Lajmet

Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat.

Published

on

Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me thellimin e diskriminimit të sektorit privat krahasuar me atë publik, ku parashihet të bëhet ngritja e pagave në sektorin publik me çka po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%.

“Me vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siҫ ishte për vitin 2023 pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona. Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim”, thuhet në reagim.

Në komunikatë thuhet se sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë. Për informim për vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023 është 730 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar. Nga 25% diferenca po rritet në 60%.

“Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori.

DHTIK po ashtu kërkon që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të cilat kemi përcjellur tek Qeveria dhe Ministritë e që deri më tani fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër, kërkesa këto konkrete në mesin e të cilave përfshihen ndryshimi i Ligjit të Punës përkatësisht Pushimit të Lehonisë, Ligjit për Procedurat Tatimore, krijimi i ofertës konkrete për Investitorët, krijimi i arkës “Patriot”, ndryshimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, kërkesa e DHTIK që TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo vetëm.

Lajmet

Justin Bieber feston tetëvjetorin e martesës me Hailey-n: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Published

on

Justin Bieber ka shënuar tetëvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, duke ndarë një seri fotografish romantike në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar publikoi momente të ndryshme me Hailey-n, duke përfshirë pamje teksa luajnë bilardo, përqafohen dhe puthen.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber në përshkrimin e postimit, të cilin e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Edhe Hailey reagoi me humor ndaj postimit të bashkëshortit. “Tetë vjet që luajta në bilardo, për fat të keq”, shkroi ajo në koment, duke shoqëruar fjalët me emoji puthjesh. Më pas, ajo e shpërndau postimin e Justin-it edhe në story.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi u fejuan. Justin i kishte propozuar Hailey-t gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Dyshja njiheshin prej vitesh përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike. Mediat nisën t’i lidhin për herë të parë në vitin 2014, ndërsa marrëdhënia e tyre kaloi në disa faza para se të riktheheshin bashkë në vitin 2018.

Në maj të vitit 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bënë publik përmes fotografive dhe një videoje nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, ku Hailey shfaqej shtatzënë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë, konfiskohen pistoleta dhe municion

Published

on

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar gjatë 13 shtatorit në Obiliq, Prishtinë, Prizren dhe Suharekë, ndërsa Policia ka konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rrethin e Fontanës në Prishtinë, një person tjetër është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 14 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Lubizhdë, në një rast tjetër, gjatë bastisjes së një shtëpie policia ka gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në fshatin Shirokë të Suharekës, dy persona janë përleshur fizikisht dhe kanë pësuar lëndime. Njërit prej tyre i është konfiskuar një thikë, ndërsa të dy janë liruar pas intervistimit.

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka përdorur sprej ndaj një personi tjetër. Spreji është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes vozitësi

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën tranzit në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se, nga pakujdesia, ka shkaktuar vetaksident me veturën e tij.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Vozitësi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara