Kuriozitete

Diamanti tejet i rrallë ngjyrë rozë pritet të shitet mbi 35 milionë dollarë

Ky diamant tejet i rrallë do të dalë në ankand në muajin qershor.

Published

on

Një diamant ngjyrë rozë me shkëlqim të rrallë, pritet të shitet mbi 35 milionë dollarë në ankand në New York, konfirmoi Sotheby’s të mërkurën.

Me peshë 10.57 karatë dhe i njohur The Eternal Pink, ky diamant tejet i rrallë do të dalë në ankand në muajin qershor, katër vjet pasi firma nga Afrika jugore, De Beers, e zbuloi atë në një nga minat e saj në Botsvana.

Zyrtarisht i klasifikuar si diamant “rozë e purpurt”, ai është diamanti më i vlefshëm i nuancës së tij që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s.

Kreu i bizhuterive të shtëpisë së ankandeve për Amerikën, Quig Burning, tha në një deklaratë se ky diamant “po i bashkohet radhëve të diamantëve më të rëndësishëm në histori”./UBTNews/

Kuriozitete

Po vazhdon trajtimin kundër kancerit, kjo është gjendja aktuale e Kate

Published

on

Kate Middleton është një figurë shumë e njohur dhe e dashur për publikun, duke u bërë një ikonë e modës dhe e humanizmit. Ajo ka bërë shumë punë për organizata bamirësie dhe ka mbështetur një gamë të gjerë kauzash sociale dhe arsimore, përfshirë shëndetin mendor, edukimin dhe mbështetje për fëmijët dhe familjet.

Kate Middleton “po kalon mirë” mes rrugëtimit të saj ndaj kancerit sipas Princit William.

Të mërkurën, më 6 nëntor, Princi, foli me transmetuesit britanikë disa orë përpara se çmimet e tij Earthshot Prize do të jepeshin në Cape Town dhe tha për Kate: “Ajo po ia del shumë mirë, faleminderit. Dhe me shpresë, ajo po shikon sonte. Kështu që më brohorisni.”

Princesha Kate, e cila filloi trajtimin e saj të kancerit në shkurt, njoftoi përfundimin e kimioterapisë në shtator.

“Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë këtij viti. Unë e di se ajo do të jetë me të vërtetë e etur për të parë që sonte të jetë një sukses“, shtoi William.

Në shtëpi, në Windsor, me Kate janë tre fëmijët e çiftit, fëmijët Princi George, 11 vjeç, Princesha Charlotte, 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç.

Gjatë bisedës, William u pyet nëse e gjithë familja ndoqi shembullin e tij dhe bëri përpjekjet e tyre për mjedisin.

“Po, mirë, e dini, çdo familje përpiqet të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar në lidhje me mjedisin,” tha ai. “Ne kalojmë në të gjitha bazat e riciklimit dhe sigurohemi të minimizojmë përdorimin e ujit dhe fikim dritat kur largohemi nga shtëpia dhe gjëra të tilla e sigurohu, që është e arsyeshme, në atë që bëjmë rreth mjedisit.” /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Këshilla për të kursyer energji elektrike gjatë dimrit

Published

on

Kursimi i energjisë elektrike është një hap i rëndësishëm për të ulur shpenzimet dhe për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit. Çmimet e energjisë do të mbeten të larta, pjesa më e madhe e njerëzve do të jenë duke u ankuar. Ne do të ju tregojmë një udhëzues me 23 këshilla që rekomandohet të ndjekin si familjet ashtu edhe bizneset, ndër të cilat është edhe larja e rrobave në temperaturë të ulët.

1) Izolimi i hapësirave të papërdorura: Ne mbyllim elementët e ngrohjes dhe dyert e brendshme (nëse ka) që çojnë në korridore ose afër shkallëve. Mbyllim kalimet natyrore të ajrit, duke parandaluar që ajri i ngrohtë të dalë nga shtëpia.

2) Radiatorët e lirë: Radiatorët nuk duhet të jenë të mbuluar, p.sh. me mbulesa ose të penguara nga mobiljet.

3) Bllokim dyer dhe dritare: Vendosim shirita izolues ose perde. Kur tërhiqen perdet, reduktojnë humbjen e nxehtësisë nga një dhomë e nxehtë deri në 10%.

4) Kontrollojmë gomën izoluese në dyert e frigoriferëve, ngrirësve dhe furrave, që të ketë kontakt të mirë dhe të mos ketë humbje energjie (humbje ftohjeje).

5) Kufizojmë kohën kur e lëmë derën e frigoriferit hapur. Kështu minimizojmë kohën e rikuperimit të temperaturës (humbja e ftohjes, drita e radiatorit) me pasojë uljen e konsumit nga funksionimi i motorit.

6) Rregullojmë termostatin: a) të sistemit të ftohjes së frigoriferëve dhe ngrirësve në një temperaturë më të lartë, b) të ngrohësit të ujit në temperatura më të ulëta, c) të kondicionit të ajrit (nëse e lëmë hapur) gjatë orëve tona. Gjatë gjumit mund të ulim temperaturën deri në dy gradë.

7) Vendosja e pajisjeve shtëpiake (p.sh. frigoriferi, ngrirësi dhe tharësja e rrobave) larg burimeve të ngrohjes.

8) Lajmë rrobat në lavatriçe në temperaturë të ulët.

9) Mbyllni pajisjet në modalitet gatishmërie (në gatishmëri).

10) Kur nuk përdorim oxhakun, oxhaku duhet të mbyllet nga grila e tij.

11) E mbyllim furrën 10-15 minuta para përfundimit të gatimit, nxehtësia që ekziston mjafton për të përgatitur ushqimin.

12) Enët e gatimit duhet të përshtaten mirë në kuzhinë.

13) Sa herë që është e mundur gjatë gatimit, ne përdorim një tenxhere me presion.

14) E ulim ndriçimin sa më shumë që të jetë e mundur në pajisjet me ekrane (p.sh. PC, TV).

15) Instalimi i një termostati të programueshëm: Një termostat i programueshëm lejon që temperaturat të paracaktohen për periudha të ndryshme të ditës. Në të njëjtën kohë, kursen para, si për kondicioner, ashtu edhe për ngrohje.

16) Montimi i valvulave termostatike në radiatorë: Ato lejojnë rregullimin automatik të rrjedhës së ujit të nxehtë sipas temperaturës së dëshiruar të çdo dhome veç e veç. Ato vendosen në mënyrë lokale në çdo radiator dhe rregullojnë në mënyrë progresive rrjedhën e ujit. Kështu, çdo trup ngrohës bëhet i pavarur dhe izolohet automatikisht kur arrihet temperatura e dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër e hapësirave që kanë nevojë për ngrohje vazhdojnë të funksionojnë.

17) Instalimi i sistemit të kompensimit në bojler.

18) Mirëmbajtja e sistemit të ngrohjes/ftohjes. p.sh. bojler, pompa ngrohëse, kondicionerë.

19) Montimi i një ngrohësi uji diellor.

20) Zëvendësimi i pajisjeve me pajisje me efikasitet të lartë të energjisë bazuar në kornizën e etiketimit të energjisë dhe specifikimet EnergyStar.

21) Ndërrimi i llambave me teknologji led.

22) Ndërrimi i kornizave ekzistuese me termoizolues të rinj – energjetikë.

23) Instalimi i sistemit të menaxhimit të energjisë. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Si të ndiheni më pozitivë? Ja këshillat për ta nisur ditën mbarë

Published

on

Po, gjithmonë! Të qëndrosh pozitiv është një forcë e madhe në jetë. Edhe kur hasim vështirësi, energjia pozitive mund të na ndihmojë të kalojmë përpara. Cilësia e mendimeve ndikon direkt në mënyrën se si ndihemi çdo ditë. Optimizmi dhe mendimi pozitiv mund të përmirësojnë vetëvlerësimin dhe shëndetin tonë mendor.

Më poshtë janë disa hapa të thjeshtë që mund t’ju ndihmojnë ta stabilizoni jetën;

Filloni ditën me pozitivitet – Momentet e para pasi zgjoheni janë të rëndësishme për mënyrën si do të ndihemi gjatë ditës. Në vend që të hapni telefonin për të parë lajmet, lexoni diçka frymëzuese, duke shkruar në bllok gjërat për të cilat jeni mirënjohës, ose duke kaluar pak kohë me kafshën tuaj shtëpiake (nëse keni).

Këto 5 minuta me mendime pozitive ndryshojnë energjinë për gjithë ditën dhe do të ndihmojnë në riprogramimin e trurit për të shmangur mendimet negative.

Bëhuni miku më i mirë i vetes – Përdorni afirmime pozitive dhe krijoni një ambient që ju ndihmon të ndiheni mirë. Përdorni fjalë të mbushura me dashuri për veten. Komplimentoni atë, besoni në vendimet tuaja dhe kështu do të rrisni vetvlerësimin.

Përmirësoni fjalorin – Truri ynë është i ndjeshëm ndaj fjalëve që përdorim çdo ditë. Psh, kur thoni “duhet të shkoj në punë,” kjo tingëllon si ndetyrim. Në vend të kësaj, provoni të thoni “kam mundësinë të shkoj në punë” dhe do ta shihni si ndryshon perspektiva juaj. Ky ndryshim i vogël ju ndihmon të vlerësoni më shumë mundësitë që keni në jetë.

Këto ndryshime të vogla në mënyrën se si mund të filloni ditën dhe si të përdorni fjalët tuaja mund të sjellin një ndikim të madh në jetën tuaj. Provoni këto teknika për 30 ditë dhe shikoni se si do të përmirësohet humori dhe mënyra se si e jetoni jetën. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Njihuni me fshatin e vogël italian ku askush nuk flet italisht

Published

on

I quajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim. I ndodhur pranë kufirit midis Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino, të marrin një tren dhe më pas një autobus për të shkuar në fshat.

Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”, dhe gjuha zyrtare është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës.

Vetëm 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Energjia elektrike mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet është minimale.

“Ne nuk kemi televizor. Nuk të mungon ajo që nuk keni pasur kurrë në fillim. Kur ka ndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne thërrasim gjyshërit tanë për llambat e vjetra të naftës”, thotë për CNN banorja vendase Agnes Garrone, 25 vjeç.

“Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime. Nuk njoh Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia kanë nevojë për të ngrënë dhe për t’u kujdesur. Është një jetë sakrifice, por është shumë shpërblyese kur sheh lindjen e një qengji”, tha ajo. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara