Kronika e zezë

Dhunimi i 11-vjeçares, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Bëhet fjalë për rastin që ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se është ngritur aktakuzë ndaj tetë personave (madhorë), të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, që ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Pas aksidentit, dërgohet një person pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot ka pranuar një person pa shenja të aksidentuar në Emergjencën e Spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet për detaje tjera rreth aksidentit.

“Sot, në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes një person në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Published

on

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident të ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Continue Reading

Aktualitet

Ryshfet me patentë-shoferë, ndalohen dy persona zyrtar

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka ndaluar me vendim të Prokurorit dy persona për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave, në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Continue Reading

Të kërkuara