Lajmet

Dhoma e Tregtisë: Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Në kërkesën theksohet se kjo barrë duhet të largohet nga bizneset.

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë.

Në kërkesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës po ashtu theksohet se, kjo barrë duhet të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të marrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që të kontribuojë në përkrahjen e drejtëpërdrejt të bizneseve dhe në rritjen e punësimit të grave.

Shkresa e plotë:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke vlerësuar situatën në vend ka kohë që është duke ngritur si çështje të rëndësisë nacionale mosmbulimin e Pushimit të Lehonisë nga ana e shtetit e për të cilën janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet vendore, por fatkeqësisht situata ka mbetur edhe më tutje e pandryshueshme.

Në bazë të takimeve të vazhdueshme të zhvilluara me bizneset në terren rezulton se është barrë shumë e rëndë për bizneset që të paguhen dy paga për një vend pune, një për kompensimin e Pushimit të Lehonisë dhe paga tjetër për një punëtor që janë të detyruar ta marrin për të zëvendësuar atë që shkon në pushim. Kjo bëhet barrë shtesë për biznesin veqanërisht duke marrë parasysh gjendjen edhe ashtu të rëndë të të bërit biznes në vend, si rezultat i goditjes fillimisht nga

pandemia Covid-19, më pas luftës në Ukrainë, problemeve me energjinë elektrike dhe ngritjes enorme të çmimeve të të gjithë artikujve.

Fakti që Pushimi i Lehonisë edhe më tutje mbetet barrë e biznesit për gjashtë muajt e parë dhe jo e shtetit ashtu siç është e rregulluar në vendet e rajonit, numri i grave të punësuara fatkeqësisht mbetet shumë i ulët, konkretisht nga 616.209 gra në moshë pune vetëm 98.756 janë të punësuara (Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës: Anketa e Fuqisë Punëtore TM2 2021, publikimi i fundit) 1.

Sipas të njëjtit burim, shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 16 %. Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, rezulton se 84 % e femrave në moshë pune janë të papunësuara.

Andaj, ky Ligji i cili mbetet në fuqi bënë që gratë të jenë të diskriminuara dhe të rrezikojnë që të punësohen, si pasojë që bizneset private nuk kanë mundësi që të mbajnë barrën e këtij pushimi andaj hezitojnë që të punësojnë gjininë femërore.

Ligji për Pushimin e Lehonisë, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar gratë në karrierë dhe çdo shoqëri ka për detyrë që të krijojë mekanizma, në mënyrë që të lehtësoj krijimin e një balanci mes planifikimit familjar e ngritjes së natalitetit në vend dhe krijimit të karrierës.

Për dallim nga Kosova që edhe më tutje ballafaqohemi me probleme të tilla, në vendet e rajonit kjo çështje është rregulluar tashmë përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë etj., ku barra e Pushimit të Lehonisë është 100% në përgjegjësinë e shtetit.

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara