Sport

Di Marzio i kushton një shkrim jetës së Vedat Muriqit: Nga lufta e Kosovës në Ligën e Kampioneve

Published

on

Kalimi i Vedat Muriqi te Lazio përbën një hap të jashtëzakonshëm në karrierën e sulmuesit të Kosovës.

Duke parë jetën e tij, mbijetesa në Luftën e Kosovës, kthimi në atdhe, nisja e karrierës si futbollist dhe katapultimi deri në Turqi me Fenerbahcen ku spikati në vetëm një sezon të krijohet një respekt i jashtëzakonshëm për 26-vjeçarin, i cili do të ketë shansin e madh të luajë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve, i konsideruar si kompeticioni më i fuqishëm i klubeve të futbollit.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio i ka kushtuar një reportazh të plotë jetës dhe ngjitjes në karrierë të Vedat Muriqit, të cilin e krahasojnë me “bomberin” e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin.

“Nga Lufta e Kosovës në Ligën e Kampioneve. Vedat Muriqi, që në fëmijëri i ka parë të gjitha ngjyrat e jetës që nga fëmijëria e tij. Dhe kur vjen fjala te fusha e lojës, për dikë si ai mund të jetë vetëm një kënaqësi e thellë. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht gjithçkaje që qëndron pas tij.

Në moshën 26-vjeçare me 15 gola në kampionatin turk në sezonin e parë me Fenerbahcen ishte më se e mjaftueshme për të bindur Igli Taren për ta futur në librin e tij të shënimeve. Lacio e ka ndjekur prej javësh Muriqin, ndërsa tani do të kenë mundësinë të shijojnë gjithçka prej tij. Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur.

U detyrua të largohej nga Kosova për në Shqipëri që kur ishte fëmije prej luftës në atdhe. Që kur u kthye në shtëpi, Vedati ndoqi ëndrrën për t’u bërë futbollist. Në moshën 6-vjeçare duhej të mësohej se si t’u fshihej ushtarëve serb, të njëjtët që vranë shumë njerëz në lagjen e tij. Pastaj erdhi lejekalimi për në Shqipëri për t’u strehuar së bashku me familjen e tij. Në verën e 2005 Muriqi kthehet në Kosovë për të luajtur me Lirinë. Nga ky moment nisi një kapitull shpresëdhënës në jetën e tij.

Nga Kosova deri në Itali rruga nuk është e shkurtër. Pas përvojës me të rinjtë e Lirisë, Vedat u kthye në Shqipëri për të debutuar me Teutën. Në moshën 20-vjeçare, kaloi në Turqi te Giresunspori. Ngjitja vazhdoi deri në momentin kur Fenerbahçe e thirri në verën e 2019-ës dhe Muriqi i hipi avionit. Disa muaj më vonë, klubet më të forta në Evropë e pikasën atë.

KARAKTERISTIKAT SI SULMUES

“Kur shikon teksa luan, më kujton Robert Lewandowskin. Është shumë herët të mendojmë se mund ta shikojme te Bayern Munich, ndoshta në vend të polakut, por nëse vazhdon të rritet në këtë mënyrë…”. Kurrë mos thuaj kurrë. Krahasim i sforcuar? Në pamje të parë duket kështu. Në këtë mënyrë u shpreh Max Kruse, shoku i skuadrës së Muriqit te Fenerbahce. Kruse ka zhvilluar 250 ndeshje në Bundesligë duke luajtur me Werder Bremenin, Wolfsburgun dhe Borussia Munchenglabachun. Përpara se ta krahasojë Muriqi me Lewandowskin, ndoshta Kruse mendoi krahasimin në një pikë të caktuar.

Duke lënë mënjanë CV-të e tyre, ka disa ngjashmëri. Muriqi ngjan si sulmues modern, pak më shumë i gjatë se ç’pritej (1.95 m) dhe më pak i shpejtë, por është i zoti në kontrollin e topit.Është i fuqishëm në goditjet me kokë. Vedati kthehet gjithmonë për të shënuar: luan me mesfushorët, kalon në krah, ndjek topin dhe kthehet në zonën e rreptësisë për të goditur.

Përveç Kruses, këtë vit Muriqi ndau dhomën me ish-lojtarin e Bayernit Luiz Gustavon dhe me dy ish-lojtarë të Serisë A: Caner Erkin, i cili u ble nga Interi, por nuk u përfshi kurrë në project dhe Miha Zajc, surprizë e bukur për Empolin në sezonin 2018-2019.

Pasi tentoi të merrte sulmuesin francez Giruad në janar, Lazio gjeti një partner ideal të ri me potencial për Ciro Immobilen. Me një koleg në krah si Vedati, Ciro do të jetë i lirë të sulmojë në thellësi të kundërshtarit dhe të ndëshkojë mbrojtjen e tyre. Muriqi mud të vazhdojë të ëndërrojë: Nga Lufta e Kosovës deri në…Ligën e Kampioneve.

Continue Reading

Sport

Mourinho rikthen stilin e tij luftarak, mbron lojtarët dhe kritikon gjyqtarët

Published

on

By

Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij ndaj gjyqtarëve dhe mbrojtjes së vazhdueshme të futbollistëve të Real Madridit.

Trajneri portugez ka nxitur diskutime pas përplasjes me gjyqtarët në ndeshjen kundër Villarrealit, ku u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gazetari i “esRadio”, Sergio Valentin, vlerëson se Mourinho po përpiqet të krijojë një atmosferë mbrojtëse për lojtarët, duke larguar presionin dhe kritikat nga skuadra.

Sipas tij, kjo strategji synon të forcojë unitetin brenda ekipit dhe të rikthejë lidhjen mes futbollistëve dhe tifozëve.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Villarrealit, Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media, duke nxitur reagime të tjera.

Megjithatë, disa analistë kanë vënë në dyshim efektivitetin e kësaj qasjeje, duke theksuar se Real Madridi duhet të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve në fushë.

Sipas artikullit, madrilenët ndodhen gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërsa përpara kanë përballje të rëndësishme me Romën në Ligën e Kampionëve, Sevillan në kampionat dhe Barcelonën më 25 tetor.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për të parë nëse strategjia e Mourinhos do të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrahmani shënon, por Napoli mposhtet nga Villarreali në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Napoli ka pësuar humbje me rezultat 3:1 ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht golit të hershëm të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e tetë, por vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 23 dhe 26, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Villarreali arriti ta ruante avantazhin, ndërsa në minutën e 86-të realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1 ndaj Napolit.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara