Lajmet

DHTIK i drejtohet kryeministrit: Ligji për Pronën Publike po dëmton bizneset

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shprehur shqetësim lidhur me mungesën e gatishmërisë për reagimin e duhur institucional për zgjidhjen e problemeve të krijuara në funksionimin e institucioneve shtetërore të shkaktuara nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pronën Publike, zbatimi i të cilit sipas DHTIK ka shkaktuar bllokadë totale në funksionim të bizneseve që merren me aktivitete minerare.

“DhTIK ka organizuar takime të shumta me një numër institucionesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, pasi vazhdimi i bllokadës ka vënë në situatë të rëndë bizneset, të cilat përpos që po përballen me probleme ekonomike dhe shumë kompani janë në telashe nga pamundësia që t’u qëndrojnë prapa kontratave të nënshkruara, shkaku i skadimit të licencave. Kjo po sjellë probleme ligjore për ta, humbje të klientëve dhe rrezikim të humbjes së mijërave vendeve të punës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DHTIK.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përmendur edhe vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për pezullimin e kërkesave të bizneseve lidhur me marrjen me qira të tokës pyjore.

“Me arsyetimin e kolizionit ligjor ndërmjet Ligjit 08/L-137 për Pyjet dhe Ligjit 08/L-125 për Pronën Publike, Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK) më datë 19.06.2024, ka marrë Vendim për PEZULLIMIN e shqyrtimit të të gjitha kërkesave që janë paraqitur nga bizneset lidhur me marrjen me qira të tokës pyjore. Marrja e pëlqimit nga APK (Kontrata e qirasë së tokës pyjore) është kusht thelbësor ligjor për vazhdimin e procedurës pranë KPMM-së. Si pasojë e vendimit për PEZULLIM të kërkesave nga APK, shumica e bizneseve minerare janë me licenca të skaduara ose në prag të skadimit të tyre, përkatësisht pranë shuarjes së tërësishme si biznese-mbylljes së mijëra vendeve të punës”, thuhet në njoftim.

Sipas DHTIK në rast të ndërprerjes së punës në aktivitetet minerare, pushon e tërë industria e ndërtimit dhe industritë tjera përcjellëse, si dhe humben mijëra vende aktive të punës.

“Përveç humbjes së mijëra vendeve të punës, shteti humb miliona euro nga tatimet e drejtpërdrejta që merren nga bizneset minerare dhe të ndërtimtarisë, si dhe tatimet tjera që derivojnë nga këta sektorë krucial të ekonomisë vendore. Sektori minerar, të cilit i takojnë bizneset tona, është kontribuuesi i tretë më i madh në mbushjen e Buxhetit të Kosovës pas Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Mosgatishmëria për gjetjen e një zgjidhje është evidentuar edhe në takimin e organizuar nga nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime të mbajtur më datë 11.12.2024”, thuhet tutje.

Kryetari i DhTIK-së, Skender Krasniqi ka thënë se sektori i gurthyesve, ai i betonit dhe i asfaltit janë në situatë të rëndë.

“Kemi dhjetëra biznese që kanë ndërprerë punën. Kemi qindra biznese që kanë humbje edhe në biznes edhe në punëtorë. Në kuadër të Dhomës kemi grupin punues, ku janë mbi 100 biznese të sektorit minerar. Si rezultat i këtij ligji, MBPZHR nuk mund të lëshoj leje. KPMM nuk vazhdon licencën. Kemi pas takime me Zyrën e Kryeministrit edhe me shefen e GP të LVV. Është premtuar se do të bëhet shpejtë një zgjidhje, por fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë lëvizje. Si rezultat i kësaj, ne kemi rënie të prodhimit vendor dhe në anën tjetër kemi rritje të importit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ne kërkojmë më urgjencë që kjo situatë të zgjidhet për shkak se kanë mbetur bizneset në situatë të vështirë, pasi nëse nuk gjendet një zgjidhje, ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa tjera“, ka deklaruar Krasniqi.

Në takimin e organizuar nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, zyrtarët ligjor të Ministrisë së Drejtësisë sipas DHTIK, kanë pranuar se Ligji për pronën Publike që është përgatitur po nga ta, ka dalë të jetë pengesë për funksionimin e rregullt të institucioneve shtetërore.

“Të njëjtit nuk kanë qenë në gjendje të japin një datë se kur pritet të bëhet amandamentimi i Ligjit në fjalë dhe as cilat veprime institucionale do të ndërmerren për zgjidhjen e këtij problemi. Pra në këtë takim që ishte organizuar me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të mundshme për tejkalimin e situatës së krijuar, u kuptua qartë se asnjëra palë nuk kishte asnjë gatishmëri për ndërhyrje në zhbllokimin e situatës së krijuar, pasi nuk ka ekziston vullnet politik për të lëvizur përpara. Ne duam dhe kërkojmë funksionim të rregullt të bizneseve tona në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi, dhe në këtë drejtim institucionet shtetërore ne i shohim si partner të pazëvendësueshëm për kryerjen e veprimtarisë tonë biznesore”, përfundon njoftimi.

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur vëllai i saj, aktori Daniel Blanco, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur, Lua Maria Blanco. Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë kësaj periudhe ishte e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj”, shkroi ai.

Lajmi ka prekur edhe kolegët e saj nga bota e televizionit dhe muzikës. Ngushëllime kanë shprehur aktorët Sophia Abrahão dhe Arthur Aguiar, me të cilët Lua Blanco luajti në serialin brazilian “Rebelde”. Për vdekjen e saj ka reaguar edhe aktorja meksikane Dulce María, e njohur për rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në São Paulo, Lua Blanco u bë e njohur në Brazil përmes rolit të Robertës Messi në versionin brazilian të “Rebelde”. Ajo ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor të krijuar në kuadër të këtij projekti.

Pas suksesit të serialit, ajo vazhdoi karrierën në televizion, duke u paraqitur edhe në produksionet “Pecado Mortal” dhe “A Força do Querer”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara