Lajmet

​Dhoma e Tregtisë mirëpret vendimin e BQK-së për mospranimin e valutave të tjera përveç euros

Përveç kësaj, sipas legjislacionit në fuqi përdorimi i dinarit është antiligjore dhe antikushtetuese.

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK) mirëpret vendimin e fundit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të një valute të huaj në Republikën e Kosovës.

Në komunikatën e DHTIK thuhet se fatkeqësisht, përdorimi i mëtutjeshëm i dinarit serb nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, tani e 25 vjet ka shkaktuar dhe po shkakton dëme qindra milionëshe buxhetit të Kosovës, pasi asnjë nga shitjet të cilat bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës.

Përveç kësaj, sipas legjislacionit në fuqi përdorimi i dinarit është antiligjore dhe antikushtetuese.

“Nga 1 shkurti 2024 sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Siç njofton DHTIK aktualisht janë mbi 50 mijë qytetarë serbë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët paguhen nga shteti i Serbisë në dinarë, ndërsa punojnë në institucione paralele të shëndetësisë, arsimit dhe kulturës që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Si Dhomë e Tregtisë konsiderojmë se ky Vendim është shumë i mirëseardhur dhe i njëjti është dashur të aplikohet edhe më pare”, thuhet në fund të komunikatës.

Lajmet

​Villarreal-Barcelona nuk do luhet në Miami

Published

on

Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfidës mes Villarreal dhe Barcelonës në Miami.

Liga Spanjolle komunikoi zyrtarisht se kjo sfidë nuk do të luhet në token amerikane pikërisht në Florida.

Relevent, kompania promovuese e kësaj ndeshjeje e gjendur përballë këtij presioni që arriti kulmin me notën e protestës drejtuar Këshillit Superior Sportiv vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kjo ide.

‘La Liga shpreh keqardhjen e thellë që ky projekt që do të shërbente për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll nuk do të realizohet-thuhet ndër të tjerat në komunikatën zyrtare të La Liga-zhvillimi i një ndeshjeje tonë jashtë kufijve do të ishte një hap vendimtar drejt zgjerimit global të imazhit të kampionatit tonë duke përforcuar praninë ndërkombëtare të klubeve dhe përfshirjen e futbollistëve dhe markës së futbollit spanjoll në një treg strategjik si SHBA’, shkruan TCh.

Në fund La Liga thekson se falënderon klubet për disponibilitetin e tyre në këtë projekt dhe shtoi se do të vijojë punën për ta çuar futbollin spanjoll në çdo cep të botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skëndërbeu luan në Europë, por me të rinjtë

Published

on

Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19, ku ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.

Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00 dhe ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori I golit mbetet Uilson.

Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes, shkruan TCh.

Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skëndërbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit I cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite.

Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Basha: Do të ishte antikushtetuese nëse nuk do t’i jepja mundësinë Rashiqit për nënkryetar

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka deklaruar se e drejta për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese ekziston por e drejta ligjore për të fituar në këtë rast nuk ekziston. Ky deklarim erdhi duke komentuar ankesën e fundit të Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.

Basha tha se për atë si kryetar Kuvendi edhe në seancën e parafundit ka konstatuar se Kuvendi ishte konstituar për shkak se u ekzagjeruar mundësia duke ua dhënë nga tri herë secilit mundësinë.

“Në seancën e fundit i ofrova mundësinë shumicës serbe që t’i ofrojnë emrat, nëntë prej tyre nuk i morën votat e mjaftueshëm. Do të ishte antikushtetuese nga unë nëse nuk do t’i jepja mundësinë Nenad Rashiqit. Ky ishte deputeti i dhjetë serb. Unë e hedha votim sepse në të kundërtën do të ishte diskriminim”, tha ai.

Ai shtoi se e drejta për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese ekziston por e drejta ligjore për të fituar nuk ekziston.

Sipas tij, zgjedhja e Rashiqit është në harmoni të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit, ka thënë ai.

“Nuk mendoj që gjykata kushtetuese ka rast. Unë nuk besoj që do të ketë masë ndalese nga Kushtetuesja për shkak se iu është dhënë mundësia nëntë deputetëve, nuk ka marë votat, i dhjeti i ka marrë”, tha Basha./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ari bie nga nivelet e tij më të larta

Published

on

Çmimet e arit kanë ranë ndjeshëm në tregjet e mallrave. Vlera e arit ra me më shumë se 5%, duke shënuar atë që do të ishte rënia më e madhe ditore e metalit në më shumë se një dekadë, duke çuar në një shitje më të gjerë të metaleve.

Sipas analistes së Goldman Sachs, Lina Thompson, metalet janë rritur deri më tani këtë vit gjatë periudhave të pasigurisë së lartë ekonomike dhe politike, të kryesuara nga tarifat e përhapura të Presidentit Donald Trump dhe inflacioni në rritje.

Metali i çmuar për dorëzim të menjëhershëm (ari spot) ra me 3.9% nga niveli i tij i fundit historik prej 4,114 dollarësh pas mbylljes së tregjeve evropiane të aksioneve.

Ari për dorëzim në dhjetor (Comex) u tregtua me 4,131 dollarë, duke rënë me më shumë se 5%./S.K/KP/Forbes/

 

Continue Reading

Të kërkuara