Lajmet

Dhjetë ushqimet acidike që trupi i “urren” kur ju i hani

Prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë ushqimet që duhet t’i shmangni për të mos pasur shqetësime të tilla.

Published

on

Një copë domate, një filxhan nga çaji juaj i preferuar apo një copë djathë në tostin tuaj, dëmton trupin tuaj, veçanërisht stomakun. Këto ushqime shkaktojnë urth dhe probleme të tjera.

Prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë ushqimet që duhet t’i shmangni për të mos pasur shqetësime të tilla.

Substancat e ndryshme, duke përfshirë ushqimin që ne hamë, pa marrë parasysh nëse është i ngurtë apo i lëngshëm, kanë një vlerë të pH. Në një shkallë nga 1 deri në 14, ushqimet që kanë një pH më të vogël se 7, konsiderohen acidike.

  • pH 0 – një nivel i lartë i aciditetit
  • pH 7 – një nivel neutral i aciditetit
  • pH 14 – një nivel bazë i aciditetit (alkaline)

Në rastin ideal, gjaku ynë duhet të ketë një pH prej 7.35 – 7.45, që konsiderohet të jetë pak alkaline. PH brenda stomakut tonë është rreth 3.5 deri në 5.5, i cili është shumë acid.

Ja ushqimet kryesore që japin këto shqetësime:

-Ushqimet pikante dhe salca

–Kafeja, çaji jeshil, me mente apo i zi, pijet energjike

–Domatja

–Alkooli

–Patatet e skuqura, rrathët prej qepe, patatinat

–Mishi i lopës, mishi i derrit, mish qengji, yndyra e proshutës

–Pijet e gazuara

–Qepa, hudhra

Ushqime të tjera që duhet t’i konsumoni pak:

  • Vaji i misrit
  • Melasa
  • Shurupi i panjës
  • Majoneza
  • Uthulla
  • Salcë Soje
  • Kripë./neps.al

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, Maqedonci takon Odën Ekonomike Amerikane

Published

on

Kosova po ndërmerr hapa për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, synon ta bëjë këtë proces më të qëndrueshëm.

Kështu u tha në një takim ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Maqedonci prezantoi vizionin për zhvillimin e kapaciteteve industriale në fushën e mbrojtjes dhe foli për përpjekjet për hartimin e legjislacionit që rregullon këtë industri.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit, përfshirë organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Sipas Maqedoncit, disa ndërmarrje të reja tashmë kanë filluar të sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, duke treguar potencialin për zhvillim dhe inovacion teknologjik në këtë fushë.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për përgatitjen e kuadrove të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia suedeze qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Published

on

Policia suedeze ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, pasi policia pranoi një njoftim për një person që po shkaktonte shqetësim dhe dyshohej se ishte i armatosur.

Policët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë hapur zjarr ndaj burrit, i cili është goditur nga plumbat dhe është dërguar në spital. Sipas policisë së Stokholmit, plagët e tij janë serioze, por nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, burri ishte afruar te rojet e Pallatit Mbretëror i armatosur me thikë dhe u kishte kërkuar që ta qëllonin.

Policia më vonë ka njoftuar se ka nisur hetim për “kërcënime të rënda ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë që lidhet me përdorimin e thikës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për publikun, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e ngjarjes apo identitetin e personit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara