Lajmet

Dhjetë shkaktarët e sëmundjeve të veshkave!

Duhet të kujdeseni për mirëfunksionimin e tyre.

Published

on

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi kryejnë funksione jetësore, prandaj është thelbësore që ashtu si për çdo organ tjetër të kujdesemi edhe për mirëfunksionimin tyre.

Dhjetë shkaqet kryesore të shfaqjes së problemeve të veshkave janë:

Mbajta e urinës
Një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave është moszbrazja e fshikëzës në momentin e ndjesisë për të urinuar.

Konsumi i pamjaftueshëm i ujit
Veshkat mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë mjaftueshëm.

Konsumi i kripës në sasi të larta
Konsumi i tepërt i kripës, rëndon funksionin e veshkave duke qenë se do t‘i duhet të punojnë shumë më tepër për të nxjerrë kripën e tepërt nga organizmi. 

Përdorimi i rregullt i analgjezikëve
Shumë persona marrin analgjezikë për të ulur inflamacionin si dhe për të kontrolluar dhimbjet, por marrja e rregullt e tyre mendohet se është e dëmshme për veshkat.

Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të larta proteinash
Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash nxit glomerulat deri në hiperfiltrim duke rritur ngarkesën metabolike të veshkave.

Konsumi i alkoolit
Nga konsumi i tepruar i alkoolit, acidi urik do të mbetet në tubat renalë, duke rritur kështu rrezikun e dështimit renal.

Duhanpirja
Duhanpirja shkakton ngushtim të enëve të gjakut në veshka duke përshpejtuar humbjen e funksionit të veshkave.

Konsumi i tepërt i kafeinës
Konsumi i tepërt i kafeinës, rrit presioni arterial e për pasojë rëndon funksionin e veshkave.

Neglizhenca ndaj infeksioneve të zakonshme
Mostrajtimi i infeksioneve, viruseve apo baktereve mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Mungesa e gjumit
6 deri në 8 orë gjumë janë thelbësore për shëndetin e çdo individi pasi gjatë këtij procesi rigjnerohen indet e organeve.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara