rreth katastrofës së afërt bien në vesh të shurdhër në SHBA-në e udhëhequr nga një presidente “e paaftë”, rol që luhet nga Meryl Streep.
Aktori DiCaprio ishte në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike COP26 në Glasgow.
Në film luajnë edhe Ariana Grande, Cate Blanchett, Mark Rylance dhe Jonah Hill. Filmi do të dal në kinema më 10 dhjetor përpara se të transmetohet në Netflix nga pragu i Krishtlindjeve.
DiCaprio tha se shpresonte që filmi “do të fillonte të krijojë biseda të ndryshme dhe më shumë njerëz që flasin për të, do të shtyjnë sektorin privat dhe fuqitë të bërë ndryshime masive”.
Por ai pranoi se kishte “jo shumë” optimizëm për aftësinë e njerëzimit për të zgjidhur krizën klimatike.
Gati 200 kombe u bashkuan në një marrëveshje globale për të luftuar ndryshimin e klimës pas dy javësh negociatash, por nuk arritën atë që shkenca thotë se është e nevojshme për të frenuar rritjen e rrezikshme të temperaturës./UBTNews/
Kulturë
Ylli amerikan Luke Combs tregon se si e bëri Britaninë të dashurohej me muzikën country
Published
11 minutes agoon
September 26, 2025By
UBT News
Ylli amerikan i muzikës country, Luke Combs, ka folur ekskluzivisht për BBC News rreth arsyes pse muzika country po përjeton momentin e saj dhe se si ndryshojnë fansat e tij britanikë në shije muzike.
Sipas tij muzika country po arrin nivele të reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është zhanri me rritjen më të shpejtë midis dëgjuesve britanikë, duke arritur tre miliardë transmetime vetëm vitin e kaluar.
Combs tha se po krenohet kur sheh se ka më shumë se 25 milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe 7.5 milionë ndjekës në Instagram.
Për Combs, interesi në rritje varet nga tërheqja universale i këtij lloji muzike.
“Unë thjesht mendoj se muzika country është një vend ku të gjithë mund të shkojnë dhe të shijojnë”, thotë këngëtari 35-vjeçar i nominuar për çmimin Grammy.
“Kur fillova, nuk kishte shumë artistë që vinin në Mbretërinë e Bashkuar dhe bënin turne në klube ose arena dhe punonin shumë. Kështu që kjo ishte ajo që ne gjithmonë përpiqeshim të bënim. Ishte sikur, nëse investojmë kohën dhe energjinë tonë për të ardhur këtu, fansat këtu do ta vlerësojnë këtë.”, vazhdoi ai.
Combs, i njohur për hite si “When It Rains It Pours”, ka udhëtuar për në Londër, ndërsa Grand Ole Opry i famshëm i muzikës country zhvendoset nga Nashville, Tennessee, për një shfaqje të veçantë të vetme në Royal Albert Hall./S.K/BBC News/
Film & TV
Filmi për oficerin indian që kapi dy herë një vrasës famëkeq, tani edhe në Netflix
Published
16 minutes agoon
September 26, 2025By
UBT News
Një film i ri në Netflix tregon historinë më pak të njohur të një oficeri policie indian, i cili kapi vrasësin famëkeq, jo një herë, por dy herë. Historia e vrasësit serial francez Charles Sobhraj është i portretizuar në dramën BBC, Netflix “The Serpent”.
Inspektori Zende luan rolin kryesor të policit, aktori i Bollywood-it Manoj Bajpayee, ndërsa aktori Jim Sarbh luan Sobhraj por i riimagjinuar si Carl Bhojraj.
Filmi zhvillohet gjatë tre jave në vitin 1986, ndërsa polici dhe krimineli luajnë një lojë maceje me miun.
Publikimi i këtij filmi e ka rikthyer Zende i cili ka një rol të shkurtër në film si “OG”, ose Inspektori Zende origjinal./S.K/EO/
Kulturë
Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht
Published
25 minutes agoon
September 26, 2025By
UBT News
Të gjithë kemi pasur raste kur sa herë i kemi nxjerrë rrobat nga lavatriçja pas larjes kemi nuhatur një erë të keqe lagështie, dhe kjo mund të jetë një gabim që keni bërë para larjes.
Kjo lidhet me peshqirët, sepse ata mund të kundërmojnë dhe të shkatërrojnë erën e të gjitha rrobave që lau lavatriçja.
Peshqirët e lagur që ndodhen përreth, qoftë në shportën e rrobave ose direkt në lavatriçe, janë një mjedis ideal për shumimin e mykut dhe kërpudhave. Kjo do të thotë që aroma e pakëndshme transferohet në çdo gjë tjetër në rrobat e larjes.
Ndoshta keni bërë dush dhe keni hedhur një peshqir të lagur direkt në shportë, ose e keni përdorur për të pastruar një derdhje dhe e keni hedhur bashkë me pjesën tjetër të rrobave. Sidoqoftë, ai peshqir i lagur po e dëmton larjen tuaj, prandaj po kërkoni mënyra për të hequr aromat e mykut nga rrobat tuaja.
Kur peshqirët e lagur qëndrojnë për më shumë se 24 deri në 48 orë, mund të rritet myku dhe kërpudha.
Mund të mos i shihni sporet, por patjetër do ta nuhasni erën e keqe që lënë pas. Myku lulëzon në mjedise të errëta, të lagështa dhe me lagështirë.
Lagështia e bllokuar në fibrat e peshqirit nuk mund të dalë jashtë dhe kjo çon në një erë myku që përhapet në çdo gjë tjetër në shportën e rrobave. Kjo është arsyeja pse hedhja e rrobave të lagura në shportën e rrobave është një ide e keqe.
Lajmi i mirë është se kjo mund të parandalohet duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.
Pasi të keni përdorur peshqirin, qoftë pas dushit apo për të pastruar ndonjë derdhje, lëreni të thahet plotësisht përpara se ta hidhni në shportë ose në lavatriçe bashkë me rrobat e ndyra.
Ekspertja e pastrimit Julia Hunt ndau më parë një këshillë për heqjen e erës së mykut, nëse ndodh, dhe zgjidhja është vaji i pemës së çajit./S.K/EO/
Kulturë
Disa nga gabimet që bëhen gjatë intervistimit për punë
Published
1 day agoon
September 25, 2025By
UBT News
Kërkimi i punës nuk është asnjëherë i lehtë sepse kandidatët mund të kalojnë muaj duke dërguar rezyme dhe duke u lidhur me njerëz për të gjetur pozitën e duhur, shpesh duke bërë intervista të shumta në proces.
Shumë ndërmarrës dhe përfaqësues të Burimeve Njerëzore i frikësohen punësimit sepse e dinë se është i vështirë.
Nëse vazhdimisht zbuloni se kandidatët tuaj idealë refuzojnë punën pas intervistës, mund të jetë arsyeja se procesi juaj i intervistimit po i largon ata. Këtu janë tetë arsye të dëshmuara shkencëtarisht që intervistat e juaja po bëjnë dëm në vend të ndihmës.
Ju hutoheni nga pamja
Shikoni me kujdes kandidatët të cilët i eliminoni sepse ju mund të mos e kuptoni se po e bëni, por studimet kanë treguar se pamja fizike luan një rol domethënës në zgjedhjen e kandidatit.
Ju nuk mund të lexoni gjuhën e trupit
Vendimet e punësimit shpesh bazohen në atë që personi nuk thotë se sa nga ato që thotë, sipas një studimi, por ju mund të bëni supozime bazuar në qëndrimin e dobët ose mungesën e kontaktit me sy.
Ju tregoheni të ngadalshëm
Nëse keni kërkuar punë ndonjëherë, e dini se sa torturuese mund të jetë pritja për të dëgjuar nëse jeni punësuar apo jo. Ajo pritje është më e larta në këto vite, sipas DHI-DHF Mean Vacancy Duration. Në vitin 2016, studimi zbuloi se pritja mesatare për një punë profesionale ishte 26.1 ditë pune, përderisa punëdhënësit kërkonin kandidatin e përsosur.
Edhe pse gjetja e profesionistëve të aftë mund të marrë kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se kur vonoheni shumë, ju mund të humbisni kandidatin më të mirë nga një konkurrent.
Vetëm biseda me aplikuesin nuk mjafton
Me vite, disa ekspertë kanë thënë se intervistat e punës standarde dhe të pastrukturuara të cilat shumica e bizneseve i përdorin janë të padobishme në identifikimin e kandidatit të duhur për një pozitë. Një studim zbuloi se intervistat e pastrukturuara mund të ndërhyjnë në aftësinë e intervistuesit për të vendosur në mënyrë të saktë se si një kandidat do të performojë në një punë.
Por, provoni diçka të cilën shumë kompani po e bëjnë përderisa vlerësojnë të punësuarit potencialë. Ata po kalojnë në intervista të strukturuara ku kandidatëve iu kërkohet të provojnë detyra specifike për të cilat do të jenë përgjegjës nëse punësohen.
Ju nuk kërkoni mostra të punës
Edhe pse intervistat në përgjithësi dështojnë në parashikimin e performancës së punës, mostrat e punës janë shumë më efikase. Lloji i testit varet në punën që kandidati do të performojë, por mund të ju dërgojë një hap përpara, veçanërisht nëse po punësoni dikë kreativ si një diazjner grafik. Një tjetër mjet i dobishëm është testi kognitiv, ku kandidatët iu përgjigjen pyetjeve të shprehive të cilat ju ndihmojnë të identifikoni proceset e tyre të mendimeve.
Ju po dështoni në rekrutimin në media sociale
Kërkuesit e punës kanë ndryshuar mënyrën se si ata kërkojnë punë, por ende disa punëdhënës po dështojnë në përpjekjet e tyre të rekrutimit. Një studim zbuloi se edhe pse 92 përqind e bizneseve përdorin mediat sociale për të gjetur punonjës të ri, 51 përqind e atyre postimeve shkojnë në Twitter, ku punonjësit nuk shikojnë. Shumë kërkues të punës përmendën LinkedIn si faqen ku ata presin më së shumti të shohin njoftime të punës, por ende vetëm 23 përqind të punëve të postuara në media sociale janë në LinkedIn, sipas studimit.
Procesi juaj është i papërcaktuar
Një studim i vitit 2015 zbuloi se 52 për qind e punëdhënësve përdorin rrjetet sociale për të mësuar më shumë për kandidatët, një numër i cili është rritur që nga viti 2013. Përdorni çfarë të mundeni për të krijuar një stil të intervistës i cili përshtatet me personalitetin unik të kandidatit.
Ju po e paraqisni ndryshe kulturën e kompanisë
Studimet kanë zbuluar se punonjësit të cilët përshtaten me kulturën e kompanisë kanë nivel më të lartë të kënaqësisë në punë se sa ata të cilët nuk përshtaten. Por ende nëse nuk e paraqisni kulturën gjatë intervistës, ju mund të humbisni punonjës të cilët mund të përshtaten shumë mirë. P.sh., nëse biznesi juaj është jo formal, por ju shfaqeni duke veshur kostum, kandidati mund të supozojë se ju keni një kod strikt të veshjes. Përveç përmendjes së aspekteve të veçanta të kulturës tuaj gjatë procesit, gjithashtu sigurohuni se po e përçoni atë në gjuhën tuaj trupore dhe në stilin e intervistës.
Intervista mund të jetë e ndërlikuar, por nëse i dini disa nga gabimet më të zakonshme, ju mund të filloni t’i shmangni ato. Vetëm duke mësuar teknikat më të mira të intervistës ju mund të pajisni biznesin tuaj me ekipin e nevojshëm./S.K/EO/

Ylli amerikan Luke Combs tregon se si e bëri Britaninë të dashurohej me muzikën country

Filmi për oficerin indian që kapi dy herë një vrasës famëkeq, tani edhe në Netflix

Ky gabim në larje mund t’i bëjë rrobat tuaja të mbajnë erë të lagësht

Ja se si ndikon orari i mëngjesit në shëndetin tuaj

Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Ish-lojtari i Arsenalit ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale

Gazmend Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, Policia në koordinim me KFOR-in

Osmani në SHBA, merr pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26