Aktualitet

Di Maio: Green Pass e vetmja mënyrë për të mos u mbyllur sërish

”Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për ta lënë të hapur vendin tonë”.

Published

on

Pasaporta e gjelbër (Green Pass) ishte instrumenti i vetëm që të mos e ndalnim më motorin e ekonomisp sonë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Jemi 86 për qind e italianëve që kemi marrë të paktën një dozë, vendet e tjera evropiane janë më prapa dhe për këtë arsye tani po vendosin masa drastike”, shtoi ai.

”Ato janë të shqetësuara për rritjen e infeksioneve në prag të Krishtlindjes”, theksoi Di Maio.

”Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për ta lënë të hapur vendin tonë”, përsëriti Di Maio.

“Nëse komuniteti shkencor thotë se duhet të marrim dozën e tretë, e bëjmë, jemi gati”, nënvizoi ministri.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara